Të tjeraMITI I KUPIDIT DHE PSIKIKËS NGA BRENDAN PELSUE

MITI I KUPIDIT DHE PSIKIKËS NGA BRENDAN PELSUE

-

Burimi: TED-ED

 

‘E bukura është një mallkim,’ mendonte Psikika dhe ajo
shikonte nga buza e shkëmbit ku e kishte braktisur i ati. Ajo kishte lindur me
një përsosmëri fizike kaq të plotë, saqë ajo adhurohej si një rimishërim i ri i
Venusit, perëndesha e dashurisë. Por dashnorët e jetës së vërtetë njerëzore
kishin frikë madje që t’i afroheshin asaj. Babi i saj i kërkoi udhëheqje Orakullit
të Apolonit, Zotin e dritës, arsyes dhe të profecisë. Ai i tha atij që ta
braktiste të bijën nënjë shkrep shkëmbi,dhe ajo do tëmartohej me njëqenie të egër
dhe të lig, në formën e një gjarpri me krahë. E vetmuar buzë shkëmbit, Psikika ndjeu
Zephyr, erën e perëndimit ta ngrinte atë butësisht në ajër. Ajo e uli atë përballë
një pallati. ‘Tani je në shtëpi,’ dëgjoi ajo që t’i thoshte zëri i padukshëm.
‘Yt shoq të pret në dhomën e gjumit, nëse guxon që të shkosh ta takosh.’ Unë
jam mjaftueshëm e guximshme, i thoshte Psikika vetes. Dhoma e gjumit ishte kaq
e errët saqë ajo nuk mund ta shikonte dot të shoqin. Por ajo nuk e ndjeu atë
fare si të ishte një gjarpër. Lëkura e tij ishte e butë, ndërsa zëri dhe sjella
e tij ishin të buta. Ajo e pyeti atë se kush ishte ai, por ai i tha asaj që kjo
ishte e vetmja pyetje sëcilës ai nuk do tëmund t’i përgjigjej dot kurrë. Nëse
ajo e donte atë, kjo gjë nuk do të kishte rëndësi. Vizitat e tij vazhduan natë
pas nate. Jo shumë kohë më vonë, Psikika ishte shtatzënë. Ajo u gëzua, por ajo
ndjehej në të njëjtën kohë edhe e ngatërruar. Si mund ta rriste ajo fëmijën e
saj me një burrë që se kishte parë kurrë? Atë natë, Psikika iu afrua bashkëshortit
të saj në gjumë duke mbajtur në dorë një llampë me vajgur. Aty ajo oa PerëndinëKupid,
i cili bënte të mundur që perënditë dhe njerëzit të dëshironin njëri-tjetrin nëpërmjet
shpimit të shigjetave të tij. Psikikës i ra llampa me vagur nga dora duke e
djegur Kupidin me vajgur të nxehtë. Ai i tha se, kishte qenë i dashuruar me
Psikikën që kur nëna e tij xheloze, Venusi, i kërkoi atij që ta turpëronte vajzën
e re duke e shpuar atë me një nga shigjetat e tij. Por për shkak të bukurisë së
Psikikës, Kupid e përdori shigjetën mbi vetveten në vend që të shponte Psikikën.
Megjithatë, ai nuk besonte se perënditë dhe njerëzit mund të duheshin si të
barabartë. Tani që ajo e dinte formën e tij të vërtetë, shpresate tyre për
lumturi ishin thyer, kështu që, ai fluturoi larg. Psikika mbeti e dëshpëruar
deri sa zëri i padukshëm u rikthye duke i thënë asaj se, në fakt, mund të ishte
me të vërtetë e mundur që ajo dhe Kupid ta donin njëri-tjetrin si të barabartë.
E inkurajuar nga kjo gjë, ajo doli në kërkim të tij. Por Venusi e gjurmoi
Psikikën dhe i tha asaj që ajo dhe Kupid mund të martoheshin vetëm nëse ajo do
të përmbushte një seri detyrash të pamundura. Në fillim, Psikikës iu tha që tëklasifikonte
farat nga njëpirg i madh dhe i ngatërruar me fara në një natë të vetme. Nëçastin
kur asaj po i humbiste shpresa, një koloni me bletë u erdhi keq për të dhe e
ndihmuan në punën e saj. Pasi kishte kaluar me sukses provën e saj të parë, më
pas Psikikës i duhej t’i sillte Venusit leshin e deles së artë, e cila kishte
një reputacion për nxjerrjen e zorrëve vendit aventurjerëve të humbur, por një
perëndi lumi i tregoi asaj se si të mblidhte leshin që i kishin mbetur atij tek
kërcunjtë e një peme, dhe ajo ia doli me sukses edhe kësaj prove të dytë. Së
fudmi, Psikikës i duhej të udhëtonte drejt botës së nëndheshme dhe të bindte Proserpinën,
mbretëreshën e të vdekurve, që të hidhte një pikë të bukurisë së saj në një
kuti për Venusin. Edhe një herë, erdhi zëri i padukshëm në krahë të Psikikës. Ai
i tha asaj që të sillte kek me elb për Cerberusin, qenin roje të botës së nëndheshme
dhe monedha për të paguar varkëtarin, Charon që do ta kapërcente atë përgjatë
lumit Styx. Me përmbushjen e provës së saj të tretë, dhe të fundit, Psikika u
kthye në botën e të gjallëve. Jashtë pallatit të Venusit, ajo hapi kutinë me
bukurinë e Proserpinës, duke shpresuar që të mbante diçka për vete. Por kutia
ishte e mbushur me gjumë, jo me bukuri, dhe Psikika ra përdhe. Kupid, tani i
rikuperuar nga plagët e tij, fluturoi në krahë të nuses së tij në gjumë. Ai i
tha asaj se e kishte pasur gabim dhe se ishte treguar budalla. Guximi i saj përballë
fytyrës së tëpanjohurës vërtetoi se, ajo ishte më shumë sesa e barabartë. Kupidi
i dha Psikikës ambroz, nekatrin e perëndive, duke e bërë atë të pavdekshme. Pak
pasaj kësaj, Psikika lindi vajzën e tyre. Ata e quajtën atë‘Kënaqësia’, dhe
ajo, Kupidi dhe Psikika, emri i së cilës do të të thotë shpirt, janë vërdallisur
nëpër botëduke ndërlikuar jetët e njerëzve qysh prej asaj kohe.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Gjj_-CPxjCM

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty