ARTArt DixhitalE ARDHMJA E DASHURISË NGA ESTHER PEREL ÇFARË...

E ARDHMJA E DASHURISË NGA ESTHER PEREL ÇFARË PO NDODH ME KAPITALIZMIN EMOCIONAL?

-

Ne nuk kemi investuar kurrë më shumë në dashuri sesa ajo
që bëjmë sot.

Dhe nuk jemi divorcuar kurrë më shumë në emër të dashurisë
sesa bëjmë sot.

 

Le të flasim për dashurinë…

 

Unë kam punuar si terapiste për 35-së vite, duke ndihmuar
njerëzit që të lundrojnë në sfidat e marrëdhënieve moderne dhe kur mendoj për dashurinë,
unë nuk jam duke menduar vetëm për dashurinë romantike, megjithëse ai është një
nga shqetësimet kryesore në punën time, por unë mendoj për të gjithë peisazhin ku
ekzistojnë këto marrëdhënie në këtë pikë.

 

Ajo që dallohet qartazi në këto momente është se sa shumë këto
marrëdhenie janë duke ndryshuar me shpejtësi, të gjitha: normat janë duke na rrëshqitur
këmbazi, dhe shumë shpesh ne, i përcaktojmë këto rregulla ndërsa marrëdhënia vijon.
Për një kohë të gjatë, të gjitha marëdhëniet mbi këtë çështje kanë qenë qartësisht
të kodifikuara. Ne kemi pasur sisteme fetare, hierarki shoqërore, struktura
nxitëse dhe gjëra të ndaluara, të cilat na thonin se, kush ishim, çfarë pritej
prej nesh, dhe se çfarë supozohej që ne të bënim. Të rriturit dinë si të flasin
me fëmijët, fëmijët dinin se si ti trajtonin prindërit e tyre, bashkëshortët e
dinin se çfarë ti thonin bashkëkëshorteve të tyre, dhe bashkëshortet e dinin se
çfarë nuk duhet tu thonin bashkëshorteve të tyre, dhe thuajse çdo gjë ishte në
vendin e vet. Ka pasur shumë siguri dhe shumë qartësi dhe shumë pak shprehi
personale, dhe shumë pak liri, dhe shumë pak zgjedhje. Ne kemi kaluar, në të
gjitha sferat e marëdhënieve, nga një model me rregulla, në një model zgjedhjesh,
nga një model detyrash dhe detyrimesh në një model opsionesh dhe vetëqartësimi,
dhe ne kemi lëvizur gjithashtu nga siguria në pasiguri dhe vetdyshim.

 

Ne nuk kemi investuar kurrë më shumë në dashuri sesa ajo që
bëjmë sot.

Dhe nuk jemi divorcuar kurrë më shumë në emër të dashurisë
sesa bëjmë sot.

 

Kurrë nuk është investuar në marrëdhëniet romatike me
pritshmëri të cilat kanë krijuar një Olimp të ri. Ata pak njerëz që ia dalim kësaj
pune me sukses duket se po ia dalin më mirë sot se shumica e marrëdhënieve në të
shkuarën. Por shumica më e madhe duket sikur nuk i arrijnë dot pritshmëritë që
ata investojnë në sipërmarrjet e tyre romantike.

 

Kështu, pyetja ime është si të arijmë ne atje?

Çfarë ka ndodhur?

Cila është historia e shkurtër e dashurisë që do të na ndihmonte të
kuptonim se, ku jemi, dhe ku po shkojmë?

 

Për një kohë të gjatë, ne kemi jetuar në fshatra dhe në
komunitete dhe, këto komunitete na jipnin një ndjesi indentiteti dhe përkatësie.
Në komunitet, ne e dinim se kush ishim, ne e dinim, se çfarë pritej prej nesh,
dhe ne kishim një ndjesi të fortë mbështetjeje, vazhdimësie dhe trashëgimie; të
gjitha ato përvoja bazë në jetët tona. Në një kohë shumë të shkurtër, ne u
zhvendosëm në qytete dhe në qytete ne u bëmë shumë më të lirë dhe, gjithashtu,
edhe shumë më të vetmuar. Dhe kudo, ku mund të ktheheni sot për të parë
literaturën mbi marrëdhëniet dhe mbi dashurinë moderne, do të dëgjoni ankesa
mbi dy çështje kryesore: përkatësinë dhe vetminë.

Humbja e përkatësisë, ndonjëherë e quajtur edhe humbja e
komunitetit, humbja e  koherencës, dhe
vetmia, që në këtë moment është kthyer në shenjuesin kryesor më të spikatur
lidhur me shëndetin; më e rëndësishme, më kritike, sesa siguracioni shëndetësor
apo ushqimi.

 

Dhe meqë jemi këtu, çfarëdolloj gjëje që nuk ecën mirë me
gratë, përgjithësisht është edhe më keq për burrat. Nëse gratë mund të jenë të
vetmuara, është edhe më keq për burrat. Nëse gratë janë në depresion, burrat ia
dalin me sukses që të kryejnë vetëvrasje. Nëse gratë kanë çështje shëndetësore,
shëndeti i burrave është edhe më keq dhe, kështu, e me rradhë. Është vetëm një
gjë ku burrat ia dalin më mirë sesa gratë ,dhe kjo është në martesë. Cilësia e
jetës në martesë rritet edhe më shumë për burrat. Ndërsa, cilësia e jetës së grave
bie. Ato janë shumë të ezauruar nga kujdesi për pjesëtarët e tjerë të familjes.
 

 

Por një nga gjërat që ndodhte në atë komunitet është që
dashuria, e cila në thelb, mendoj si pjesë e martesës para së gjithash ishte një
njësi ekonomike. Në fakt, dashuria dhe pasioni kanë ekzistuar gjithmonë, por
ato ekzistonin jashtë institucionit të martesës. Ndërsa, vet institucioni i
martesës ishte pragmatik, ekonomik, duke shërbyer për shoqëri, për mijetesë, për
jetën familjare, dhe për statusin shoqëror. Dhe nuk kishte rrugëdalje. Martesa
ndodhte vetëm një herë, dhe ajo ishte një martesë për të gjithë jetën. Dhe nëse
nuk shkonte siç duhej, mund të shpresonit vetëm për një vdekje më të hershme. Kjo
ishte rrugëdalja. Dhe është diçka shumë e rëndësishme për të kuptuar se çfarë
do të thotë kur keni një rrugëdalje, dhe veçanërisht se çfarë do të thotë kur
gratë kanë një rrugëdalje gjithashtu. Në këtë model ka pasur disa atribute
kryesore, siç e dini, nuk kishe një rrugëdalje dhe intimiteti përcaktohej qartësisht
si një konvenjencë, një mënyrë të jetuari bashkë dhe të ndaje përditshmërinë e
jetës.  

 

Ne jemi zhvendosur në një model të dashurisë romantike dhe
në dashurinë romantike martesat tona kthehen në investime me dëshira, aspirata
dhe një intimitet që e ndryshon kuptimin e saj dhe tani ajo është kthyer në artikulimin
– ‘më shiko mua tani.’ Dhe në këtë model – më shiko mua, tani – do të thotë që,
tani do flas me ty dhe se unë do të ndaj me ty asetet e mia më të thella, dhe
ato nuk janë më paja ime apo dhimbjet e mia, por aseti im më i thellë është
jeta ime e brendshme. Me ngritjen e romanticizmit në pamë ngriten e
industrializimit, industrializimin dhe ngritjen e individit dhe të jetës
romantike, të cilat mblidhet në gjitha bashkë. Unë do të ndajë me ty ankthet e
mia, ëndërrat e mia, aspirata e mia, dëshirat e mia, dhe kur të flas me ty, të
lutem më shiko. Unë dua atë kontakt me sy, atë shkëmbim me ty që në atë çast do
të më çlirojë nga vetmia ime ekzistenciale, në mënyrë që, ta di që unë kam rëndësi;
që jam e rëndësishme.  

 

Në një komunitet ju keni rëndësi. Ju nuk kishit rëndësi si
një individ, por ju ishit të rëndësishëm. Ndërsa këtu ju duhet të krijoni një
sistem të ri kuptimi dhe në këtë sistem të ri kuptimi të intimitetit, ne
gjithashtu, fillojmë të bëjmë edhe diçka tjetër që nuk është bërë kurrë më parë,
që është se, ne e zbritëm lumturinë nga Parajsa në Tokë. Në shumicën e historisë,
lumturia i përkiste jetës së përtejme, pas vdekjes. Ju vuanit në tokë, por do të
shpërbleheshit më vonë. Por kjo ideja që ne mund të jemi të lumtur këtu, që nuk
është vetëm një opsion, por që kthet në një mandat që na bën të pyesim veten,
‘A jam i lumtur?’ ‘A jam mjaftueshëm i lumtur?’

 

Dhe, në fakt, nuk dovorcohemi më sepse jemi të palumtur,
por ne divorcohemi sepse mund të jemi edhe më të lumtur.

 

Por si të di këtë?

 

Kur gjithçka ishte e paracaktuar, ishte shumë e qartë se
kush do të ishte ai që fitonte bukën e gojës për të gjithë familjen, kush do të
zgjohej natën për të ushqyer fëmijën, kush ka të drejtën të kërkojë seks, por në
këtë moment çdo gjë është e hapur për negociata.

 

Në zemër të marëdhënieve janë bashkëbisedimet.

 

Kurrë më parë nuk i është dashur njerëzve që të negociojnë
mbi gjithçka:

 

Kush do të jetë ai që fiton bukën e gojës për të gjithë
familjen?

Kush do të zgjohet nesër në mëngjes?

Karriera e cilit person është më e rëndësishme?

Me sa njerëz duhet të dal në takime?

Cila do të jetë gjinia e njerëzve me të cilët dal?

Dhe a duhet ti them njerëzve më të cilët dal se me kë po
dal tjetër?

A jam gati që të sistemohem përfundimisht?

A dua të kem fëmijë?

Sa fëmijë duhet të kem?

A jam gati për të pasur fëmijë?

 

Pastaj kemi edhe biologjinë. Kur ne martoheshim atëherë,
ne bënim seks për herë të parë. Sot ju martoheni dhe thjesht ndalni së bëri
seks me njerëz të tjerë. Dhe ky është një peisazh krejtësisht i ndryshëm.

 

Për të gjithë hsitorinë, seksualiteti ishte një çështje e
gjendjes sonë, biologjisë sonë, dhe ne për herë të parë ne arritëm që të ndajmë
seksin nga funskioni i tij riprodhues. Dhe në fakt, seksi martesor para së
gjithash ishte një seks për tu riprodhuar dhe ajo ishte një detyrë martesore e
gruas.

 

Kapërcimi nga detyra tek dëshira, ndodhi me demokratizimin
e kontracepsionit. Për herë të parë, ne mund ta çlirojmë seksualitetin nga
pasojat e tij të mundshme për të gjithë. Dhe për herë të parë, seksualiteti
kthehet në një çështje të identitetit tonë dhe ajo nuk është më vetëm një çështje
të biologjisë sonë. Tani, e përcaktoj unë identitetin tim seksual, stilin tim të
jetës, çfarë do të thotë për mua, dhe unë ndjej se kam të drejtën të përjetoj
si një pjesë të plotë të vetshprehjes sime, se kush jam dhe se si dua që ta
jetoj jetën time dhe kjo është diçka që vetëm po zgjerohet jashtë sistemit binomit
femrë/mashkull në një diapazon më fluid. Seksualiteti është kthyer në një nga
shënjuesit kryesorë të identitetit, të strukturave të pushtetit, dhe ju e dini
se, ku na çojnë këto dhe se ku,ndodhemi në këtë moment.

 

Kështu, kjo ideja që ne duhet të negociojmë dhe se ne
duhet të flasim për gjëra për të cilat nuk na është dashur që të flasim, në fakt,
po ndodh, së bashku në jëtët tona privaten në jetët tona romantike, në jetët
tona familjare, por gjithahtu edhe në hapësirat tona të punës.

 

Në fakt, është duke ndodhur diçka mjaft interesante dhe që
e kemi quajtur kapitalizmi emocional. Kapitalizmi emocional, në thelb, është
bashkërrjedhja e asaj që ka ndodhur në jëtën tone emocionale me atë që ndodh në
jetën tonë ekonomike.

 

Çfarë dua të them me këtë?

 

Në jetën tonë emocionale sot, ne jemi duke kërkuar partnerët
tanë me mjete të cilat i ngjajnë gjithnjë edhe më shumë ekonomisë së tregut. Ne
kemi aplikcaione, kemi mijëra njerëz që dalin në takime me një klikim të
gishtave dhe ne duhet të zgjedhim, duhet të zgjedhim se kush do të jetë ai/ajo
e vetmja, cili do të jetë shpirti binjak. Ai shpirti binjak që deri në këtë
moment ka qenë një bashkërrjedhje ndërmjet shpirtërores dhe lidhjes. Dhe ne,
jemi duke kërkuar për atë shpirt binjak që do të na ofrojë këtë ndjesi përkatësie,
atë ndjesi kuptimi, atë ndjesi ekstazie, atë ndjesi transhendence, çdo gjë që
njerëzit më parë e kanë kërkuar tek fusha e fesë. Tani, të gjitha këto janë
transpozuar në sferën romantike. Por këtë shpirt binjak unë jam duke e gjetur në
një ekonomi tregu dhe me mjete të cilat huazohen nga modelet ekonomike dhe
politike. Unë fola për ‘pazarin’ që bëhet në këtë rast, nëse kjo është një marrëveshje
e mirë, fola për rikthimin e investimit që kam bërë, fola për atë që kjo nuk është
ajo për të cilën kam rënë dakord, po flas në gjuhë ekonomike, për të vlerësar
cilësinë e jetës sime emocionale. Por e njëjta gjë po ndodh edhe në krahun e
kundërt.

 

Ne po sjellim një nivel emocionaliteti dhe intensiteti në
mjediset tona të punës, që nuk ka ekzistuar më parë. Sfera private, fjalë për
fjalë, është duke depërtuar në hapësirat e punës. Narracioni i vuajtjes është bërë
një nga shenjëuesit e identitetit tonë dhe ato po futen edhe në mjediset tona të
punës. Pasojat shoqërore të këtij narracioni emocional, në të cilën vlerat, janë
zëvendësuar nga emocionet dhe ne po flaim këtu për inteligjencë emocionale, dhe
jo për etikë, dhe bashkërrjedhja e këtyre të dyjave…mua më pëlqen konceptimi
i kapitalizmit emocional. Ajo përshkruan dy rryma të cilat përgjithësisht kanë
qenë të ndara dhe që në këtë çast janë duke ardhur bashkë.

 

Dhe ajo që ndodh është se, në të gjitha marëdhëniet tona,
po ndodh edhe një paralele tjetër. Për një kohë të gjatë marrëdhnëiet tona
martesore, jeta jonë dashurore, kanë qenë për mbijetesën, baza, streha,
ushqimi. Pastaj, ne lëvizëm në një nivel përkatësie, dhe kuptimi. Më pas, nëse
do të ndjekim shkallën Maslow, ne kemi kaluar tek shkalla e vetaktualizimit. Tani
unë nuk të zgjedh ty vetëm sepse ne do të ndërtojmë një jetë bashkë, por
gjithashtu, unë të zgjedh ty, shpirtin tim binjak që ti të më ndihmosh që të bëhem
ai njeri që unë dua të bëhem. Dhe duke qenë se, nuk po të zgjedh në moshën 18-të
vjeçare, por kur jam 28-të vjeç, ose 30-të, ose 34-ër, guri i themelit nuk
është më dashuria, por dashuria romantike dhe kjo vjen pas 15 vitesh nomadizmi
romantik dhe seksual.

 

Kështu që, kur unë të zgjedh ty, kjo zgjedhje, ky
ekskluzivitet, a e di ti që ti je ai njeriu për të cilin do të më duhet të fshijë
të gjitha aplikacionet e mia në celular…ky është rituali i ri i angazhimit. Për
ty dhe nëpërmjet teje unë kërkoj, i jap fund kërkimit tim dhe kjo të jep ty një
vlerë të jashtëzakonshme. Rrjedhimisht, nëse më lëndon, nëse më tradhëton, nëse
më gënjen, nëse ti dhunon besimin që kam tek ti ,jo vetëm që është e dhimbshme,
por ajo bëhet traumatike dhe kataklizmike. Kjo është vazhdimësia në termat e të
menduarit të përse tradhëtia sot të dhëmb, në një mënyrë të ndyshme nga ajo që
ka qenë më parë. Dhe ky nivel nevojash, është gjithashtu i ngjashëm edhe në punë.
Ju mund të pyesni të gjithë veten:

 

A jeni rritur për të qenë besnik, apo jeni rritur për të
qenë autonom?

A jeni rritur për të menduar për të tjerët, kur jeni duke
menduar për vet nevojat tuaja,

apo jeni rritur nga njerëz që ju kanë thënë se si mund t’i
arrini nevojat tuaja?

Si të vareni tek vetja?

Si të mos vareni tek të tjerët?

A keni menduar në një kuadër kolektiv, apo a keni menduar
në një kuadër individualist?

Dhe kur ndodh kjo, çfarë ndodh nëse qëndroni?

 

Në ditët e sotme, të qëndrosh nuk ka shumë vlerë. Nuk është
më një pushtet aq i bukur. Në fakt, nëse qëndronit pesë vite në punën tuaj, ose
nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në një marrëdhënie që nuk është e kënaqshme,
ju nuk jeni ambicioz dhe me shumë siguri nuk jeni duke optimizuar jetën tuaj.
Kjo është duke ndodhur në të gjitha sferat. Dhe ju nuk vini më në punë vetëm
sese keni nevojë të keni siguri në jetë dhe se keni një punë të mirë, por ju gjithashtu
kërkoni që të keni një punë që ju vlerëson, që shikon potencialin tuaj, që ju
ndihmon të bëheni ai person që doni të bëheni. Kjo është arsyeja përse
menaxhmenti është duke pësuar transformime masive në mënyra të ngjashme siç po ndodhin
edhe lidhur me dashurinë romantike.

 

Dhe kur unë kam filluar të flas për marrëdhëniet jashtë zyrës
sime, jashtë praktikës sime klinike, dhe që të shkoj në kompani që të flisja për
marrëdhëniet. Para së gjithash fjala marrëdhënie ishte si një mallkim. Por nga
ana tjetër, nëse jeni gjendur duke folur për marrëdhëniet, do të thotë se, ata
ju kanë marrë në një kohë krize dhe përgjithësisht kjo është ajo që quhet
aftësi e butë. Në këtë moment aftësia për të kultivuar aftësitë tuaj mbi
marrëdhëniet, lidhjet, këtu më thelbësora është inteligjenca. Inteligjenca
është baza e çdo gjëje. Sepse nëse ju jeni të vetmuar në jetë ose në punë, nëse
marrëdhëniet tuaja me kolegët ose këdo tjetër rreth jush janë të këqia, nëse ju
nuk jeni në gjendje që të ndani asgjë rreth vetes, se ka 44 milion njerëz që
janë ofrues kujdesi vetëm në këtë vend, dhe se ka një arsye përse erdhe vonë
sot në zyrë, nëse nuk e sillni dot atë që është private në sferën profesionale,
performanca juaj, aftësitë tuaja analitike, strategjizimi juaj, që të gjitha do
vuajnë si pasojë e kësaj. Thelbi është dimensioni i aftësisë për tu lidhur. Dhe
për të arritur këtë njerëzit duhet të bëjnë të gjitha lloje e vështira të bashkëbisedimeve
që ata nuk kanë ditur ti kenë. Ata nuk dinë se si ta bëjnë këtë në marrëdhëniet
e tyre dhe nuk dinë se si ta bëjnë këtë edhe në vendin e punës domosdoshmërisht.
 

 

Çfarë nënkuptoj me marrëdhënie të vështira?

 

Për herë të parë, ne duhet të negoiojmë mbi kufinjtë në një
mënyrë siç nuk na është dashur më parë. Në historinë e dashurisë monogamia,
gjithmonë, ka nënkuptuar një person për të gjithë jetën. Në historinë moderne të
dashurisë, monogamia do të thotë një njeri në herë, për një kohë të caktuar të
lidhjes. Dhe shumë njerëz do t’ju thonë se ata janë monogamë në të gjitha marrëdhëniet
e tyre, pra në shumës.

 

Pa thojani këtë gjyshërve tuaj?

 

Ne po përodrim të njëjtat fjalë, por kuptimi i tyre ka
ndryshuar në mënyrë dramatike. Ne përdrim fjalën martesë, por ajo nuk do të
thotë të njëjtën gjë si më parë. Ne përdorim fjalën dashuri, ndjenja është e njëjtë,
por të gjitha mjetet e komunikimit, të gjitha mjetet e kortezhimit, për të dalë
në takime, për tu çiftuar, janë transformuar krejtësisht. Shumë njerëz shkëmbejnë
me njerëz të tjerë në mënyrë dixhitale pa dëgjuar zërin që është pjesë e asaj që
ti do të dëgjosh, njerëz që flasin për dashurinë, dhe jo njerëz që dërgojnë mesazh
për të. Mjetet e komunikimit nuk e ndryshojnë një ndjenjë, por ato në fakt e
ndryshojnë ndjenjën. Është diçka me dy funde.

 

Lejomëni t’ju pyes diçka…

 

Sa prej jush do të ishin në gjendje të më thonin se
aktualisht janë në një marrëdhënie?

Dhe, sa prej jush do të dëshironin të ishin në një marrëdhënie?

Dhe, sa prej jush duan të mos jenë në marrëdhënien në të
cilën jeni tani?

Ose të paktën me raste?

 

Sepse ambivalenca nuk është diçka për të pasur turp, por
ajo është aftësia jonë për tu përballur me ndjenjat kontradiktore brenda vet
marrëdhënieve tona. Dhe, në fakt, kjo është diçka shumë natyrale. Në fakt,
ndoshta sfida më e rëndësishme e dashurisë moderne në këtë çast është se si po
përpiqemi në një marrëdhënie që të bashkërendojë shpesh nevoja njerëzore thelbësisht
të ndryshme. Ne duam të njëjtën marrëdhënie që të na japë siguri dhe qëndrueshmëri
dhe varësi dhe përgjegjësi, por ne duam gjithashtu që ai njeri i njëjtë që të
na surprizojë, të na ofrojë gjëra të reja, mister dhe pasion dhe të gjitha këto.
Ne duam që të kemi familjarite, por gjithashtu, jo edhe aq shumë në mënyrë që të
mos ta mbysim surprizën. Ne duam të kemi vazhdimësi, por ne nuk duam që të mërzitemi
nga rutina. Ne po përpiqemi me të vërtetë, që për herë të parë, të bashkërendojmë
spirancën dhe dallgët, angazhimin dhe lirinë, autonominë dhe besnikërinë,
dashurinë dhe dëshirën.

 

Dhe sot, dashuria nuk duket sikur është edhe aq e fortë.

 

Duket që për shumë njerëz, dëshira shpesh merr përparësi.

 

Dëshira thotë kjo është një gjë e mirë, më pëlqen ajo që
kam, por a është vetëm kjo ajo që është?

A ka më shumë?

A ka më mirë?

A mund të ketë të reja?

 

Dhe ky model që inkurajohet në një ekonomi tregu, ka
penetruar gjithashtu edhe në jetët tona romantike. Këto të dyja takohen me njëra-tjetrën
gjatë gjithë kohës.  

 

Kështu, lidhjet dhe marrëdhëniet që ju krijoni me njerëz të
tjerë, do t’ju ofrojnë me shumë kuptim, lumturi, dhe mirëqenje se sa çdo lloj përvoje
tjetër njerëzore. Në thelb, është cilësia e marrëdhënieve tuaja ajo që përcakton
cilësinë e jetës suaj.

 

Dhe mua më pëlqen të përfytyroj një botë, në të cilën, ju
të mund të keni mundësinë të përjetoni marrëdhëniet tuaja me gjallëri, me
vitaltet, me drithërima, sepse si individë, si partnerë, si njerëz të
organizatave, ju që të gjithë e dini dallimin ndërmjet një marrëdhënie që nuk ka
vdekur dhe të një marrëdhënie që është gjallë.

 

Marrëdhëniet tuaja, janë historia juaj.

Dhe unë ju ftoj të, shkruani shpesh dhe të redaktoni mirë.

 

Faleminderit!

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty