Të tjeraDASHURI PESHKU NGA RABBI DR. ABRAHAM TWERSKI

DASHURI PESHKU NGA RABBI DR. ABRAHAM TWERSKI

-

  

Në kulturën tonë, fjala dashuri thuajse e ka humbur
kuptimin e saj. Ekziston një histori shumë interesante për një rabin, i cili
takon një djalë të ri që po shijonte një pjatë me peshq që ai po hante. Dhe ai
e pyet, ‘përse po e ha atë peshk?’. Dhe djali i ri i përgjigjet, ‘sepse më pëlqen
peshku.’ Aha, ty të pëlqen peshku dhe kjo është arsyeja përse e nxorre nga uji
dhe e zieve atë?! Mos më thuaj që ti e do peshkun, ti do veten tënde. Dhe duke
qenë se, peshku ka një shije të mirë për ty, kjo është arsyeja përse e nxorre
nga uji, e vrave dhe e zieve atë. Shumë nga ajo që është dashuri është dashuri
peshku. Një djalë dhe një vajzë e re bien në dashuri. Çfarë do të thotë kjo? Kjo
do të thotë që, ky djalë i ri pa tek kjo vajzë dikë që mund t’i plotësojë atij
të gjitha këto nevojat fizike dhe emocionale dhe ajo pa tek ky djalë dikë që
mund të bënte të njëjtën gjë për të. Dhe kjo ishte dashuri. Por në fakt, secili
është duke kërkuar për nevojat e veta. Kjo nuk është dashuri për personin tjetër.
Nëse personi tjetër kthehet në një mjet për kënaqësinë time…kjo është dashuri
peshku, nuk është dashuri. Një dashuri e jashtme nuk është ajo që do jap dhe
ajo që do marr. Është gabim të mendosh që ti i jep atij njeriu që ti dashuron. Përgjigjja
e vërtëte është që ti do ata njërëz të cilëve ti u jep. Që do të thotë që, nëse
unë të jap diçka do të thotë që unë kam investuar vetveten tek ti. Dhe duke qenë
se, vetdashuria është diçka e dhënë…të gjithë e duan veten, kështu që ajo
pjesë e imja që të është dhënë ty, është ajo pjesë tek ti që unë dua. Dashuria
e vërtëtë është një dashuri që jep, jo një dashuri që merr.

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty