ARTÇFARË ËSHTË ARTI?

ÇFARË ËSHTË ARTI?

-

Arti është një nga format
e shprehjes më të rëndësishme dhe më të dobishme të civilizimit njerëzor.
Veprat e artit reflektojnë krijmtarinë, aftësinë, dhe talentin e individëve dhe
të kulturave të tëra. Arti na ofron burime bukurie, sfida intelektuale
ndryshimesh dhe zhvillimesh dhe një perceptim formal dhe artistik. Ashtu si,
aftësia për të lexuar dhe shkruar, arti dallon rracën njerëzore nga speciet e
tjera që ekzistojnë në tokë dhe se kategoritë e formave të artit dhe idetë që i
frymëzojnë ato janë të shenjta.

 

Ky libër, merret me artet
pamore kryesore – pikturë, skulpturë dhe me arkitekturën – dhe me format më të
reja të artit si instalacionet dhe videot. Temat artistike, disa të cilat jane
universale dhe që hasen në të gjithë botën dhe disa të tjera të cilat janë
specifike të një kulture të veçantë ose të një kohe të veçantë në histori,
trajtohen përgjate tekstit.

 

Veprat e artit, janë reflektime
të artistëve që i prodhojnë këto vepra duke na ofruar mundësinë për të parë nga
afër karakterin individual të artistëve që i prodhojnë këto vepra si edhe
procesin e krijimit. Arti si një lente që na mundëson të shikojme nga afër një
kulturë, veprat e artit si të tilla janë të paçmueshme.

 

Çfare na thonë pikturat e
shpellave rreth njerëzve parahistorikë?

Çfarë na thotë një
piramidë kolosale rreth Egjiptit të lashtë?

Çfarë na thonë skulpturat
me përmasat e një njeriu të gjallë dhe format e idealizuara të skulpturave të
Greqisë klasike, rreth Greqisë së shekullit te 5-të përpara Krishtit?

Si u kthye Greqia klasike
në një themel të qyteterimit perëndimor?

Përse dominon edhe në
ditet e sotme tradita klasike?

Përse disa kultura prodhojnë
portrete, perisazhe, dhe piktura të natyrave të vdekura, ndërsa kultura të
tjera nuk e bëjnë këtë?

Si ndikojnë veprat e
artit në përforcimin e pushtetit të sunduesve?

 

 Hyrje në art

Në udhëzuesin për fillestarët, mund të mbulohen vetëm disa
nga mënyrat sesi mund t’i përqasen shikuesit subjektit të gjerë të artit, dhe
se çfarë na mësojnë ato rreth vetes, historisë dhe kulturës sonë. Krijimi i
artit, ashtu si, shpikjet e reja shkencore, kërkon mendim të pavarur analitik
dhe largpamësi dhe kjo shpjegon faktin përse artistët arrijnë të shikojnë disa
të vërteta përpara se ato të jenë të qarta për shumicën e njerëzve.

 

Për shembull, veprat e shumë artistëve gjermanë të cilët
punuan ndërmjet viteve 1900-të dhe 1939-të, tregojnë se, ata e kishin kuptuar
pashmangshmërinë e Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore përpara se publiku
i gjerë të kuptonte se çfarë mund të ndodhte. Duke qenë se, veprat më të mëdha
të artit shpesh reflektojnë faktin se, një artist është më shumë i intonuar me
mjedisin e tij kulturor sesa publiku i gjerë, ka bërë që ata të shkaktojnë
kundërshti dhe debate të mëdha. Duke bërë këtë, shpesh reagimet ndaj veprave të
artit variojnë nga urrejtja deri në vandalizëm. Proverbi ‘edhe nipi im 6-të
vjeçar mund ta pikturojë atë,’ reflektojnë një keqkuptim të asaj që është e re
dhe e panjohur, veçanërisht lidhur me abstraksionin, por kundërshtimet mund të
ndodhin edhe për shkaqe politike, madje edhe për arsye irracionale. Duke qenë
se, imazhi ushtron një forcë të fuqishme mbi shikuesin, ato mund të provokojnë
vlerësim, por të jenë gjithashtu edhe burim keqkuptimi, ose tërbimi, duke e
bërë të rëndësishme të dimë se si ta lexojmë një imazh si edhe të vlerësojmë
përgjigjjen ndaj saj.

 

Artet pamore, përbëjnë një lloj gjuhe, një mjet komunikimi
brenda gjeneratave si edhe ndërmjet të shkuarës dhe të së tashmes. Të kuptuarit
e gjuhës kërkon nivele të ndryshme përqasjeje ndaj një vepre arti. Ne mund t’i
qasemi një imazhi, një ndërtese, ose një instalacioni formalisht – që do të
thotë, në lidhje me elementët e saj formalë: linjën, formën, hapësirën,
ngjyrën, dritën dhe errësiren – duke marrë në konsideratë ndikimin e saj
estetik mbi shikuesit. Elementët formalë përbëjnë stilin, i cili konsiston në
ngjashmëri të cilat e bëjnë të dallueshme një vepër arti nga një tjetër.
Kuptimi narrativ i një vepre arti mund të nxirret nga konteksti dhe historia e
saj, si edhe duke kuptuar kuptimin e saj të brendshëm. Të jesh në gjendje ‘ta
lexosh’ dhe interpretosh imazhin e nje vepre arti mund t’ju ndihmojë të nxirrni
kuptimin e saj në shumë nivele. Ajo mund të na ofrojë simbolikën e brendshme që
artisti po përpiqet të na komunikojë. Perforcimi i nivele të ndryshme të të
kuptuarit të një vepre, është procesi sipas se cilit është arritur një vepër
arti dhe me çfare është bërë ajo. Shpesh materiali i veprës jep kuptimin e saj.
Për shembull, në botën antike guri nënkuptonte pushtet dhe qëndrueshmëri sepse
ai rezistonte më gjatë se të gjithë materialet e tjera me peshë më të lehtë,
dhe si rezultat guri ishte shpesh materiali i preferuar për paraqitjen e
figurave mbretërore dhe perandorake. Por në kohën e instalacioneve të
përkohshme, në mjediset e jashtme të hapura të shekullit të XX-të dhe XXI-të të
Christo dhe Jean Claude, materialet e tyre janë të riciklueshme dhe pas heqjes
së tyre, vendet ku ato janë vendosur kthehen në gjendejn e tyre natyrale.

 

Të gjitha civilizimet kryesore kanë prodhuar një histori
arti, në të cilen forma dhe përmbajtja evolojnë me kohen. Në disa pika kohore,
arti perëndimor është ndikuar nga arti i kulturave të tjera, veçanërisht si
rezultat i udhëtimit, tregtisë dhe kontakteve diplomatike ndërmjet kombeve.
Filozofët, kritikët e artit, poetët, historianët dhe të tjerë janë përpjekur,
përgjate shekujve, që ta përkufizojnë artin. Por pavarësisht rëndesisë
thelbësore të veprave të artit në historinë e civilizimit njerëzor, ka qenë e
vështirë të prodhohet një konsensus universal se çfarë është arti. Përpjekjet
për ta përkufizuar artin nga Platoni deri në ditët e sotme, janë ndikuar nga
paragjykimet personale, preferencat estetike, dhe konteksti kulturor i
shikuesit. Ndoshta te gjithë biem dakord per diçka, të gjitha veprat e artit
duan të shprehin diçka, edhe nëse e pëlqejnë atë apo jo, dhe se shpesh kjo gjë
na ndihmon që të kuptojmë vetveten dhe historinë tonë.

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja Enkeleda Suti nga libri ‘Arti’, Një udhëzues për fillestaret, Laurie Schneider
Adams, Mbretëria e Bashkuar, 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty