ARTNDRYSHIMI I QASJEVE NDAJ ARTIT NË SHEKULLIN E XX-TË

NDRYSHIMI I QASJEVE NDAJ ARTIT NË SHEKULLIN E XX-TË

-

 

Me zhvillimet e fund-shekullit të XIX-të dhe
fillim-shekullit të XX-të në qasjen ndaj sipërfaqes së një pikture, kritikët
dhe filozofët filluan t’i drejtoheshin abstraksionit, fillimisht në Evropën Perëndimore
dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Piktori post-impresionist francez Paul
Cezanne, ishte figura më e rëndësishme në këtë qasje të re ndaj sipërfaqes së
pikturës. Dy kritikët bashkëkohorë, më shumë të bindur ndaj rëndësisë
evolucionare të Cezanne, ishin amerikani Roger Fry (1866-1934), i cili ka
shpikur termin ‘Post-impresionist’, dhe Clive Bell (1881-1964), anëtar i Grupit
Bloomsbury[1]
në Angli. Të dy Fry dhe Bell, e konsideronin Cezanne si piktorin më të përsosur,
i cili i dha shtysë një epoke të re artistike. Fry, ishte mjaft i dobishëm në
promovimin e artistëve post-impresionistë, duke mundësuar ekspozimin dhe pranimin
e tyre në Londër; ndërsa Bell ka shpikur frazën ‘formë e rëndësishme’ për të
shprehur nocionin e tij mbi cilësinë përcaktuese të artit. Sipas këndvështrimit
të Bell, subjekti i pikturës zë vend të dytë pas fromës, dhe forma, nëse është
e rëndësishme, është vetë përmbajtja e artit.

 

Ideja e formës si përmbajtje, u kthye në një tipar të
spikatur të kritikës dhe filozofisë së artit në shekullin e XX-të, duke qenë konsistente
me tendencën drejt abstraksionit jofigurativ. Kampioni amerikan i abstraksionit
(veçanërisht i Ekspresionizmit Abstrakt), i cili u zhvillua në Nju Jork nga
vitet 1940-të e tutje), ishte kritiku i artit Clement Greenberg (1909-94), i
cili kundërshtoi idenë e Platonit për artin si ‘mimesis’ (si imitacion). Për
Greenberg-un, arti abstrakt modern kishte arritur një pastërti të re: ajo nuk
kishte të bënte më me krijimin e imazheve të njohura, të identifikueshme të
tilla si llulla e Magritte, por rreth hapësirës aktuale të një pikture. Kjo përfshinte
sipërfaqen e saj (p.sh., kanavacë, letër, apo mur) dhe materialin e saj (p.sh.,
bojë pikture, bojë shkrimi, apo shkumës). Subjekti narrativ, i kishte hapur
rrugë formës dhe proceseve të artit. Sipërfaqja e pikturës, nuk konsiderohej më
si muri i katër i një skene apo einjë dritareje, nëpërmjet së cilës ne shikojmë
botën, por u kthye në ekuivalenten e perdes që bie mbi skenë. Me fjalë të
tjera, siç shkruante Greenberg-u në vitin 1961, ‘Hapësira e pikturës e ka
humbur ‘brendinë’ e saj dhe është kthyer e gjitha në ‘jashtësi’.  

 

Artisti themelor amerikan i Ekspresionizmit Abstrakt është
Jackson Pollock, i cili është më shumë i njohur për pikturat e tij dinamike të
pikturimit nëpërmjet pikimit të bojës – nga ku rrjedh edhe nofka e tij, ‘Jack
kulluesi’. Tipikisht Pollock, vendoste një kanavacë në tokë dhe pikonte mbi të
bojë për lyerje shtëpie në një lëvizje qarkore nga një shkop, duke krijuar kështu
imazhe të gjalla lëvizjesh energjike dhe ritmike. Pollock, nuk përdorte
sistemet tradicionale të perspektivës për të krijuar iluzionin e thellësisë; në
vend të kësaj, ai e përqëndronte vëmendjen e shikuesit tek aktiviteti i bojës
mbi sipërfaqen e pikturës. Lëvizjet e dukshëm mbi  procesin e krijimit të artistit gjatë
prodhimit të një vepre arti.

 

Me evoluimin e stileve përtej Ekspresionizmit Abstrakt,
ndodhën edhe ndryshime radikale me një shpejtësi marramendëse. Artistët ‘pop’
sfiduan këndvështrimet e Greenberg-ut mbi se në çfarë ishte kthyer arti; në
fund të viteve 1950-të dhe në fillim të viteve 1960-të, ata rifilluan të
paraqisnin objekte dhe figura të identifikueshme, duke marrë tani për subjekt të
tyre artikuj nga jeta e përditshme dhe produktet e konsumit në masë.
Konceptualistët, në këmbim, reaguan ndaj artit pop duke vlerësuar konceptin ose
idetë e tyre mbi artin sesa mbi vet veprën e përfunduar. Sipas Konceptualizmit,
siç shprehet dukshëm në shkrimet e artistit amerikan Sol LeWitt, ekzekutimi i
një vepre arti mund të kryhej nga kushdo duke ndjekur udhëzimet me shkrim nga
artisti. Kështu, një vepër arti mund të realizohej më shumë sesa një herë, në
varësi të pronarit të këtyre udhëzimeve. Rrjedhimisht, LeWitt shpesh (megjithëse,
jo gjithmonë) shiste udhëzime për realizimin e një vepre arti, në vend që të
punonte vet mbi të. Minimalistët, u nisën nga fokusi i tyre tek natyra, nga
penelata dinamike e Ekspresionizmit Abstrakt, dhe nga paraqitja që arti pop i bëntë
objekteve të jetës së përditshme, duke krijuar forma gjeometrike dhe duke përdorur
materiale të gatshme, të tilla si xham dhe çelik në vend të mjeteve të artit
tradicional. Dan Flavin, realizonte skulptura duke përdorur poça dritash
folureshente, ndërsa Donald Judd, merrej me organizimin e vendosjes së kutive
të metalit mbi dysheme ose në mur.  

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga
anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për
fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.


[1] ’Bloomsbury’
është një zonë e
lokalizuar në Londrën qendrore, e njohur për sheshet dhe kopshtet e saj të mëdha
dhe për lidhjen e kësaj zone me Grupin Bloomsbury. Kjo është zona në të cilën
ndodhet edhe Muzeu Britanik në Londër. (*shënimet
janë të gjitha të përkthyesit).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty