ARTARTI SI IMAGJINATË

ARTI SI IMAGJINATË

-

Për filozofin antik grek, Platonin (viti 428-347 përpara
Krishtit), në Librin e 10-të të tij ‘Republika’, ai e quan artin një ‘mimesis’  – një imitacion. Por, duke qenë se, arti (veçanërisht
piktura), është një kopje dhe jo diçka reale, Platoni nuk e konsideronte artin
si të dobishëm. Njeriu nuk mund të tymose imazhin e një llulle dhe as nuk mund
të flejë në një shtrat imagjinar. (Ai nuk ka diskutuar për arkitekturen, e cila
tipikisht është e dobishme). Termi i Platonit ‘techne’, i referohet teknikës
ose aftësisë së një personi për të krijuar diçka të dobishme, diçka të vërtetë
duke e dalluar këtë aftësi si një formë arti. Ai besonte në ekzistencën e një
bote idesh të pakufishme dhe të pandryshueshme sipas formës së gjërave që
ekzistojnë në të vërtetë në botën fizike. Krevati ‘real’ është forma që
ekziston pakufi. Shtrati në të cilin flini është një kopje, ose shembull i
shtratit real. Nje shtrat i pikturuar është shumë më larg nga e vërteta sesa
shtrati real dhe sipas këndvështrimit të Platonit kjo është një gjë e
rrezikshme për shkak të distancës së madhe që ekziston ndërmjet imagjinares dhe
reales.

 

Në vitin 1928-të, artisti belg, Rene Magritte, pikturoi një
nga pikturat e tij më të famshme ‘Tradhëtia e imazheve’, e cila dukshëm është
një paraqitje e argumentit të Platonit. Në shikim të parë, ajo është një imazh
përfaqësues, i drejtëpërdrejtë, i besueshëm i një llulle. Megjithatë, poshtë
imazhit Magritte ka shkruar ‘Kjo nuk është një llulle’ (Ceci n’est pas une
pipe), për t’i kujtuar shikuesit se, ajo që është pikturuar nuk është diçka
reale dhe se arti dhe realiteti ndahen nga një hapësirë e tërë. ‘Tradhëtia’ në
titullin e Magritte, është konsistente me nocionin e Platonit se një imazh i
tillë mund të jetë i rrezikshëm. Për Platonin, e vërteta dhe e bukura
thelbesore qëndrojnë vetëm në spektrin e ideve dhe se veprat aktuale të artit përbejnë
rrezik për shoqërinë. Duke qenë se, arti (së bashku me poezinë dhe muzikën)
mund të nxisin pasione të rrezikshme tek njeriu, Platoni i dëboi artistët, poetët
dhe muzikantët (megjithëse, ai lejoi materilain muzikor) tek vepra e tij ‘Republika’.
 

 

Artisti rumun i fillim shekullit të XIX-të, Costantin
Brancusi, besonte se, skulpturat e tij përfaqesonin ‘thelbin e gjërave – një përqasje
konsistente me format ideale të Platonit, megjithëse Brancusi mund të mos ishte
domosdoshmërisht i ndikuar nga filozofia e Platonit. Për shembull, skulptura e
tij prej mermeri e vitit 1912-të, ‘Mlle. Pogany’, për të ishte thelbi i gruas
hungareze, Margit Pogany, të cilën ai e takoi në Paris dhe imazhin e së cilës e
derdhi në bronz dhe në mermer. Brancusi i shkëputi duart nga trupi, dhe e
shfaqi Mlle. Pogany me duart e përqafuara rreth qafës së saj. Ai theksoi sytë e
saj të mëdha, duke i dhënë hundë dhe buzë të holla. Për disa shikues, Brancusi
ishte një artist ‘abstrakt’, por, Brancusi mendonte se, disa nga vëzhguesit e
veprave te tij ishin idiotë, të cilët nuk arrin të kuptonin të vërtetat e
imazheve të tij.

 

Arti si formë

 

Tek ‘Poetika’, stidenti i Platonit, Aristoteli (viti 384-322
përpara Krishtit), identifikoi formën si cilësinë sipas së cilës shikuesi i përgjigjet
një vepre nga arti pamor. Forma, sipas përkufizimit të tij, prodhohet nga
kontrolli i materialit nga ana e artistit dhe nga aftësia e tij për të kapur
thelbin e gjërave – në mënyrë të ngjashme siç synonte edhe Brancusi. Ndryshe
nga Platoni, për Aristotelin, thelbi i gjërave është në brëndesi të gjërave,
dhe se kjo mund të paraqitet nëpërmjet materialit, formës dhe nga aftesitë
fizike (techno) të artistit. Rrjedhimisht, kështu nuk do të kemi asnjë humbje
nga realja tek përfaqesimi artistik dhe asnjë nga rreziqet që shikonte Platoni.
Për Platonin, thelbi i gjërave ekziston vetëm në spektrin e ideve dhe është i
pavarur nga gjërat. Për shembull, ekziston forma e njeriut, njeriut burrë dhe
grua në botën fizike dhe ka kopje të formës dhe piktura që paraqesin kopje të
tyre. Ato janë të rrezikshme sepse e çojnë shikuesin shumë larg formës ideale të
gjërave të pikturuara. Për secilin filozof, Platonin, një idealist dhe
Aristotelin, një empirik, paragjykimet e tyre diktojnë këndvështrimet e tyre se
çfarë është art. Madhësia e një imazhi sipas Aristotelit, duhet të jetë e përshtatshme,
duke paraqitur një sens bashkësie dhe tërësie, në mënyrë që shikuesit t’i përgjigjen
rëndësisë së një forme gjeometrike të kuptuar në mënyrë perfekte. Kështu, një
figurë ose një objekt nuk duhet të jetë shume i vogël, për t’u kuptuar më lehtësisht,
ose jo shume i madh, saqë nuk mund të kuptohet si një i tërë. Aristoteli,
mendonte se, pjesët e çdo figure duhet të jenë proporcionale dhe simetrike.
Aristoteli, besonte se, një vepër e mirë arti ishte e aftë të jipte njohuri dhe
të zgjeronte përvojën e të kuptuarit të botës natyrore. Sa më shumë që një vepër
të jetë një imitim bindës i diçkaje reale, aq më shumë ajo e kënaq shikuesin.
Një konfirmim interesant i këtij këndvështrimi, e gjejmë tek reagimi popullor në
disa vepra të foto-realizmit dhe të super-realizmit, të stilit të
fund-mes-shekullit të 20-të, figura të cilat duken të vërteta si në jetën e vërtetë.

 

Arti si objekt

 

Filozofi gjerman i shekullit të 18-të, Immanuel Kant, në
veprën e tij të vitit 1790-të, ‘Critique of Judgement’ (Kritika e gjykimit), ka
shkruar se, në mënyrë që të kualifikohet si një veper arti, një imazh duhet të
jetë i pajisur me fuqinë imagjinare të artistit dhe, në të njejtën kohë, të
provokojë një përgjigjje imagjinative nga shikuesit, duke prodhuar kështu një
lloj ‘dialogu’ harmonik ndëmjet tyre. Ashtu si Platoni dhe Aristoteli, Kanti-i
fliste për artin figurativ me një temë subjektive të dallueshme. Por, ai
konsideronte gjithashtu edhe nëse një vepër arti ishte ‘e bukur’, një cilësi të
cilën ai e shikonte të varur nga gjenialiteti i artistit. Ai besonte se, arti
kishte moral, si edhe nivele estetike kuptimi, të cilat stimulojne mendjen, që
janë origjinale dhe përmbajnë shpirtin e gjeniut që është e ndryshme nga
natyra. Nëpërmjet këtij argumenti, Kant-i bëri dallimin e asaj që do të bëhej e
njohur në shekullin e 18-të si ‘artet e bukura’ nga thjesh ‘artet që të kënaqin’,
i cili mund të jetë argëtues dhe dekorativ, por që nuk përmban shpirtin e
gjeniut, dhe për rrjedhojë nuk përmban ide shprehëse ose cilësi morale. Një vepër
e mirë arti, sipas Kant-it, prodhon një sintezë harmonike të formës dhe përmbajtjes.
Për George Wilhelm Friedrich Hegel (1770-1831) qëllimi kryesor i artit kishte të
bënte me zgjerimin e njohurive rreth vetvetes dhe të kuptuarit e botës. Historia
e artit do të dallohej si një disipinë më vete në vitin 1800-të, dhe
rrjedhimisht diskutimet e Hegel-it për artin marrin në konsideratë kontekstet
historike dhe rëndesine e realietit fizik të materialit të artit. Në këndveshtrimin
e tij, një veper arti nuk përmban vetëm estetikë dhe cilësi shpirtërore, por është
gjithashtu një ‘artifact’ që reflekton një periudhë historike dhe një kontekst
kulturor. Hegel identifikoi tre periudha kryesore historike të zhvillimit të
artit: 1) Egjipti i lashtë, të cilin ai e quajti Simbolike; 2) Greqinë e
shekullit të 4-ërt përpra Krishtit; 3) Periudhën e Krishtërimit. Nga keto të
tria, Hegel-i besonte se, greket prodhuan artin më shpirtëror dhe fizikisht më
harmonik, veçanërisht skulpturën.

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë
nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams,
Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty