KINEMATOGRAFIAndrei TarkovskyMELANKOLIA: DEPRESIONI NË FILM

MELANKOLIA: DEPRESIONI NË FILM

-

Të kuptojmë artin

Çfarë do të thotë të jetosh një jetë jashtë proporcioneve?

Film nga LARS VON TRIER  

 

Një simptomë e raportuar zakonisht e depresionit klinik është
një ndjesi e shtrembëruar e kohës. Çdo gjë mund të ndjehet sikur po lëviz super
ngadalë. Në fakt, depresioni shtrembëron çdo gjë rreth tij, siç bën një yll me
hapësirën dhe kohën. Jo vetëm ndjesinë e kohëzgjatjes, por gjithashtu edhe
ndjesinë për vetveten dhe të tjerët. Jeta mendore është e gjitha jashtë
proporcioni. Në filmin e tij “Melankolia”, Lars von Trier përdor proporcione të
pjerrta për të komunikuar një ndjenjë me të cilën ai vetë e njeh në mënyrë shumë
intime. Lars von Trier: “Kur unë shkruaj, unë mund të shkruaj vetëm rreth vetvetes,
dhe ky është pak a shumë një përshkrim i vetë depresionit tim.” Skena e parë
fare pas montazhit me lëvizje të ngadalta që, duke folur për kohën e shtrembëruar,
tregon njëherësh fundin e filmit dhe fundin e botës, janë të sapo martuarit
Justine dhe Michael, të cilët po përpiqen të shkojnë nga ceremonia e dasmës tek
pritja e dasmës në një limuzinë të gjatë, e cila është thuajse shumë e madhe në
mënyrë komike për rrugët e fshatit ku ata po ecin. Përfundimisht, atyre u duhet
që ta braktisin makinën dhe të ecin dhe në kohën kur ata arrijnë në kështjellë
ku mbahet pritja, gjysma e natës tashmë ka shkuar dëm. Ajo që është interesante
është se shikuesi nuk e ndjen me të vërtetë këtë vonesë – ne jemi vetëm në
fillim të fimit. Dhe kjo – mendoj unë – na jep një ide për cilësinë e përkohshme
të çuditshme, thuajse si në ëndërr, të pritjes së dasmës. Një nga gjërat që bëhet
gjithnjë edhe më e çuditshme teksa e rishikoj filmin është marrëdhënia ndërmjet
Justine dhe Michael. Ndonjëherë, duket sikur ata nuk e njohin fare njëri-tjetrin.
Michael duket sikur është plotësisht i pavetëdijshëm për seriozitetin e
depresionit të Justine-s dhe ka disa pamje ku Michael vështron bosh si një lloj
kukulle e vdekur. Këtu sërish, gjërat janë të pjerrta – Von Trier nuk na jep një
ndjesi të së shkuarës së çiftit. Gjysma e parë e filmit përbahet nga pritja e
dasmës, duke alternuar ndërmjet festës dhe disa daljeve të Justine-s teksa ajo
po bie gjithnjë edhe më thellë në një periudhë të afërt depresioni. Von Trier përdor
vetë pritjen për të ngritur pritshmërinë e kohës së vazhdueshme, por daljet e
Justine-s e bëjnë këtë problematike. Dy pjesët e sekuencës duket sikur nuk
shkojnë bashkë. Justine largohet me një makinë golfi, ajo lëngon në tualet, por
festa është gjithmonë aty, gjithmonë ende duke ndodhur kur ajo kthehet në të në
një gjendje humori gjithnjë edhe më shumë të shkëputur. Edhe brenda festës koha
kërcen përpara sipas teksave të editimit çorientues të von Trier-it. Kritikja e
filmit Marta Figlerowicz ka tërhequr vëmendjen time ndaj faktit që – për
shembull – vallëzimi i parë i të sapomartarve është, në fakt, një montazh i
Justine duke vallëzuar me disa njerëz, ndërsa pas kësaj luhet vazhdimisht kënga–
La Bamba. E gjitha kjo të jep një ndjesi subjektiviteti, një ndjenjë sikur jemi
në kokën e Justine, pra të von Trier-it, i cili përpiqet të merret me gjërat, për
t’i kyçur gjërat në një vend dhe që në fund do të prishen. Asnjë në film nuk
duket sikur mund ta masë këtë me saktësi, qofshin fasulet në një kavanoz, apo
trajektorja e saktë e një planeti mashtrues. Çdo gjë që trajtohet digjet,
rrudhet apo thërmohet. Dhe ne duhet të përmendim disa referenca artistike që
von Trier bën në film, të cilat janë në sekuencën e parë. Më e dukshmja në këtë
sekuencë, e cila citon “Ofelinë” e John Everett Millias pas personazhit të
Hamletit të Shekspirit, i cili është ndoshta depresivi më i famshmën në të
gjithë letërsinë. Pastaj kemi një skenë nga ‘Gjahtarët në borë’ të Bruegel-it –
një pikturë gjahtarësh të cilët kthehen në fshatin e tyre duarbosh. Kjo na
sjell ndër mend një film tjetër ‘science fiction’, i cili merret me thellësitë
e shpirtit: ‘Solaris’ e Andrei Tarkovsky-t. Von Trier është një fans i madh i
Tarkovsky-t dhe këtu ka edhe ngjashmëri të tjera gjithashtu. ‘Solaris’, për
shembull, përdor shumë mirë ‘Preludin e Koraleve në F Minor’ të Bach-ut e cila
përsëritet përgjatë filmit dhe siç ka shkruar ai, Tarkovsky pëlqen që të përdorë
muzikën si një refren. “Refreni na çon tek përvojat tona të para të hyrjes në
një botë poetike, duke qenë e menjëhershme dhe në të nëjtën kohë duke e rigjallëruar
atë.” Von Trier përdor të njëjtën teknikë tek Melankolia me “Preludin e
Tirstanit dhe Izoltës” së Wagner-it, një këngë romantike që flet mbi se si një
regjizor përzien meditimin e tij mbi depresionin me të bukurën, si një planet
blu vezullues dhe dëshira. Ka gjithashtu edhe shumë referenca të tjera. Si ato të
‘Viti i shkuar në Marienbad’ e Alain Resnais – një film tjetër me një strukturë
narrative si në një ëndërr. Dhe sigurisht që, këto skena të hershme na hidhen përpara
si referenca, por nuk replikojnë me saktësi, çaste të mëvonshme në film. Pa
dyshim që, Melankolia është një film polarizues. Bukuria e tij është e
pamohueshme, por jam i sigurt që shumë do të argumentojnë se atij i mungon
koherenca apo fokusi. Në të vërtetë, unë vetë kam problemet e mia me pjesën e
dytë të filmit, por ky është një nga portretizimet më goditëse – sipas meje – për
një sëmundje që prek kaq shumë njerëz, por që është ende kaq pak e kuptuar. Sipas
këndvështrimit tim, depresioni është ajo që ndodh kur identiteti juaj – ajo ndjesi
marrëdhënieje që keni me botën rreth jush – bëhet e patretshme, e pafokusuar. Në
këtë proces çdo gjë fillon të pjerrësohet/të shtrembërohet. Koha ngadalësohet
deri në palëvizshmëri. Trupi juaj që dikur lëvizte me kaq shumë lehtësi ndjehet
sikur peshon një ton. Për një person kujtimet fillojnë që të bëhet të çorganizuara.
Kujtimet e një filmi, në anën tjetër, janë të gjitha ato vepra arti që na
informojnë dhe që i paraprijnë atij. Ndoshta kjo është arsyeja përse von Trier
i rrethon personazhet e tij me kaq shumë. Në kohën kur ne arrijmë në pjesën e
dytë të filmit, një situatë e jashtëzakonshme – afrimi i planetit Melankolia,
shtrembëron edhe natyrën e personazhit: Justine del ngadalë nga thellësitë e sëmundjes
së saj, e cila reagon ndaj situatës jashtëtokësore me qetësi. ‘Toka është djallëzore.
Ne nuk kemi nevojë përse të vajtojmë për të.’ Claire në anën tjetër – gjysma tjetër
e shëndetshme e saj – fillon që të panikohet. Në fund, filmi, zë vendin e sëmundjes
së personazhit kryesor. Unë jam i lumtur që shikoj një film kaq të çiltër rreth
trishtimit. Shkenca dhe mjekësia nuk kanë arritur ende që ta kuptojnë sëmundjen
mendore. Kështu, ndoshta ne duhet të shikojmë nga arti për këndvështrime dhe
solidaritet rreth se si është të jetosh një jetë jashtë proporcioneve.                                                   

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=FPkANZ9HGWE

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty