Të tjeraMBI DASHURINË DHE TË QENIT NGA JACUQUES DERRIDA

MBI DASHURINË DHE TË QENIT NGA JACUQUES DERRIDA

-

 

A mund të shpjegosh përse çështja
e dashurisë i ka shqetësuar filozofët për shekuj me rradhë? Dashuria është një
subjekt i rëndësishëm filozofik, apo jo?

 

Nuk mund të ma bësh këtë pyetje
Amy.

Përse kanë folur gjithmonë
filozofët për dashurinë?

 

Filozofia kështu e ka nisur rrugën
e saj. Nëse më pyet për dashurinë në përgjithsi, koka ime është bosh. Dhe përsa
i takon arsyes, përse filozofia gjithmonë ka folur për dashurinë, ose nuk do të
kisha asgjë për të thënë, ose thjesht do të ricitoja klishe.

 

Platoni ka folur gjithmonë për të.

Mbase mund të thuash diçka
lidhur me këtë.

 

Një nga pyetjet që mund të bëjmë
këtu, është pyetja mbi dallimin ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. A është dashuria,
dashuri për dikë apo për diçka? Le të themi që, unë dua dikë. A e dua unë këtë dikë
për veçanësinë absolute të asaj që ata janë? Pra, unë të dua ty sepse ti je ti.
Apo unë dua cilësitë, bukurinë dhe inteligjencën tënde? A duam dikë për atë dikë
që ata janë apo duam dikë për atë diçka që ata kanë? Dallimi ndërmjet ‘cilit’
dhe ‘çfarë’ qëndron në zemër të dashurisë, e ndan zemrën. Shpesh thuhet se
dashuria të lëviz zemrën. A lëviz zemra ime sepse unë dua dikë për vecçnësinë e
tyre absolute, apo a dua atë njeri për mënyrën se si ata janë? Shpesh, dashuria
fillon me një lloj joshjeje. Dikush tërhiqet, sepse ai njëriu tjetër është kështu
apo ashtu. Anasjelltas, dashuria zhgënjehet dhe vdes kur ti kupton se njeriu
tjetër nuk e meriton dashurinë tonë. Ai njeriu tjetër nuk është kështu apo
ashtu, pra siç e kishim menduar ne. Pra me vdekjen e dashurisë, njeriu ndal së
dashuruari personin tjetër jo për atë që ata janë, por sepse ata janë kështu apo
ashtu. Kjo është për të thënë se, historia e dashurisë, zemra e dashurisë,
ndahet ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. 

 

Çështja e të qenit, që të
kthehemi te filozofia, sepse pyetja e parë e filozofisë është:

 

Çfarë do të thotë të jesh?

Çfarë është qenia?

 

Vet çështja e të qenit në
vetvete, është gjithmonë e ndarë ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. A është ‘të
qenit’ të jesh dikush apo të jesh diçka? Unë flas për këtë në mënyrë abstrakte,
por mendoj se kushdo që fillon të dashurojë, është i dashuruar, ose ndal së
dashuruari, është i dyzuar ndërmjet ndarjes së ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. Dikush kërkon
që të jetë i vërtetë ndaj dikujt – në mëyrë të veçantë dhe të pazëvendësueshme
– dhe dikush e percepton që ky person nuk është X apo Y. Ata nuk i kishin cilësitë,
tiparet, imazhin, që mendoja se i doja. Kështu, besnikëria kërcënohet nga
dallimi ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’.

 

Përzgjodhi dhe përktheu –
Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty