KINEMATOGRAFIAlfred HitchcockANALIZA E FEMRËS FATALE: E VETMJA GRUA E MIRË...

ANALIZA E FEMRËS FATALE: E VETMJA GRUA E MIRË ËSHTË NJË GRUA E VDEKUR!

-

Vertigo nga Alfred Hitchcock

Nga Slavoj Žižek

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

 

Shpesh gjërat fillojnë si trillim, si diçka joautentike
dhe artificiale, por ku ti bie në kurthin e vetë lojës tënde. Dhe kjo është tragjedia
e vertetë e Vertigo-s. Vertigo është një histori mbi dy njerëz, të cilët secili
në mënyrën e tij ose të saj, bien në kurthin e lojës së tyre të dukjeve. Për të
dy, Madeleine dhe Scottie, dukjet fitojnë përmbi vetë realitetin.

 

Cila është historia e Vertigo-s?  

 

Është historia e një polici që ka dalë në pension dhe që
ka frikë patologjike nga lartësitë për shkak të një aksidenti në punë, dhe
pastaj një mik i tij i vjetër e punëson atë për të ndjekur gruan e tij të bukur,
të interpretuar nga Kim Novak. Gruaja është e pushtuar mistershëm nga fantazma
e një bukurie spanjolle të së shkuarës, Carlotta Valdes. Ata bien në
dashuri dhe gruaja vetëvritet. Pjesa e parë e Vertigo-s me vetëvrasjen e
Madeleine nuk është aq shkatërruese nga sa mund të ishte. Ajo është një humbje
e tmerrshme, por në këtë humbje mbijeton ideja. Ideja e gruas fatale të zotëron
krejtësisht. Ajo që qëndron përfundimisht pas këtij imazhi magjepsës është
vdekja.

 

Magjepsja me të bukurën është gjithmonë velloja që në fakt
po mbulon një makth. Ashtu si ideja e një krijese magjepsëse, por nëse i
afrohesh asaj shumë afër do të shikosh mut, kalbësi, dhe krimba që zvarriten
kudo. Humnera përfundimtare nuk është një humnerë fizike, por humnera e një
personi tjetër. Kjo është ajo që filozofët e quajnë nata e botës. Kur e shikoni
një person në sy do të shikoni humnerën. Kjo është spiralja e vërtetë që na tërheq
për tek ajo.

 

Scotti i vetmuar, i thyer nuk mund ta harroj atë dhe endet
nëpër qytet duke kërkuar për një grua, një grua të ngjashme si gruaja e vdekur.
Ai zbulon një vajzë të zakonshme, thuajse vulgare dhe morali këtu është njësoj
si shakaja e Vëllezërve Marx, ‘ky burrë duket si një idiot, sillet si një
idiot, mos u mashtroni prej tij, ai është një idiot.’ Gruaja e re e sapo gjetur
ngjan me Madeleine, sillet si Madeleine, bukuria fatale, dhe ai zbulon që ajo është
Madeleine. Ajo që mësojmë është se, miku i Scottie-t i cili punësoi Scottie-n, gjithashtu
ka punësuar edhe këtë grua, Judy-n për të luajtur Madeleine në një komplot
djallëzor për të vrarë Madeleine-n e vërtetë, gruan e tij.

 

Filmimi në profil tek Vertigo, është ndoshta filmimi kyç në
të gjithë filmin. Aty kemi Madeleine, apo si të themi identitetin e Judy-t në të
gjithë tensionin e saj tragjik. Ajo paraqet sfondin e errët për profilin tjetër
magjepsës të Madeleine në restorant. Scottie është shumë i frikësuar dhe ka
trup ta shikojë atë drejtëpërdrejtë. Është sikur ajo që ai po shikon të ishte
‘stofi’ i ëndërrave të tij, më e vërtetë për të sesa realiteti i vet gruas pas
kurrizit të tij.

 

Kur shikojmë një fytyrë, ne bazikisht shikojmë gjithmonë
vetëm gjysmën e saj. Një subjekt është diçka e pjesshme, një fytyrë, diçka që e
shikojmë, dhe pas saj ka një zbrazëti. Asgjëja! Dhe sigurisht që në mënyrë
spontane ne kemi tendencën që ta mbushim këtë asgjë me fantazitë tona mbi pasurinë
e personalitetit njerëzor dhe kështu me rradhë.

 

Të shikosh atë që mungon në realitet, që ta shikosh për atë
që është aty, do të thotë që do të shikoni subjektivitetin. Të përballesh me
subjektivitetin do të thotë të përballesh me feminilitetin.

Gruaja është subjekti. Mashkullorësia është fallco. Mashkullorësia
është një shpëtim nga dimesioni më radikal ankthioz i subjektivitetit. Kur Judy
hyn në derë si Madeleine ai çast është përmbushja e fantazisë. Dhe sigurisht që,
ne kemi emrin e përsosur për fantazinë e permbushur që quhet makth.

 

Çfarë do të thotë fantazi e përmbushur?

 

Sigurisht që, ajo mbështetet nga një dhunë ekstreme. Dhuna
në këtë rast, ka të bëjë me rifreskimin brutual që Scottie i bën Judy-t, një
vajze të vërtetë, të zakonshme duke e shndërruar atë në një Madeleine. Dhe ky është
një proces sakrifikimi i vërtetë; që është edhe sakrifikimi, ndrydhja e dëshirave
të gruas që do të thotë që, për ta pasur atë, për të pasur marrëdhënie seksuale
me të, Scottie duhet ta sakrifikojë atë. Ta kthej atë në një grua të vdekur. Është
sikur sërish, për ekonominë libidinale mashkullore ose për të perifrazuar
shprehjen e vjetër, ‘e vetmja grua e mirë është një grua e vetme.’

 

Scottie nuk është i magjepsur në të vërtetë nga ajo, por
nga e gjithë skena. Ai shikon rrotull duke kontrolluar nëse koordinatat fantazmike
janë aty dhe në çastin kur realiteti përputhet plotësisht me fantazinë, më në
fund, Scottie është në gjendje të realizojë marrëdhënien seksuale të shtyrë për
një kohë të gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty