ARTARTI DHE TEORIA

ARTI DHE TEORIA

-

 

Zhvillimet e shekullit të XX-të i hapën rrugën përkufizimeve
të reja të artit. Në vitin 1964-të, filozofi amerikan Arthur C. Danto (b.1924)
pa veprën e titulluar ‘Kutitë Brillo’ nga artisti i pop-it amerikan Andy Warhol
në një galeri në Nju Jork dhe pyeti se, cili ishte dallimi për syrin ndërmjet
kutive të Warhol-it dhe atyre që ndodhen në një raft supermarketi. Cili është
dallimi, le të themi, ndërmjet një vepre arti dhe një objekti të vërtetë? Sipas
Dandot-s, ajo nuk është diçka të cilën ne mund ta shikojmë; dallimi qëndron tek
sfondet e teorisë së artit brenda së cilës një objekt përcaktohet si art apo
jo. Danto besonte se, një vepër nuk është art sipas cilësive universale të
tilla si bukuria, forma e rëndësishme, fuqia imagjinative, apo vërtetësia e
saj; në vend të këtyre, një vepër kthehet në vepër arti kur ajo përshtatet brenda
teorisë së artit. Ai besonte se, arti pop i Andy Warhol-it shënjoi fundin e një
narracioni historik të artit tradicional: ajo që dikur quhej art, tani mund të
ishte çdo gjë.

 

Megjithatë, nëse e shikojmë këndvështrimin e Danto-s,
mbi artin historikisht, ato janë më shumë në përputhje me zhvillime të tjera të
cilat kanë ndodhur përpara Warhol-it, atëherë kur filluan të zgjeroheshin
kufinjtë e artit në fillim të shekullit të XX-të. Nga shkatërrimet e Luftës së
Parë Botërore dhe fragmentarizimet e shoqërisë, lindi lëvizja Dada. Dada u
kthye në një lëvizje ndërkombëtare në Kabarenë e Volterit në Zyrih, dhe përfshinte
forma arti si filmin, performancën, ‘objektet e gjetura’, dhe recitimet
poetike. Shembull i nocionit të Danto-s se çfarë e bën diçka art, është puna e
artistit novator të Dada-s, Marcel Duchamp. Ai shpiku ‘objektet e gatshme’ – një
objekt i prodhuar që u kthye në art thjesht duke u deklaruar si e tillë nga vet
artisti.

 

Duchamp lindi në Francë në vitin 1887 dhe emigroi në
Shtetet e Bashkuara herët në shekullin e XX-të. Objekti i tij i parë i gatshëm
u krijua në vitin 1915-të kur ai bleu një lopatë në një dyqan dhe e titulloi atë
Përpara një krahu të thyer’. Lopata
u kthye në art sepse artisti tha që ajo ishte art, si edhe duke i dhënë asaj një
titull, duke reflektuar këndvështrimin e Danto-s që nuk është thelbi i diçkaje
që e bën atë art, por thjesht ajo që i shtohet asaj. Megjithatë, një vepër në përgjithësi
nuk konsiderohet art, argumenton Danto, deri në momentin që asaj t’i jetë dhënë
anëtarësia në ‘klubin’ ndërkombëtar të artit botëror. Objektet e gatshme të
Duschamp-it nuk u pranuan të gjitha menjëherë nga klubi: ‘Ujëvara’ e tij, e
cila ishte në të vërtetë një pishuar që ai e ktheu me kokë poshtë, e datoi atë
me vitin 1917-të, dhe e nënshkroi me inicialet R. Mutt, u refuzua kur ai e
dorëzoi atë në një ekspozitë në Nju Jork në vitin 1917-të. Siç ndodh shpesh,
botës së artit iu desh kohë, ndërsa publikut të përgjithshëm edhe më gjatë, për
ta konsideruar veprën e Duschamp-it një vepër arti.   

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga
anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për
fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty