Të tjeraDËSHIROJ TË FALENDEROJ NGA MARIANGELA GUALTIERI

DËSHIROJ TË FALENDEROJ NGA MARIANGELA GUALTIERI

-

Në këtë orë të mbrëmjes, në këtë pikë të botës

dëshiroj të falenderoj

labirintin hyjnor të shkaqeve dhe të pasojave

për diversitetin e krijesave që popullojnë këtë univers të vetëm

dëshiroj të falenderoj

për dashurinë që na bën që ti shikojmë të tjerët ashtu siç i shikon
hyjnorja

për bukën dhe për kripën

për misterin e trëndafilit që buron në ngjyra dhe që nuk e shikon

për artin e miqësisë

për ditën e fundit të Sokratit

për gjuhën që mund të stimulojë dijen

dëshiroj të falenderoj

për kurajon dhe lumturinë e të tjerëve

për shkëlqimin e zjarrit

që asnjë njeri nuk mund ta shikojë pa një farë shije antike

dhe për detin që është më i afërmi dhe më i ëmbëli nga të gjitha Perënditë

dëshiroj të falenderoj

sepse janë kthyer xixillonjat

dhe për ne kur jemi të lehtë, të gëzuar dhe mirënjohës

për bukurinë e fjalëve, natyra abstrakte e Zotit

për leximin dhe për shkrimin

që na japin mundësinë që të eksplorojmë botën dhe veten tonë

për qetësinë e shtëpisë

për fëmijët që janë hyjnitë tona

për shpirtin sepse nëse ai zbret nga kopshti i tij toka do të vdiste

për faktin që kam një motër

dëshiroj të falenderoj

për të gjithë ato gjëra që janë qartësi të vogla dhe të lira

për artin antik të teatrit që ende mbledh të gjallët dhe që i ushqen

për inteligjencën e dashurisë

për verën, për ngjyrën e saj

për bukurinë kaq antike dhe kaq të re

dëshiroj të falenderoj për fytyrën e të tjerëve

për fytyrat e botës që janë të shumta

dhe disa janë të adhurueshme

për kur natën flemë të përqafuar

kur jemi të kujdesshëm dhe të dashuruar

për vëmendjen që është lutje spontane e shpirtit

për të gjitha bibliotekat e botës

për të ndjerit mirë mes atyre që lexojnë

dhe sërish për të mirën e miqësisë

kur thuhen gjëra idiote dhe të dashura

për të gjitha puthjet e dashurisë

për dashurinë që na bën sypatrembur

për kënaqësinë për entuziazmin

dëshiroj të falenderoj

sepse mbi këtë tokë ekziston muzika

për dorën e djathtë, për dorën e majtë

për dakordësinë e tyre intime

për macet, për qentë

që janë miq të dashur të misterit

për lulet dhe për lavdinë sekrete që ato festojnë

për heshtjen dhe për tingujt e saj të shumtë

për heshtjen dhe për arin e saj

për diellin, paraardhësin tonë

dëshiroj të falenderoj

për Borgezin, për Uitmenin

për Francis-in e Azisit

sepse këtë poezi tashmë ata e kanë shkruar

për faktin që kjo poezi është e pashtershme

dhe që ndryson sipas njerëzve

dhe që nuk do ta mbërrijë kurrë vargun e fundit

dëshiroj të falenderoj

për minutat që i paraprijnë gjumit

për gjumin dhe vdekjen, këto dy thesarë okult

dhe në fund dëshiroj të falenderoj

për fuqinë e madhe të dashurisë antike

për dashurinë që lëviz diellin dhe yjet e tjera

dhe që lëviz gjithçka tek ne.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tT63e-S8V9A

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty