PIKTURËEdward Hopper‘GRABITQARËT E NATËS’ (1942) TË EDWARD HOPPER: TË SHIKOJMË...

‘GRABITQARËT E NATËS’ (1942) TË EDWARD HOPPER: TË SHIKOJMË PËRTEJ DRITARES

-

SI TË KUPTOJMË ARTIN

Për shumë prej nesh Edward Hopper, është një artist i veçantë.
Gjithnjë kam menduar për të në një mënyrë aromatike, sepse pikturat e tij
evokojnë tek unë atë ndjesi dhe ato kujtime si ajo që marr nga nuhatja…sikur ato
të ishin duke depërtuar drejtëpërdrejtë në sistemin tim limbik për të zhvarrosur
çaste të groposura thellë, larg, diku atje.

 

Një realist kokëfortë, përgjatë shumë ndryshimeve të artit
modern abstrakt të fillim dhe mes shekullit të XX-të, kanacavat e Hopper-it janë
të pastra, të ëmbëla dhe thuajse të vërteta. Jo të vërteta si tek bashkëkohësi
i tij Andrew Wyeth, për shembull, i cili anonte nga detajet dhe fotorealizmi.
Hopper u përmbajt tek paraqitjet disi të përgjithësuara dhe të shkëputura nga
një vend, një histori apo një person. Në këtë mënyrë, ai na fton që të futemi
në pikturat e tij bashkë me jetët tona. Por në çastin që futemi brenda tyre, është
e pamundur të mos mbërthehemi aty dhe të shikojmë atë jetë bashkë me tematikat
e saj. Thuajse të gjitha këto tematika janë të pranishme tek piktura e tij
‘Grabitqarët e natës’ që është ndoshta edhe vepra më e famshme e artistit.

 

Tematikat e vetmisë, asgjesimit, vojerizmit dhe soditjen në
qetësi, dhe më shumë. Piktura paraqet katër persona në një restorant darkimi natën,
në qytetin e Nju Jorkut. Mendohet që ajo të ndodhet diku në qytezën e Greenwich
ku jetonte edhe vet Hopper, por nga dekada të tërë në kërkim të këtij vendi
rezultuan që ky vend nuk ka ekzistuar kurrë. Këtu kemi një kamarier dhe tri
persona, marrëdhëniet e të cilëve janë të gjitha të paqarta. Dyshja e personave
në qendër të pikturës, duket sikur mund ta njohin njëri-tjetrin dhe megjithëse
duart e tyre janë afër njëra-tjetrës, ato nuk preken dhe fytyra e tyre tregon
se ata mund të jenë të pajohur, dhe nëse jo, thjesht takime të çastit.

 

Personazhi kryesor në këtë vepër, duket të jetë vet
restoranti, një ishull drite në errësirë. Trekëndëshi i vendit të darkimit
paraqitet në pikturë si të ishte një varkë dhe jo vetëm që Hopper është i
njohur për fiksimin e tij me imazhin e varkave, por ai në mënyrë të përsëritur
i paraqiste ndërtesat e tij në kënde. Dhe një mënyrë sipas së cilës mendoj se, ai
e ka bërë këtë për të arritur efektin që personazhet e pikturave të tij të dukeshin
sikur ishin njëherësh pas dhe përpara dritareve.

 

Dritarja është vendi ku ndarja ndërmjet të jashtmes dhe të
brenshmes fillon të bëhet e ndërlikuar. Dhe jo vetëm sepse ne mund të lëvizim
fizikisht përgjatë tyre, por sepse vështrimi ynë përtej tyre i dhunon këto vende
private. Dhe në veprat e Hopper-it, në fakt, dritaret shfaqen sikur të mos
ishin fare aty. I kundërvënë ndaj veprave të Norman Rockwell-it, i cili ishte
mjaft i talentuar për t’i dhënë një teksturë xhamave, dritaret e Hopper-it
zhduken. Ai na fton në vojerizëm, duke na sugjeruar se edhe shtëpitë ashtu si
njerëzit mund të penetorohen me sy.

 

Hopper ka qenë një piktor shumë i ngadaltë dhe i mendonte
me shumë kujdes pikturat e tij. Atij i duheshin muaj për të përfunduar një
kanavacë dhe bënte disa skica dhe studime përpara se të hidhej tek vepra përfundimtare.
Në këto skica të grabitqarëve të natës, në mund të shikojmë Hopper-in jashtë në
rrugë në kërkim të këndit të duhur për burrin me kurriz në pikturë për të
gjetur efektin e përsosur. Ndërsa, këto janë vizatimet e Josephine, gruas së
tij e cila ka shërbyer si modele për gruan në pikturë. Këtu, kemi dorën e saj të
djathtë duke mbajtur një cigare, të cilën ai, në fakt, e ka transplantuar tek
partneri i saj. Hopper dëshironte që çdo vepër e tij të ishte një pasqyrim i
vlerësimit tonë dhe ashtu siç ai pikturonte me ngadalë, ai kërkon që edhe ne të
shikojmë, të shikojmë me të vërtetë, dhe te jemi vulnerabël siç është gjithmonë
një shikues.

 

Tek piktura e tij ‘Grabitqarët e natës’, nuk ka asnjë derë
për të hyrë. Asnjë mundësi hyrjeje, përveçse me shikim. Ai shikim penetron nëpër
dritat floureshente dhe tri personat në vendin e darkimit dhe më pas kalon
jashtë në errësirë. E di cfarë? Unë mendoj se çfarë do të thotë ajo hapësirë? Hopper
është përpjekur që ai dhe vepra e tij të mos gjykoheshin vetëm nga koha dhe
vendi i tij, dhe këtu është me vlerë të dimë se kjo vepër është përfunduar ditët
që pasuan bombardimin e portit ‘Peral’ nga japonezët në vitin 1941 dhe ku
kushdo në qytetin e Nju Jorkut u bë paranojak rreth një sulmi tjetër të mundshëm.
Ata përdorën copa të zeza për errësimin e dritareve të tyre dhe kështu do të
mund ta fshihnin qytetin e tyre në errësirë duke e bërë atë të papenetrueshëm nëse
do të ndodhte një sulm ajror. Por Hopper nuk deshi t’ia dinte për këtë. Dritat
e studios së tij, qëndruan të ndezura dhe siç ka shkruar gruaja e tij në ditar,
‘Ed refuzon të shfaqe sado pak interes në mundësinë që mund të bombardohet.’ Dhe
kjo është atmosfera në të cilën ka lindur ‘Grabitqarët e natës’. A ka pasur kjo
një ndikim në pikturë? – Nuk e di. Në këtë moment në kohë, e ardhmja ka qenë
shumë e pasigurtë dhe po aq e pasigurt sa errësira në pikturë që rrethon
personazhet në pikturë.

 

Artisti ka qenë i magjepsur me dritat dhe ndjesinë e saj
tek gjërat, tek njerëzit, tek dritaret, dhe ngjyrat e saj. Hopper mesa dukej
injoronte kaosin në botën që e rrethonte atë, po a është rastësi që dritat që
janë ndezur tek grabitqarët e natës dhe ato në studion e tij të jenë dritat e fundit
që ndriçojnë në qytet? Për këtë arsye, mendoj se, mund të gjejmë një lexim më
optimist të kësaj pikture. Por cila është lidhja e saj në këtë kohë disfate dhe
dyshimi veçse të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara me jetët tona. Të
gjithë personazhet e pikturave të Hopper-it, duket sikur janë ngurrues ndaj së
tashmes, të vetmuar, po, duke pritur. Edhe grabitqarët e natës, nuk janë të
ndryshëm nga këto.

 

Por mërzia është saktësisht koha kur ne ndjejmë që koha
dhe të qenit, na frymëzojnë një gjendje të thellë; ndoshta kjo është ajo që po
ndjejnë këta njerëz. Të qenit vetëm së bashku, në anijen e tyre të ndriçuar
kundër errësirës për gjithësa ende pritej që të vinte. Dritat e verdha dhe
jeshile floureshente në këtë pikturë, si ato në studion e Hopper-it, janë një zëvendësuese
e shkëlqimit të diellit. Dhe nëpërmjet dritareve gjigande, ajo mund ta ndriçojë
ende botën.    

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=7j5pUtRcNX4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty