Të tjeraARTI, FILMI & JETA SIPAS Aljehandro Jodorowsky

ARTI, FILMI & JETA SIPAS Aljehandro Jodorowsky

-

‘Një ditë, dikush më tregoi një
gotë me ujë të mbushur përgjysëm. Dhe ai tha, ‘A është gota gjysëm plot apo
gjysëm bosh?’ Kështu unë piva të gjithë ujin. S’kishte më asnjë problem.’

         
Aljehandro Jodorowsky

 

‘Zgjimi nuk është një gjë. Ai nuk
është një qëllim, nuk është një koncept. Nuk është diçka që duhet arritur. Ai është
një metamorfozë. Nëse krimbi do të mendonte se ç’flutur e bukur do të bëhej,
duke thënë ‘dhe pastaj do të kem krahë dhe antena,’ ajo nuk do të bëhej kurrë
flutur. Krimbi duhet të pranojë zhdukjen e vet gjatë transformimit. Dhe kur
flutura e mrekullueshem i zë asaj vendin, nuk mbetet më asgjë nga krimbi.’

         
Aljehandro Jodorowsky 

 

‘Ajo që përpiqem të bëj kur përdor
simbole është që të zgjoj pavetëdijen tuaj. Unë jam shumë i vetëdijshëm mbi atë
që po bëj sepse simbolet mund të jenë të rrezikshme. Kur ne përdorim gjuhën
normale mund të vetmbrohemi sepse shoqëria jonëështë një shoqëri gjuhësore, një
shoqëri semantike. Por kur filloni të flisni, jo me fjalë, por me imazhe, njerëzit
nuk mund të vetëmbrohen më.’

         
Aljehandro Jodorowsky

 

‘Shumica e regjizorëve i bëjnë
filmat më sytë e tyre; Unë i bëj filmat me testikujt e mi.’

         
Aljehandro Jodorowsky

 

‘Unë nuk jetoj në Francë, unë
jetoj brenda vetes time.’

         
Aljehandro Jodorowsky 

 

‘Lejoni që Zoti juaj i brendshëm
t’ju flas, secilit prej jush. Tempulli është trupi yt, dhe prifti është zemra
jote: nga këtu fillon çdo vetëdije.’

         
Aljehandro Jodorowsky

 

‘Dashuria është një shkëmbim
heshtjesh.’ – Aljehandro Jodorowsky

 

‘Urithi është një kafshë që gërmon rrugëkalime në kërkim të diellit.
Ndonjëherë, ai arrin në sipërfaqe. Por kur shikon diellin verbohet.’ –
Aljehandro Jodorowsky

 

‘Situatat më të këqia groteske:
të besoh se e njeh veteveten, të beshosh se di diçka mbi një tematikë, të besosh
se dikush ka gjykuar me paanësi absolute, të besosh se do të dashurosh dhe të të
dashurojnë përgjithnjë. Në bashkëbisedim, njerëzit mendojnë vetëm për një gjë,
dhe në përpjekje për ta komunikuar atë, ata thonë diçka tjetër. Interlokutori dëgjon
vetëm një gjë, por kupton diçka tjetër. Kur përgjigjet, nuk përgjigjet mbi
pyetjen që i është bërë, apo mbi atë që ka thënë dikush tjetër, po atë që
kuptohet. Rezultati përfundimtar: një bashkëbisedim ndërmjet njerëzish të
shurdhët, të cilët, madje, nuk dinë as të dëgjojnë vetveten.’

         
Aljehandro Jodorowsky 

 

‘Kur ta gjeni dashurinë,
dashurinë e vërtetë, është si një katastrofë, si një tsunami. Si një tërmet,
sepse i gjithë individualiteti yt, gjithçka që besoje se ishe, thyhet, Ti je një
njeri tërëisht i ri. Ti nuk e dije kurrë se çfarë ishe. Dhe është katastrofë –
por një katastrofë e mirë, jo një katastrofë e keqe.’

         
Aljehandro Jodorowsky

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty