PIKTURËAndrew WyethSI E REALIZONTE NJË PIKTURË ANDREW WYETH?

SI E REALIZONTE NJË PIKTURË ANDREW WYETH?

-

Nga: Nerdwriter1

 

Unë punoja, punoja dhe punoja thjesht me një fushë. Është
si të ndërtosh një shtëpi dhe pastaj të jetosh në të. Ndërtova terrenin duke
menduar për të. Dhe pastaj kur vendosa atë aty ishte ashtu siç duhej. Rozë…si
një guackat e zbehura rozë të karavilleve që gjen atje në breg.

 

Andrew Wyeth ishte 31 vjeç kur realizoi pkturën “Bota e
Kristinës” dhe ajo është një nga pikturat më të njohura amerikane të shekullit
të 20-të. Aty ka një fuqi të padisktueshme dhe është një lloj fuqie, e cila është
më e aksesueshme nga njerëzit mesatar sesa për disa nga eksperimentet dominante
të asaj periudhe. Të paktën kështu është për mua, por kjo nuk do të thotë se, ajo
është më e keqe apo më e mirë sesa, le të themi, një pikturë e Jackson Pollock nga
i njëjti vit. Por le të jemi realist dhe dramatik “Bota e Kristinës” i përshtatet
më mirë formës së kujtesës sonë, të ëndrrave tona, të frikërave tona, dhe të dëshirimeve
tona. Me fjalë të tjera, ajo i ngjan një historie.

 

Pra, cila është hisotria që Andrew Wyeth kërkon që të na
tregojë nëpërmjet kësaj pikture?

 

Ajo që ne shikojmë është një grua që shtrihet në një fushë,
e cila po shikon butësisht një shtëpi në fushë në distancë. Kompozimi është
dizenjuar me elegancë. Gjëja e parë që vihet re është gruaja. Forma dhe vështrimi
i saj ju tërheqin diagonalisht tek shtëpia në të djathtë dhe nga aty sytë tuaj
rrëshqasin tek hangari dhe pastaj tek fusha me bar nga fusha me bar sërisht tek
figura e gruas. Kjo lëvizje përcakton tredimensionalitetin e pikturës.

 

Përtej kësaj kemi një asimetri të përsosur ndërmjet gruas
dhe formave në krye të pikturës. Këto dizenjo komunikojnë qetësi, madje pa e
kuptuar fare ne në fillim. Por teksa fillojmë që të shikojmë më afër “Botën e
Kristinës”, disa gjëra fillojnë që të punojnë kundër kësaj qetësie. Për
shembull, ngjyrat si në shumë piktura të Wayeth-it janë të mbytura, duke
reflektuar ashpërinë e peisazheve të Anglisë së Re, imazhi i zakonshëm në artin
dhe mendimin amerikan të kohës.

 

Edhe fustani i gruas që është ngjyra më goditëse në
kanavacë është një rozë e zbehur, si guackat e zbehura të karavilleve siç i përshkruan
vet Wyeth. Gjëja tjertër që bie në sy është qëndrimi i  gruas. Krahët e saj të shtrembëruar dhe të hollë,
mënyra se si e kapin duart tokën si një lloj energjie nervoze. Këto janë vetëm
disa të dhëna mbi atë se çfarë mund të jetë duke ndodhur në kokën e saj. Duke
qenë me kurriz nga shikuesi ajo krijon një mungesë për të cilën ne ndjehemi të dëshpëruar
për ta plotësuar. Kështu që, ne e vendosm veten në vendin e saj.

 

Por ne dimë pak më shumë gjëra rreth Kristikës. Ajo është
një person që ka ekzistuar me të vërtetë. Anna Christina Olsen, e cila jetonte
në shtëpinë e pikturuar së bashku me vëllain e saj, Alvero Olsen. Ajo vuante
nga një sëmundje e cila nuk i lejonte të përdorte këmbët e saj. Megjithatë, ajo
refuzonte përdorimin e karriges me rrota dhe preferonte që të zvarritej duke përdorur
fuqinë e krahëve të saj.

 

“Unë e pashë një ditë duke u zvarritur përpara shtëpisë
dhe kjo më përndoqi, më mbeti në mendje. Dhe u ktheva në shtëpi atë natë dhe
mbaj mend që ishte një festë e vogël dhe dola nga aty dhe shkova në studion
time dhe bëra një skicë të pamjes së Kristinës në fushë me shtëpinë në sfond.”
– Andreë Wyeth

 

Në kohën e pikturës Olsen ishte 55 vjeç, por ngjyra rozë e
fustanit duket më e re sepse Wyeth përdori bashkëshorten e tij si modele për
bustin e Kristinës. Vetëm krahët e tradhëtojnë gjendjen e saj. “Bota e Kristinës:
nuk ishte thjesht një njeri në një pikë të caktuar në kohë. Ishte një pikturë
mbi të gjithë jetën e Kristinës. Dobësinë, por edhe fuqinë dhe gjallërinë e
saj. Dhe mbi të gjitha, këtë lidhjen e fortë që ajo kishte më shtëpinë e familjes
dhe fushën që e rrethonte atë.  

 

Duke realizuar këtë pikturë, Wyeth po kërkonte një sekret
në natyrë. Puna e tij rrjedh nga tradita e Emerson dhe Thoreau-t, të cilët gjetën
në botën natyrale bazat për një filozofi të re amerikane.

 

“Shpesh ndjej se si mund të mos isha atje për të
pikturuar. Vetëm një palë sy. Kjo do të ishte kaq e mrekullueshme, sikur
thjesht të bëja diçka dhe të zhdukesha. Do të ishte fantastike. “ – Andreë Wyeth

 

Në pikturë, Wyeth na tregon se, ai shikon në natyrën rreth
tij, edhe në piesazhet e Anglisë së Re diçka thellësisht të vërtetë. Dhe, si
artist, ai shpreson që, edhe ne ta shikojmë atë gjithashtu.  

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=7oY5WNAgb90

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty