Të tjeraKUPTIMET E SHUMTA TË ‘STATUJËS SË DAVIDIT’ TË MICHELANGELO-S...

KUPTIMET E SHUMTA TË ‘STATUJËS SË DAVIDIT’ TË MICHELANGELO-S NGA JAMES EARLE

-

TED-ED, 2014

 

Kur mendojmë për veprat klasike të artit, ambienti më i
zakonshëm ku ne i mendojmë ata është në një muze. Por ajo që ne harrojmë shpesh
është se, shumica e këtij arti nuk është prodhuar me destinacion përfundimtar muzeun.

 

Çfarë ndodh me një vepër arti kur ajo largohet nga
konteksti origjinal për të cilin ajo vepër është menduar?

 

Merrni shembullin e ‘Statujës së Davidit’ të
Michelangelo-s, që paraqet djalin hero, i cili vrau gjigandin filistinë,
Goliath-in, i armatosur vetëm me guximin dhe llastiqet e tij. Kur Michelangelo
filloi skalitjen e një blloku të pastër mermeri të bardhë, për të komunikuar këtë
histori të famshme biblike, qyteti i Firences kishte vendosur që ta vendoste produktin
e përfunduar në majë të një katedraleje gjigande. Jo vetëm që kjo statujë më
shumë sesa 5.17 metra e gjatë do të ishte lehtësisht e dallueshme në këtë lartësi,
por vendosja e saj së bashku me 11 statuja të tjera të heronjve të Testamentit
të Vjetër, që lartësoheshin tek shikuesit, do të kishte një rëndësi të fuqishme
fetare, duke i detyruar shikuesit që të shikonin njëherësh me frikë dhe nderim
kundrejt parasjave.

 

Por në kohën kur Michelangelo kishte përfunduar veprën në
vitin 1504, planet për statujat e tjera ishin shpërbërë, dhe qyteti kuptoi se
ngritja e një statuje kaq të madhe mbi çati do të ishte më e vështirë nga sa e
kishin menduar ata në filim. Për më tepër, statuja ishte kaq e detajuar dhe kaq
e gjallë deri tek venat e fryra të krahut të Davidit dhe vendosmëria në fytyrën
e tij, saqë të vinte keq që ta fshihje atë aq larg syrit të shikuesve. Një këshill
i përbërë nga politikanë dhe artistë u mblodhën për të vendosur mbi një vendndodhje
të re për statujën. Duke votuar përfundimisht për ta vendosur atë përpara
‘Palazzo della Signoria’, bashkia e qytetit dhe shtëpia e qeverisë së re
republikane.

 

Kjo vendndodhje e re e transfrmoi kuptimin e statujës.
Familja Medici, e cila për gjenerata me rradhë kishte sunduar qytetin nëpërmjet
kontrollimit të sistemit bankar, kohët e fundit ishte dëbuar nga qyteti dhe, më
në fund, tani Firence u gjend si një qytet i lirë, i kërcënuar nga të gjitha anët
nga rivalët e pasur dhe të fuqishëm. Davidi, tani simboli i rezistencës heroike
kundër çudive mbytësëse, u vendos me vështrimin e tij të thellë, si një shikim
paralajmërimi të ashpër, i përqëndruar kundrejt Romës, shtëpia e kardinalit
Giovanni de Medici.

 

Megjithëse, vet statuja nuk kishte ndryshuar, vendosja e
tij ndryshoi thuajse çdo aspekt të tij nga rëndësia fetare në një rëndësi
politike. Megjithëse, një replike e Davidit ende shfaqet në Palazzo, statuja
origjinale u zhvendos në vitin 1873 në ‘Galleria dell’Accademia’, ku ndodhet
edhe sot. Në ambinetin e sistemuar dhe te qetë të muzeut, së bashku me një sërë
skulpturash gjysëm të përfunduara të Michelangelo-s, interpretimet e dukshme
fetare dhe politike bien poshtë, duke i hapur rrugë soditjes dhe shijimit të
aftësive artistike dhe teknike të Michalengelo-s.

 

Por edhe këtu, shikuesit e mprehtë mund të vënë re se koka
e Davidit dhe dora duken në mënyrë të shproporcionuar të mëdha, për të na
kujtuar se ato janë bërë për t’u parë nga shikuesit nga poshtë. Kështu, jo vetëm
që konteksti ndryshon kuptimin dhe interpretimin e një vepre arti përgjatë
historisë së tij, por ndonjherë ajo mund të bëjë që ajo hstori të rishfaqet në
sipërfaqe në mënyrën më të papritur.  

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=o9Kum_Jijdk&list=PL3ZKI31BeUxDSCfc86fqhqsC9uoR4ocxz&index=5

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty