PIKTURËEdvard MunchEDVARD MUNCH: ÇFARË DO TË THOTË NJË CIGARE

EDVARD MUNCH: ÇFARË DO TË THOTË NJË CIGARE

-

 

Në fund të shekullit të XIX-të, cigarja ekzistonte në qendër
të një sërë forcash kulturore. Piktura që jeni duke parë tani është një pikturë
nga Edvard Munch, piktor norvegjez, i shquar për një pikturë tjetër të tijën të
titulluar ‘Britma’. Ky auto-portret me cigare (1895) i bërë dy vite më vonë nga
‘Britma’ është më pak tronditës, por ai lidhet po aq shumë me vet psikologjinë
personale të Munch dhe anën e errët të identitetit të tij si tek ‘Britma’. Por
për kritikët e tij, në qytetin e tij në Oslo (1890), mjegullnaja e errët e këtij
auto-portreti, konsiderohej jo vetëm si të papërshtatshme për artin, por kjo
ishte edhe diçka e rrezikshme për vet psikologjinë e qytetit të asaj epoke.

 

‘Siç tregon portreti i Munch, ai nuk është në asnjë mënyrë
një njeri normal. Kur një artist nuk është normal, një hije do të hidhet edhe
mbi të gjithë artin e tij.’ – një shënim nga Johan Scharffenberg, student norvegjez
mjeksie, i cili në këtë rast është duke i bërë jehonë një linje konservative
morale të menduari. Ai kishte frikë nga prishja e shoqërisë që rezultonte nga
arti, si ajo që po bënte Munch dhe bashkëkohësit e tij (1915).

 

Ky qëndrim pesimist u bë i njohur në një libër të
titulluar ‘Degjenerimi’ nga Max Nordau, i cili sulmonte çdo lloj arti që nuk përputhej
me standardet e tij morale, që ai i cilësonte si helmuese dhe prishësëse. Për
Scharffenberg dhe Nordau, cigarja ishte një lloj simptome për vet degjenerimin
e shoqërisë dhe, së bashku me alkoolin, ajo konsiderohej si një nga vetëkënaqësitë
më të shëmtuara të qytetërimit.

 

Por për Munch dhe rrethin e tij të artistëve dekadentë,
cigarja ishte diçka shumë më e ndryshme. Për ata fundi i shekullit të XIX-të, përfaqësonte
gjithashtu një ndryshim. Dhe kjo ishte mundësia për t’u shkëputur nga vlerat
bajate borgjeze, puritanizmi dhe vlerat e shtrënguara konservative që
përfaqësonte Nordau dhe ndihmësit e tij. Në vitet 1890-të, cigarja nuk ishte
ende aq pupullore.   

 

Vetëm dhjetë vite më parë, James Albert Bonsack shpiku një
makineri rrotulluese që mundësonte prodhimin masiv të 200 cigareve në minutë.
Por shitja e tyre mbetej ende e vogël për shkak të shitjes së lartë të purove
dhe pipave. Që në fillim kur lypësit në Spanjë, merrnin duhanin e mbetur nga pjesët
fundore të purove dhe i rimblidhnin ato me letër, cigarja lidhej me shtresat e
ulta të shoqërisë. Gjatë luftrave në Krime (1853-56), ushtarët e mblidhnin
duhanin me gazetat e vjetra. Në vitet 1890-të, kur cigaret e bëra nga makineritë
ishin më të lira për t’u blerë dhe prodhuar, shtresat punëtore të Evropës
filluan të përshateshin me cigaren, ndërsa shtresa e mesme, veçanërisht burrat i
qëndruan besnikë purove të tyre.  

 

Dhe ishin pikërisht shtresat më të ulta ato ku Munch dhe
bashkëkohësit e tij bohemian, gjetën alternativat e tyre jashtë nga sistemi i
vlerave mbytëse të shtresës së mesme. Ata këmbyen dhomat e tyre të vizatimit me
kafenetë e orëve të vona, festat e darkës për klubet e natës dhe purot për
cigaret.

 

Kështu, cigarja u kthye në karakteristikën thelbësore të
stilit të jetës bohemiane. Në këtë pikturë nga udhëheqësi i Munch, Christian
Crowe, mund të shikojmë një Edvard Munch 21-një vjeçar, i cili po ndez një
cigare në studion e tij bashkë me miq të tjerë artistë. Në këtë gravurë nga vetë
Munch, cigaret dhe gjarpërinjtë mbushin hapësirat e një kafeneje ku intelektualët
bohemian, të të dyja gjinive, pinin dhe debatonin mbi artin dhe idetë, pra me
fjalë të tjera për çdo gjë që përçmonte Max Nordau.

 

Siç vëren edhe kritikja Patricia Berman, bohemianët e
viteve 1880-të dhe 1890-të, përqafuan deviancën që Nordau u kishte atashuar imazhit
të tyre, diçka që ekzistonte ndërmjet shtesës së mesme dhe anarkisë së rrugës dhe
revolta e tyre estetike ishte lindja e asaj që ne e shikojmë tani si atë që u
kthye në modën e cigareve, ku të pije cigare ishte diçka moderne.

 

Për punën e Munch, kjo do të thoshte që të largoheshe nga
naturalizmi i paraardhësve të tij, regjistrimin shkencor të botës natyrale,
madje duke u larguar edhe nga impresionizmi që Munch e shikonte pak a shumë si një
ushtrim formal me dritën. Detyra e tij do të ishte që të rrëmonte në vet psikikën
e tij dhe të regjistronte përvojat subjektive. Dhe kjo është mënyra për të
pasur diçka po aq tmerruese sa piktura e tij ‘Britma’. Kjo është mënyra se si
subjektiviteti i errët përkul apo shtrembëron botën natyrore.  

 

Vet Munch më vonë do të shkruante: ‘Isha duke ecur përgjatë
rrugës me dy miq të mi, dielli po perëndonte, dhe papritur qielli u bë gjak i
kuq. Ndalova, dhe u ndjeva i ezauruar dhe u mbështeta tek gardhi. Aty kishte
gjuhë me gjak dhe flakë të përhapura në peisazhin blu dhe të zi të qytetit.
Miqte e mi vazhduan të ecnin, por unë qëndrova aty duke u dridhur nga ankthi
dhe ndjeva një britmë të pafundmve që përshkonte natyrën.’

 

Nëse do të lexoni ditarin ose kujtimet e dikujt që vuan
nga depresioni, do të gjeni çaste të ngjashme transformimesh shqetësuese si
këto të përshkruara nga Munch. E vërteta është se, sëmundjet menore ishin pjesë
shoqëruese e gjithë kësaj kohe tranzitore në histori.

 

Ndërsa shoqëritë filluan të përballeshin me rritjen e
shpejtë të ankthit, të depresionit, të manisë dhe sëmundje të tjera mendore, grupe
të ndryshme reaguan në mënyra të ndryshme. Dhe kjo ishte ajo që një sërë artistësh
bohemian të asaj epoke u përpoqën që të eksploronin në punën e tyre.

 

Marrëdhënia tragjke ndërmjet çmendurisë dhe krijmtarisë është
e pamohueshme. Disa i janë larguar këtij fakti ose kanë zgjedhur të mos shikojnë.
Në këtë kohë ka ekzistuar një lloj termi që tani nuk përdoret më ‘neurastenia’
diçka që dot është më e afërt me ankthin e menjëhershëm ose maninë e butë. Këtu
cigarja është shumë e rëndësishme sepse ekzistonte një besim se, cigarja ishte
shkakëtarja e çmendurisë. Kjo ka qenë një tori e parashtruar në një libër nga
Dr. L. Bremer e titulluar ‘Duhani, çmenduria dhe nervozizmi’. Një doktor tjetër,
kirurgu Thedore Billroth besonnte se, rastet e përhapura të neurastenias dhe të
neurozave ishin si pasojë e alkoolit dhe e cigareve.

 

Tani, nëse shikoni sërish auto-portratin e Munch me cigare
do të shikoni një lidhje të të gjitha këtyre konstrukteve sociale. Munch ka qenë
i vetëdijshëm për kritikët e tij dhe besimin e tyre e tyre se shkaktarët e saj
ishin degjenerimi dhe cigarja. Ai e përdor këtë si një arsye formale për ta’
paraqitur pikturën si të mjegullt dhe të zhytur në tymin e cigareve. Ai e ka përdorur
cigaren për të sinjalizuar mbi ndërprerjen ndërmjet jetës bohemiane, sëmundjes
mendore dhe artit, prevalencën e sëmundjeve mendore, lidhjen e saj me gjenitë
dhe dështimet e borgjezëve për t’i demoralizuar ata.

 

Munch e ka përdorur cigaren si një simbol kompleks,
nëpërmjet së cilës ai ka vlerësuar vet identitetin e tij kompleks, si edhe për
të krijuar një lloj hapësire vetidentifikimi edhe për ata që vuajnë sot, sepse problemet
me sëmudjet nervore vetëm janë rritur dhe është rritur edhe vet rritja e tyre.
Dhe nuk është se ne jemi më shumë të ndriçuar sot mbi shkaqet e saj nga sa
ç’kemi qenë atëherë.

 

Puna e Munch është një lloj ngushëllimi sepse provon se
ngatërrimi që ne kemi për sëmundjet mendore në shkencë dhe në mjekësi, do të
krahasohet gjithnjë nga kuptimet e diskutueshme dhe të nuancuara në artin e të
gjitha llojeve.

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=Iu2L7oA9QRg

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty