Të tjeraHISTORIA E GONDOLËS VENECIANE NGA LAURA MORELLI

HISTORIA E GONDOLËS VENECIANE NGA LAURA MORELLI

-

Korrupsion, pasuri,
bukuri

Burimi: TED-ED

 

Nëse do të thoja ‘Venecia,’ a do ta përfytyronit veten
duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh, me një gondolier që ju këndon
serenata? Nuk ka asnjë dyshim që gondola është një simbol i Venecias, së Italisë,
por nga e merr pamjen e saj të dalluar kjo varkë me formë babaneje dhe me ngjyrë
të zezë?

 

Origjina e gondolas veneciane ka humbur për historinë, por
aty nga vitetet 1500-të, diku tek 10,000 gondola transportonin personalitetet,
tregtarët dhe mallrat përgjatë kalaneve të qytetit. Në fakt, Venecia ishte e
mbushur me shumë lloje varkash të bëra me dorë, që nga trapët për transportimin
e mallrave deri tek varkat rrëshqitëse për dukje të Doxhit. Si një sistem
taksie e ditëve moderne, gondolat i jipeshin me qira varkëtarëve të cilët i
vinin qytetit vërdallë. Pasagjerët paguanin një pagesë për t’i lëvizur ata nga
njëri krah i Kanalit të Madh tek tjetri, si edhe në pika të tjera të qytetit.

 

Por gondolierët shumë shpejt zhvilluan një sërë zakonesh të
këqia.
Dokumentet historike përshkruajnë
kundravajtje të shumta nga varkëtarët, duke përfshirë mallkimin, kumarin,
zhvatjen e pasagjerëve, madje edhe raste dhune. Për të minimuzuar
paparashikueshmëritë e udhëtimit në kanal, qytetarët e Venecias të cilët mund të
përballonin blerjen e gondolave të tyre vet, ashtu
sikurse sot një njeri i famshëm mund të përdorë një makinë ose shofer personal,
blenë gondolat e tyre personale. Këta
venecianë të pasur punësonin dy gondolierë personalë për t’i transportuar ata përgjatë
qytetit dhe për mirëmbajtjen e varkave të tyre.

 

Shpejt gondola u kthye në një simbol statusi, pak a shumë si një makinë e
shtrenjtë sot, me pjesë të përshtatura sipas kërkesave, me ornamente të
skalituara dhe të praruara, dhe pëlhura të endura sipas sezoneve, si mëndafsh
ose kadife. Megjithatë, shumica e gondolave që shikojmë sot janë të zeza sepse
në vitin 1562, autoritetet veneciane urdhëruan që të gjitha gondolat, më përjashtim
të atyre ceremoniale, duhet të lyheshin me bojë të zezë për të shmangur shfaqje
mëkatarë ekstravagante. Disa venecianë të pasur zgjodhën të paguanin gjobat në
mënyrë që të mund të mbanin gondaolat e tyre me ornamente, një çmim i vogël për
të ruajtur dukjen.

 

Pamja e ndryshme e gondolave është zhvilluar përgjatë shumë shekujsh. Çdo
gondolë ndërtohej në kantierin detar të një familjeje të quajtur ‘squero’. Nga
baballarët dhe gjyshërit e tyre, djemtë mësuan se si të zgjidhnin dhe kalitnin
pjesë nga druri i ahut, i qershisë, elmit, bredhit, blirit, druri i kuq, lisi
dhe arra. Bërësit e gondolave fillonin me një skelet druri e cila mund të ishte
punuar në punishten e tyre gjenerata më parë. Nga kjo formë bazike, ata i bashkëngjisnin
ballin dhe pupën, pastaj formonin dërrasën kryesore të gjatë dhe brinjët që përbënin
kuadrin e një varke të dizenjuar për të rrëshqitur nëpër kanale të ngushta dhe
të cekta. Gondola nuk ka linja të drejta ose maja/kënde.

 

Profili i saj i njohur është arritur nëpërmjet një procesi impresiv me
zjarr dhe me ujë që përfshin përdredhjen e varkës me pishtar të përbërë nga kallam
moçali të flakëruar. Megjithatë, shumica e 500 orëve që shkon për ndërtimin e
një gondole përfshin edhe fazën përfundimtare: përgatitja e sipërfaqes dhe
aplikimi i shtresës pasuese të lustruar kundra ujit. Llustra ka qenë një recetë
familjare, po aq e ruajtur me fanatizm sa ajo për përgatitjen e rizotos ose një salcë të përgatitur në shtëpi.

 

Megjithatë edhe me përfundimin e punës në dru, gondola është ende e papërfunduar.
Artizanë të specilizuar i furnizonin kolegët e tyre gondolabërës, me mbulesat e
detajuara të ndarjes së pasagjerëve, tapiceri dhe ornamente prej çeliku dhe
tunxh. Rremtarët u bënë një pjesë integrale e partnerëve të gondolabërësve. Rrema
ose ‘forcola’ për lundrimin e gondolës filloi si një piru i thjeshtë druri, por
evoloi në një mjet me precizion të lartë që e lejonte gondolierin për ta
drejtuar gondolën në shumë pozicione.

 

Deri në fund të vitit 1800-tës, gondolabërësit filluan ta bënin anën e majtë
të gondolas më të gjerë sesa anën e
djathtë të saj për të vepruar si kundërpeshë
për ruajtjen e ekulibrit nga forca e krijuar nga një gondolier i vetëm. Ky
modifikim i lejoi rremtarët që të manovronin vetëm nga ana e djathtë dhe pa e
ngritur rremën nga uji. Ndonëse, këto modifikime e përmirësuan udhëtimin me
gondola, ato nuk mjaftonin për të ruajtur të njëjtën shpejtësi si varkat e
motorizuara.

 

Sot, vetëm rreth 400 gondola rrëshqasin nëpër rrugët e ujit të Venecias,
dhe çdo vit, edhe më pak gondola origjinale manovrohen me duar dhe rremë. Por përgjatë rrugicave, shenjat e rrugëve përmbajnë
fjalë në dialektin venecian për vendndodhjet e kantierëve të vjetër të bërjes së
gondolave dhe stacioneve të tyre të nisjeve, duke shënjuar kujtesën e zanatit të
ndërtimit të varkave të cilat dikur ishin
të gjalla dhe rrëshqisnin qetësisht e
qëndrueshëm nëpër kanal.
  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=B5x5CnwQZD4

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty