Të tjeraFILMI “NË HUMOR PËR DASHURI” (In the mood for...

FILMI “NË HUMOR PËR DASHURI” (In the mood for love): KUADËR BRENDA KUADRIT Ne që të gjithë jetojmë në fantazi!

-

Të kuptojmë artin

Film nga WONG KAR-WAI

“Po vetmësohem me idenë për ta konsideruar çdo akt seksual
si një proces që përfshin katër persona. Dhe ne do të kemi shumë për të
diskutuar mbi këtë.” – Frojdi

 

Kur unë analizoj këto filma, zakonisht e filloj duke i parë
filmat me një ‘notepad’, duke shënuar të gjitha gjërat që mendoj se janë
interesante. Kur fillova që të shikoja filmin “Në humor për dashuri” të Wong
Kar-Wai, gjëja e parë që shkrova ishte: në çdo 5 minuta dhe çdo sekuencë është
një kuadër brenda një kuadri, që do të thotë se çdo sekuencë paraqet personazhe
që nuk inkuadrohen nga drejtëkëndëshi i vetë filmit, por nga forma të vogla të brendshme
po ashtu. Tani kjo është një teknikë pamore që regjizorët e kanë përdorur për
dekada. Shembulli im i preferuar është skena e fundit madhështore në kryeveprën
e John Ford, “Kërkuesit”. Por zor se ajo përdoret kaq e kudondodhur. Nuk do të
ishte deri në minutin e 12 kur unë pashë skenën e parë pa errësimin e një farë
plani të parë. Kjo skenë, e cila thelbësisht nuk paraqet asnjërin nga dy
personazhet kryesore, por prisni…se po eci shumë përpara. Filmi “Në humor për
dashuri” është historia e dy çifteve të martuara, të cilët marrin dhoma me qira
në shtëpitë ngjitur të çifteve të moshuara në Hong Kongun e viteve 1960. Filmi
fokusohet mbi bashkëshortin e njërit çft, Z. Chau dhe bashkëshorten e çiftit
tjetër, Znj. Chan teksa të dy zbulojnë gradualisht që bashkëshortët e tyre po i
tradhëtojnë ata me njëri-tjetrin dhe pastaj, se si këto dy viktima të pafajshme
të pabesisë, filmi ia del që të mos jetë sentimental me subjektin e tij, ndërkohë
që i trajton ngjarjet sipas një kinematografie të kushtueshme, dhe në mënyrë
piktoreske. Narracioni kalon dhe kkapërcen përpara në kohë me një shpejtësi të
parregullt, kështu ne mund të kujtojmë historinë në kujtesë dhe shikuesi shpesh
mbetet plotësisht i konfuzuar se sa shumë kohë ka kaluar ndërmjet skenave. Kjo
nxit një angazhim të fortë me filmin, një nevojë për t’i kushtuar vëmendje, por
kjo reflekton gjithashtu se si është bërë filmi. Ka pasur pak më shumë sesa një
kontur/plan kur Wong Kar-Wai dhe ekipi i tij filluan filmimin, një proces që ka
zgjatur 15 muaj të gjatë ku skenari dhe skenat indviduale janë shkruar në ‘fluturim’
nga regjizori dhe nga aktorët së bashku, që është surprizuese sepse duke parë
filmin ju do të ndjeni që jeni në duart e dikujt që është në kontroll të plotë.
Vizualisht dhe emocionalisht, filmi “Në humor për dashuri” është plotësisht
konsistent. Filmi është kaq i vetëpërmbajtur saqë ai paraqet disa vendndodhje, secili
i filmuar nga i njëjti kënd në mënyrë që ju të përjetoni një lloj efekti
rrethor të kthimit sërish dhe sërish tek të njëjtat gjëra. Kjo teknikë, larg të
ndjerit të ngadaltë apo përsëritës, në fakt, izolon sfondet e fiksuara, gjërat
të cilat, në fakt, janë duke ndryshuar në film – jetët e brendshme të dy
personazheve kryesore. Dhe për pjesën më të madhe, këto jetë të brendshme eksplorohen
pa fjalë. Aksioni i vërtetë i këtij filmi ështv tek posturat, vështirmet dhe
prekjet dhe duke kufizuar gjuhën, Wong Kar-Wai jehon kufizimin e veprimit që
pllakon Z. Chau dhe Znj. Chan në Hong Kongun e viteve 1960, ku ata janë gjithnjë
në kërcënimin e vazhdueshëm të thashethemit, një lloj vëzhgimi nga pronarët e
shtëpive të tyre dhe më gjerë nga komuniteti. [Personazh në film duke folur: Është
mirë që ta shijosh jetën kur je i ri. Por mos e tepro.] Kjo është e vetmja
arsye përse çdo gjë është me kuadër të dyfishtë. Duke vendosur objekte në
sfond, regjizori fuqizon atë që ndjejnë personazhet të të qenit të vëzhguar, për
të mos përmendur vetë ndjenjat tona të të qenit të vëzhguar. Të qenit i vëzhguar
dhe të vëzhgosh, të të shikojnë dhe të shikosh, çfarë dëshirojmë nga të tjerët,
çfarë dëshirojnë të tjerët nga ne. Këto janë temat kryesore të “Në humor për
dashuri”. Unë mendoj se, elementi më i jashtëzakonshëm i këtij filmi është ajo
që prezantohet pasi të dy personazhet kryesore i pranojnë njëri-tjetrit: që
bashkëshortët e tyre po i tradhëtojnë. Në vend që të përballen me situatën,
objektivi i tyre parësor është që të kuptojnë saktësisht se si ka ndodhur. Kështu
që, këtu ne kemi këtë skenën e pabesueshme ku ata rikrijojnë procesin e joshjes
së bashkëshortëve të tyre, ku secili përpiqet që të mishërojë bashkëshortin e
tjetrit, ndërkohë që po trajnohen nga tjetri mbi atë se çfarë ata mendojnë se do
të bënte apo jo bashkëshorti/ja e tyre. [Bashkëshorti im nuk do ta bënte kurrë
këtë.] Kjo kryen një bashkëveprim me të vërtetë kompleks, por gjithashtu edhe
pervers. Megjithëse, filmi fokusohet agresivisht vetëm mbi Z. Chau dhe Znj.
Chan deri në atë pikë saqë nuk i tregon kurrë fytyrat e bashkëshortëve të tyre,
ne jemi gjithmonë të vetëdijshëm që këtu janë të përfshirë katër njerëz dhe jo
dy. Por nuk janë katër njerëz të vërtetë, janë dy njerëz dhe dy fantazma. Mendoni
çfarë po i kërkohet Chau dhe Chan në skenën e joshjes. Nën maskimin e të
kuptuarit se çfarë ka ndodhur, çdo viktimë përpiqet të joshë vetë bashkëshortin
e tyre në formën e bashkëshortit të tjetrit. Një detyrë e dënuar që në fillim
sepse vetë gjendja e marrëdhënies do të thotë që as Chau dhe as Chan nuk mund të
nxisin më atë lloj dëshire që ata po përpiqen të rikrijojnë. Ju mund ta përshkruani
këtë rrjedhë veprimesh si mazokiste, dhe Wong Kar-Wai na lejon që ta ndjejmë këtë
duke mos e bërë të dukshme kur Z. Chau apo Znj. Chan po sillen si vetvetja apo
po sillen si bashkëshorti i tjetrit. Shpesh ne jemi në një skenë duke e
interpretuar atë në një mënyrë, përpara sesa realiteti apo ndoshta mos-realiteti
i çastit të na godasë, si një goditje në stomak. Por sepse çdo personazh është
duke trajnuar në mënyrë të vazhdueshme tjetrin, ata janë në gjendje që të ndërtojnë
një fantazi në të cilën ata kontrollojnë vetë tradhëtinë e tyre. [Ne nuk do të
jemi si ata.] Por duke mos komunikuar kurrë lulëzimin e vetë dashurisë së tyre
për njëri-tjetrin, Z. Chau dhe Znj. Chan mund ta vonojnë pafundësisht çastin në
të cilin ata do t’i shikojnë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Ata mund të qëndrojnë
në fantazinë e tyre. Kjo është një çështje tragjike dhe disi perverse, dhe Wong
Kar-Wai ka thënë se, nëse Tony Leung dhe Maggie Cheung nuk do të ishin aktorë
kaq të bukur errësira në qendër të personazheve të tyre dhe fantazia e tyre do
të ishte e dukshme. Sigurisht që, ata nuk mund ta bëjnë këtë përgjithmonë dhe në
skenën kur më në fund Z. Chau e pranon dashurinë e tij për Znj. Chan shumica e
fantazisë vjen duke u shkrumbuar. Siç e thotë ai, ata janë si bashkëshortët e
tyre, që do të thotë se, gjëja që ata vetë kanë refuzuar të shikojnë – pamjaftueshmëria
e tyre, që ata kanë rreshtur së qeni një objekt i dashurisë për të dashurit e
tyre që vërshon në vetëdije, si një dallgë. Dhe megjithatë, ata nuk bëjnë asgjë
për këtë. Ata vetëm mund ta lenë të vërtetën brutale që të jetë. Për të
mbijetuar, për të ecur përpara, Z. Chau dhe Znj. Chan e dënojnë veten me lidhje
të humbura. Kjo është arsyeja përse në fund, filmi kalon përpara për të na
treguar se si ata e humbasin njëri-tjetrin dy herë. Thjesht duke e humbur njëri-tjetrin,
mundësia e thjeshtë e një lidhjeje, jo vetë lidhja është ajo që i mban ata
tani. Çdo njeri jeton brenda fantazisë, brenda kuadrove. Ndonjëherë, kuadrot
janë të përbëra nga ne, ndonjëherë janë të përbëra nga të tjerët. Ndonjëherë,
ne kemi nevojë të besojmë se ato që përbëhen nga ne përbëhen nga të tjerët. Por
cilido qoftë rasti, nuk ka asnjë rrugë për të qenë jashtë kuadrit. Kur fantazitë
prishen apo plasariten apo thyhen plotësisht, kjo është një traumë, sikur të
jetosh përkohësisht në stuhi. ‘Në humor për dashuri’ e Wong Kar-Wai është një
eksplorim magjepsës, i qetë dhe i dhimbshëm i çfarë ndodh kur fantazia që ti ke
krijuar për veten është një fantazi perverse, kur ajo vetëm shërben për të
qëndruar larg nga dhimbja që është krijuar për ta shmangur. Dhe, arsyeja përse
filmi ta thyen kaq shumë zemrën është ky lloj perversiteti dhe që është disi i
zakonshëm për të gjithë ne.                                                                                                          

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=01E5otZCpqw&list=PLwg4AG1KkgLwP5FuUIiVEy-ILMD23AN1v&index=25

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty