ARTÇFARË ËSHTË ART I MIRË?

ÇFARË ËSHTË ART I MIRË?

-

Përgjigjja ndaj pyetjes ‘Çfarë është
arti?’ është njëherësh e thjeshtë dhe komplekse. Siç do ta shikojmë, përpjekjet
për ta përkufizuar artin tradicional, kanë qenë tejet të vështira, por
diskutimet e sotme duhet të marrin në trajtesë edhe një kategori të re të gjerë
arti. Kategoritë tradicionale përfshijnë: pikturën, imazhin dy-dimensional; skulpturën,
imazhin tre-dimensional; dhe arkitekturën, artin dhe shkencën e ndërtimit për qëllime
përdorimi nga njeriu. Kategoritë më të vona, duke filluar që në shekullin e
20-të përfshijnë: ‘Objektet e gjetura’, artin performativ, artin mjedisor, artin
e tokës, artin e trupit, videon dhe artin dizhital dhe në botën tonë që
ndryshon me shpejtësi, kategori të tjera të reja arti janë ende në zhvillim. Ka
gjithashtu edhe nënkategori të artit si arti i fëmijëve, arti i realizuar jashtë
në mjedis, arti i grafiteve, arti popullor/ folklorik, arti naiv dhe ai i vetmësuar,
arti i mirë dhe arti i keq, arti mbrojtes, arti i bukur, arti sfidues, arti
frikësues, arti fetar dhe arti politik.  

 

Kur dikush pyet ‘A është ky art?’ në
fakt, ai është duke thënë:

 

‘A është ky art i mirë?’ ose

‘A është art i madh?’

 

Këto pyetje kanë të bëjnë me
estetikën, që është: cilësia e së bukurës së paraqitur në një vepër arti.
Natyra e artit ka qenë një pyetje e ndërkikuar për shekuj dhe kjo është një temë
që është diskutuar nga artistët, poetët, filozofët, dhe të tjerë. Këndvështrimet
e tyre na kanë ofruar një kuptim më të mirë të procesit krijues, por ata nuk
kanë arritur të prodhojnë një përkufizim të pranuar universalisht për artin. Në
Francën e shekullit te 19-te, poeti dhe kritiku Charles Baudelaire, propozoi përkufizimin
e mëposhtëm për gjenitë e artit: ‘Fëmijeri
e rifituar me vullnet – një fëmijëri e pajisur me vetshprehi, me kapacitetet e
njeriut dhe një fuqi analitike që i mundeson atij organizimin e materialeve masive
bruto qe fëmija, ka akumuluar në mënyrë të pavullnetshme.’

 

Në vend të dhënies së një përkufizimi
që e shikon artin si statik, Baudelaire ka përshkruar një proces dinamik
krijimi, dhe për aq kohë sa arti është nje aktivitet i vazhdueshëm, Baudelaire
nuk është i vetmi që e ka përqasur artin si një proces.

 

Në vitin 1936-të, ekspresionisti
gjerman Oscar Kokoschka iu përgjigj pyetjes ‘Çfarë është arti?’ dhe tha, ‘Ai nuk është një aset në atë kuptim siç është
diçka me vlerë materiale në bursë, por përpjekja e druajtur e një njeriu për të
përsëritur mrekullinë që është në gjendje ta përformojë një djalë apo vajzë
fshatare në çdo kohë, atë të prodhimit të jetës mrekullisht nga asgjëja.’

Në vitin 1948-të, ekspresionisti
abstrakt gjermano-amerikan, Hans Hofmann e përkufizoi një vepër arti si ‘një botë më vete që reflekton shqisat dhe
emocionet e vet botës së artistit.’

 

Në mes të shekullit të 20-të,
artisti francez, Henri Matisse u shpreh se funksioni i vërtetë i artit është
procesi i krijimit, që fillon nga vizioni i artistit. Artisti, sipas Matisse, ‘duhet të shikojë jetën ashtu siç e ka parë
kur ka qenë femijë, dhe nëse ai e ka humbur atë cilesi, ai nuk do të jetë në
gjendje të vetshprehet në një mënyrë origjinale, personale.’  

 

Disa përkufizime, supozojnë se,
imazhet vizuale reflektojnë botën reale dhe janë të dallueshme. Të tjerë, veçanërisht
në dekadat e para të shekullit të 20-të, marrin në konsideratë abstraksionin
jofigurativ, ku format e njohura nuk janë të dallueshme. Por shumica e përkufizimeve
vlerësojnë se, një vepër arti është shprehëse në disa mënyra, edhe nëse imazhi është
i dallueshem ose jo. Kjo shprehi komunikon me shikuesit dhe reflekton mbi
artistin dhe kulturën që e ka prodhuar atë.

 

Mund të argumentohet se, nuk mund të
kemi një përkufizim të vetëm të artit, duke qenë se, vet arti dhe procesi i
krijimit janë një gjendje e vazhdueshme ndryshimi dhe zhvillimi. Subjekti i
artit, materialet dhe kontekset e saj, dhe idetë  që e frymezojnë atë, variojne pafundësisht
duke e bërë të vështirë një përkufizim të vetëm për artin.

 

Siç është shprehur edhe dizanjeri
grafik modern amerikan i shekullit të 20-te, Milton Glaser, në një nga posteret
e tij ai shprehet: ‘Arti është’. Pak
më konciz, por jo më shumë informues, artisti konceptual Joseph Kosuth deklaroi
më 1966-të: ‘Arti është përkufizim i
artit.’

 

Përzgjodhi dhe
përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti. Marrë nga libri ‘Arti’, Një
udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty