Të tjeraÇFARË DO TË THOTË TË JESH I PRANISHËM? NGA...

ÇFARË DO TË THOTË TË JESH I PRANISHËM? NGA PATSY RODENBURG

-

Bisedë e hapur me studentë në Studion Michael Howard

(Shkollë ekselence drame në Nju Jork, USA), 17 prill 2008

 

Tridhjetë vite më parë kur fillova të jap mësim, mërzitesha
shumë, me shumë nga mësuesit me të cilët punoja sepse ata thonin gjëra të
tipit: ‘Oh, ai e ka këtë, ndërsa ajo nuk e ka!’ Dhe, kjo gjë më mërziste. Siç
ju thashë më parë, unë jam kokëfortë. Gjithashtu jam mësuar me mizorinë, kështu
që nuk më pëlqen mizoria. Argëtuese, apo jo!

 

Në qendër të çdo vepre të Shekspirit ka një mesazh qëndror,
atë që nuk duhet t’i keqpërdorim fuqitë apo pushtetin tonë. Dhe, kam parë se si
njerëzit e keqpërdorin pushtetin e tyre mbi të tjerët. Gjithsesi, unë fillova të
punoja dhe kur unë e vë re se ai personi x e ka apo jo atë – të qenit i pranishëm
dhe ndonjëherë ndodh që ai personi e ka këtë dhe ndonjëherë tjetër jo. Në të njejtën
kohë kur jipja mësim për shkollën e dramës dhe për aktorë profesionistë, isha
duke dhënë mësim në dy burgje të sigurisë së lartë. Dhe, ajo që kuptova me
qartësi ishte se çdo i burgosur e kishte atë – të qenit i pranishëm sepse për të
mbijetuar në burg ata duhet të jenë të pranishëm. Mbase ata janë shumë të mirë
për ta fshehur këtë, por ju nuk do të arrini kurrë t’i shikoni ata të
relaksuar, në qetësi. Në fakt, disa prej tyre më thanë se, ata nuk mund të
flinin kurrë sepse atyre u duhet të jenë gjithmonë të pranishëm.  

 

Dhe, ndërsa po merresha me përparimin e kësaj pune fillova
të besoj se, ne kemi tri nivele energjish, apo tri rrathë energjie. Le të jemi
të qartë se, ne kemi nevojë për të tria nivelet e energjive. Ne mund të lëvizim
me shumë shpejtësi ndërmjet të triave. Ne mund të jemi fizikisht shumë mirë në
një rreth, por jo dhe aq mirë në një tjetër. Unë i ndaj ato në rrathë fizikë,
intelektualë, emocional dhe shpirtëror. Por, një interpretues i madh ndodhet në
një rreth gjatë gjithë kohës dhe ky është rrethi i dytë – të qenit i pranishëm
në moment.

 

Rrethi i parë i energjive është energjia që kthehet
mbrapsht tek ti. Shpesh në trup. Dhe, më tej do të flasë për trupin, zërin dhe
frymën, aftësinë për të dëgjuar, për të ndjerë dhe për të menduar në të gjithë
këta rrathë. Fillojmë me rrethin e parë.

 

Në rrethin e parë të energjive, mund t’i thoni çdo gjë çdokujt
sepse zëri mbetet pas. Si p.sh., kur thua e di, të dua! Por, kur e thua këtë në
fakt je duke ia thënë vetes dhe jo personit tjetër. Kjo ka të bëjë absolutisht
para së gjithash me veten tuaj. Ka të bëjë me të shkuarën.

 

Në anën tjetër, të rrethit të parë është rrethi i tretë i
energjive. Ajo është energjia e përgjithësuar që nxirret jashtë. I keni
parasysh ata njerëzit që ju zënë hapësirën me praninë e tyre, ata që thithin
oksigjenin në një dhomë? – Zakonisht e gjithë energjia ka të bëjë me trupin.
Gjoksi i tyre qëndron i ngritur, zëri është shumë i lartë…A e keni vënë re se,
të gjitha produksionet e Shekspirti janë në rrethin e tretë ku të gjithë i bërtasin
njëri-tjetrit. Megjithatë, rrethi i tretë është shumë i rrezikshëm pasi ai
është i energjizuar, energjia del jashtë, shpërndahet. Rrethi i tretë ka të bëjë
me të ardhmen dhe është shumë kontrollues. Dhe, ndonjëherë ne kemi nevojë për
energjinë e nivelit të tretë. Ndonjëherë, na duhet edhe rrethi i parë i
energjive.

 

Por, gjëja e mrekullueshme e të qenit të pranishëm që ka të
bëjë me shkëmbimin e energjive ndërmjet dy njerëzve ku e gjithë vëmendja është
e përqëndruar vetëm tek diçka – mund të jetë një qenie tjetër njerëzore, mund të
jetë një lodër me të cilën jeni duke luajtur, mund të ketë të bëjë me dëgjimin
e muzikës, mund të jetë leximi i një libri në rrethin e dytë. Kështu, ju jeni të
lidhur me të dhe ajo gjëja tjetër është e lidhur me ju. Ka të bëjë me marrjen
dhe me dhënien e të qenit të pranishëm. Meqë ra fjala, ne të gjithë kemi lindur
në rrethin e dytë. Ne kemi lindur aty. Çdo fëmijë vjen në planet në një gjendje
vigjilente. Ky është rrethi i mbijetesës. Nuk mund të mbijetosh nëse nuk vjen në
rrethin e dytë. A është e drejtë kjo?  

 

Prandaj është shumë e vështirë të mbijetosh kur je i
dehur. E them këtë sepse kam pasur një eksperiencë mjaft interesante me një
‘Kalahari bushmen’ (‘Bushmen’ janë banorët më të vjetër të Afrikës jugore, ku
ata kanë jetuar për më gjatë se 20,000 vjet). Nëse ecni nëpër shkurre atëherë
jeni në rrethin e dytë. Tek Shekspiri të gjitha gjendjet janë në rrethin e dytë.
Jam shumë e vjetër për të qenë e ashpër; Dhe e pyeta atë njeriun e shkurrreve –
 A nuk të kap luani? Sepse të gjithë këmi
dëgjuar histori të turistëve që futen në shkurre dhe që i ha luani. Dhe, ai më
pa dhe mu përgjigj: ‘Vetëm kur jemi të dehur!’ – Pra, rrethi i dytë, mbijetesa.
Është një nivel energjish me intimitet absolut. Më fani, që po e them këtë pasi
kjo është e parëndësishme në krahasim me atë që po flasim, por nëse dëshironi të
joshni dikë, ftojini për të dalë në një restorant me ju dhe qëndroni me të në
rrethin e dytë. Vetëm jini me ata.

 

Në të gjithë botën njerëzit flasin për Shekspirin dhe ajo
që thonë është: ‘Të jesh, apo të mos jesh! Dhe në fakt kjo është çështja. Dhe
kjo është çështja për të cilën unë ngre pyetje dhe për të cilën shkruaj në
rrethin e dytë. A jemi të pranishëm apo jo? Hamleti mund të porosisë një tjetër
pije ‘xhin dhe tonik’ dhe të mos përballet. A e kuptoni se ku dua të dal? –
Po…zgjedhja në jetë për tu rikthyer tek të qenit të pranishëm…Sigurisht që
jeta do të na nxjerrë jashtë rrethit të dytë të energjive; të njejtën gjë bën
edhe me fëmijët. Më kujtohet koha kur kam dhënë mësim në shkolla shumë të vështira.
Fëmijët largohen nga shkolla për fundjavë duke qenë plotësisht të pranishëm dhe
pasi kthehen, le të themi ne fillim të javës të hënën, ata seç kanë humbur diçka
prej tyre.

 

Të jesh në rrethin e dytë do të thotë të jesh në përpjekje
të vazhdueshme për të qënë i/e pranishëm/me. Dhe nëse e humbasim këtë, pra nëse
humbasim rrugën se si të kthehemi tek vetja, tek të qenit të pranishëm…Dikush
më tha njëherë pas një fundjave se, ‘kur shkoj për në një audicion, provë çdo
njeri në panel është në rrethin e parë.’  – Si mendoni, a qëndron kjo? Jo, gjithmonë. Mendoj
se, është çështje zgjedhjeje. Është një zgjedhje, për të mos i detyruar ata që
të futen në rrethin e tretë të energjive sepse ky rreth nuk ka efekt. Rrethi i
tretë nuk funksionon sepse energjitë e tij janë sipërfaqësore. Rrethi i dytë ka
të bëjë me barazinë. Në çastin kur në jemi në rrethin e dytë së bashku, ne jemi
të barabartë. Disa njerëz nuk duan të vijnë në rrethin e dytë sepse ata ende
ndjejnë viktimizimin e rrethit të parë. Po? Ose superioritetin kontrollues të të
tretit.

 

Unë mendoj se ne po e humabsim këtë si komunitet, si shoqëri,
dhe kështu ndjehemi më të vetmuar e më të vetmuar. E keni parasysh atë pamjen e
një çifti ulur në një restoramt ku të dy janë në rrethin e parë të energjive?
Sa njerëz më kanë thënë që jam në një dhomë me një person dhe prapë ndjehem
vetëm?! …Që të lidhemi në mënyrë të vazhdueshme me të tashmen tonë.

 

***

Patsy Rodenburg është mjeshtre zëri dhe mësuese mbi veprat
e Shekspirit. Ajo mban pozicionin e Drejtuese Zëri pranë shkollës prestigjoze
të muzikës dhe të dramës ‘Guildhall’ në Londër prej 26 vitesh dhe deri së
fundmi edhe pranë Teatrit Kombëtar Mbretëror. Ajo është e mirënjohur
ndërkombëtarisht si mësuesja dhe trajnerja më e mirë e zërit në botë dhe si një
autoritet i famshëm mbi Shekspirin.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Ub27yeXKUTY

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty