ARTBUKURI PREJ SË LARGU: SI E PËRTHEU VAN GOGH...

BUKURI PREJ SË LARGU: SI E PËRTHEU VAN GOGH ARTIN JAPONEZ SIPAS DËSHIRËS SË TIJ

-

Megjithëse Vincent Van Gogh nuk shkoi kurrë në Japoni, ai
ra nën ndikimin e artit japonez ndërkohë që jetonte në Paris. Përpara hapjes së
një ekspozite të re në Muzeun e Van Gogh, në Holandë, William Cook, zbulon se
si penelatat dinamike të artit japonez depërtuan në veprat e mëvonshme të
piktorit.

 

Në Muzeun e Van Gogh-ut në Amsterdam, shtëpia e
koleksionit më të madh të Van Gogh-ut, kuratori Nienke Bakker është duke përfunduar
detajet e fundit përpara ekspozitës. Një koleksion magjepsës peisazhesh dhe
portretesh, efekti i përgjithshëm është hipnotik. Van Gogh, është më i thellë
sesa çdo artist tjetër. Ai të ndal në rrugën tënde dhe të përthith brenda.

 

Në shikim të parë, duket si një koleksion i zakonshëm –
por këto piktura kanë një gjë të përbashkët: ato janë frymëzuar të gjitha nga
arti japonez. Kjo ekspozitë tashmë ka qenë një sukses i madh në Japoni, në
Tokio, Saporo dhe në Kioto, dhe tani ai është duke ardhur në shtëpi. Veprat më
kryesore përfshijnë ‘Autoportretin me
vesh të fashuar’,
nga Galeria Courtauld në Londër, e cila tani kthehet në Holandën
vendase të Van Gogh-ut, për herë të parë që nga viti 1930-të.

 

Vincen Van Gogh, nuk shkoi kurrë në Japoni, por ai ishte i
fiksuar pas artit japonez, dhe ndikimi i tij në veprat e tij të mëvonshme ka
qenë mjaft i thellë. Konturet e mprehta të errëta, blloqet e ndezura të
ngjyrave – këto elementë përcaktues i bëjnë johonë dashurisë së tij për printimet
e veprave të artit japonez. Ato i falën artit të tij atë cilësinë e dukjes si
në kukullat me ngjyra (cartoon), që e
veçonte atë nga artistët e tjerë evropianë. Dhe kjo është pjesë e asaj që e bën
atë unik.

 

Van Gogh, e zbuloi artin japonez në vitin 1886, kohë kur
ai jetonte në Paris. Pas shekujsh izolimi, tani Japonia ishte e hapur ndaj
tregtarëve evropianë. Në Paris, dhe nëpër të gjithë evropën, Japonia ishte shumë
në modë. Njerëzit furnizonin shtëpitë e tyre me orendi zbukurimi japoneze, dhe
vishnin kimono në festat e tyre të shtresave të larta. Parisi ishte i mbytur
nga printimet e artit japonez. Vincent bleu me qindra prej tyre. Ai planifikoi
ti rishiste ato, për të përfituar prej tyre, por ai nuk e bëri kurrë këtë në të
vërtetë. Ai i pëlqente ato aq shumë saqë nuk mund të ndahej prej tyre (ai ishte
një biznesmen koti).

 

Vincent nuk mund t’i përballonte dot financiarisht veprat
më të mira japoneze – ai nuk kishte asnjë vepër të Hokusai-t në koleksionin e
tij. Ai koleksiononte printime më të lira nga artistë të mirë – të cilat ishin
perfekte për një student të artit japonez siç ishte vet Van Gogh-u. ‘Atij i pëlqenin
ngjyrat e forta, dhe ngjyrat në këto printime ishin shumë të fuqishme,’ thotë
Bakker. Këto ngjyra të fuqishme shumë shpejt departuan në vet artin e tij.

 

Van Gogh e kishte mësuar veten të pikturonte duke kopjuar
mjeshtrat evropianë si Millet. Tani ai kishte vendosur të kopjonte mjeshtrat
japonezë. Kjo gjë i dha artit të tij një fokus të ndryshëm. Dhe kjo ishte sikur
ai të ishte duke pikturuar me dorën e tij të majtë. ‘Mënyra japoneze e të parit
të botës, dhe e paraqitjes së saj në pikturë, është shumë e ndryshme nga
traditat e Evropës Perëndimore,’ thotë drejtori i Muzeut të Van Gogh-ut, Axel
Ruger. ‘Ajo që ai vlerësonte nga arti japonez ishte vëmendja që ata kishin ndaj
detajit. Ai gjente përsosmëri në çdo gjë që ata bënin.’

 

Ekspozita ‘Van Gogh & Japonia’, sjellin disa nga këto
kopje, plus shumë prej printimeve që ai ka koleksionuar (Vincent bleu më shumë
sesa 600 printime dhe Muzeu i Van Gogh-ut zotëron mbi 500 prej këtyre printimeve).
Krahasimi i këtyre printimeve origjinale japoneze me kopjet e tij është mjaft
intriguese. Ai ka dalë jashtë zonës së tij të rehatisë, duke mësuar një mënyrë
të re.

 

‘Kjo e ndihmoi atë të intensifikonte ngjyrat e tij, dhe që
të thjeshtonte kompozimet e tij,’ thotë Bakker. ‘Ai këkonte të sillte më shumë
dritë dhe më shumë ngjyra në pikturat e tij. Ai kërkonte të përmirësonte stilin
e tij të pikturimit.’ Vincent pa se si këto artistë japonezë vizatonin në mënyrë
spontane megjithëse të saktë, duke kapur thelbin e një objekti vetëm në pak
linja të qarta.

 

‘Kjo i dha atij një drejtim të ri – ajo e ndihmoi atë të
punonte drejt një penelate më të kontrolluar dhe më të fuqishme,’ thotë Bakker.
‘Dhe kjo do të ishte thelbësore për atë që do të bëhej më vonë arti i tij.’

 

Magjepjsa e Van Gogh-ut me artin japonez nuk ishte e
kufizuar vetëm në kopjimin e tyre. ‘Ai nuk bëntë thjesht imitimin e tyre,’ thotë
Bakker. ‘Ai e përdori atë për të përforcuar vet stilin e tij.’ Peisazhet e tij
pasuese janë të pikturuar me një perspektivë më të freskët.

 

Ai përdor mënyrën japoneze të vendosjes së një objekti të
madh në plan të parë, dhe një pamje të largët pas tij. Fokusi i pikturave të
tij është i shpërndarë, sesa thjesht i përqëndruar në një objekt të vetëm. Dhe
kjo nuk ngjante fare me këndvështrimet e bashkëkohësve të tij evropianë.

 

Nga Parisi, Van Gogh shkoi në Arles, në Jug të Francës, në
kërkim të dritës dhe të ngjyrave. ‘Këtu jam në Japoni!’ thoshte ai. Por si shumë
gjëra që thoshte Vincent, edhe kjo nuk kishte kuptim. Me disa vepra në copëza druri
si guida e tij e vetme, ai nuk kishte nga ta dinte nëse Arles ngjante me
Japoninë, apo jo. Në fakt, Arles nuk ngjante fare me Japoninë.

 

Megjithatë, ai donte që Arles që ishte si Japonia dhe kjo
ishte gjithçka kishte rëndësi për të. Siç e tregon edhe ky seksion, ai e
pikturoi Arles në një mënyrë orientale.

 

Një orë larg nga Amsterdami, në qytetin e bukur të Den
Haag, Muzeu tjetër simotër e Van Gogh-ut, Koleksioni Mesdag, ka sjellë një
ekspozitë paralele, ‘Mesdag & Japonia’. Kjo shfaqje më e vogël, e artit dhe
artefakteve japoneze, përbën një sfond ndriçues për ekspozitën ‘Van Gogh &
Japonia’.

 

Hendrik Mesdag, ka qenë një piktor tradicional peisazhesh,
një gjeneratë më e vjetër se ajo e Van Gogh-ut, i cili gëzoi suksesin tregtar
dhe kritik, të cilën Van Gogh e shmangu në jetën e tij.

 

Ai jetoi në një vilë të madhe në Den Haag, e cila tani
strehon Koleksionin Mesdag – një koleksion pompoz të pikturave të Mesdag dhe të
artistëve të tjerë, të tillë si Pieter de Josselin de Jong. Mesdag, gjithashtu
koleksiononte mobilie dhe porcelan japonez. Dhe është ky koleksion i tij që përbën
edhe shtyllën e ekspozitës ‘Mesdag & Japonia’.  

 

Van Gogh, jetoi në Den Haag për pak kohë, si një artist i
pasuksesshëm. Ai kishte respekt për pikturat e Mesdag-ut, por ai nuk kishte si
të bënte ndryshe veçse të kishte zili për pasurinë dhe famën e Mesdag-ut.
Koleksioni Mesdag, përfshin piktura të cilat Van Gogh i adhuronte, dhe atë lloj
arti japonez që ai nuk mund ta blinte dot kurrë.

Megjithatë, duke menduar për shtëpinë madhështore të
Mesdag-ut, nuk mund të mos mendojmë se – nëse Van Gogh do të kishte pasur të njëjtin
sukses si Mesdag-u, a do të ishte bërë ai ndonjëherë një artist i madh? A do të
kishte studiuar ai artin japonez, dhe ta përthithte atë siç bëri– apo a do të
kishte bërë të njëjtën gjë si Mesdag-u, thjesht ta koleksionionte atë për kënaqësi?

 

Trishtueshëm, Van Gogh kishte vetëm pak vite për të
zhvilluar këtë aspekt japonez në artin e tij. Ai u vetvra në vitin 1890-të, në
moshën 37-të vjeçare, katër vite pasi ai bleu këto printime japoneze në Paris.

 

Megjithatë, pa artin japonez, ai mund të kishte vdekur
edhe më herët. ‘Studimi i printimeve japoneze e bëri atë të lumtur, thotë
Bakker. ‘Këto printime reflektonin një botë të bukur, me ngjyra të bukura – një
vend të magjishëm për t’u vizituar, edhe sikur vetëm me mendje.’

 

Burimi: BBC ART, 20 mars 2018

http://www.bbc.co.uk/programmes/articles/14cB7k5NYw3YRDtLQ2ftnMF/distant-beauty-how-van-gogh-bent-japanese-art-to-his-own-will

 

Përzgjodhi dh përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty