KINEMATOGRAFIAlejandro JodorowskyMETAGJEANOLOGJIA NGA ALEJANDRO JODOROWSKY

METAGJEANOLOGJIA NGA ALEJANDRO JODOROWSKY

-

Ne nuk ngjizemi si pasojë
e një beteje të madhe, por si pasojë e një bashkëpunimi të madh

 

Çdo gjëështëe fallcifikuar. Historikisht, shoqëria,
biologjia…të gjitha janë të fallcifikuara. Ne që të gjithë mendojmë se, ne
jemi rezultat i një lufte spermatozoidësh. Ne të gjithë mendojmë kështu: sperma
derdhet dhe aty fillon një luftë e madhe, ‘kush është më i forti?’. Dhe më pas,
ato vrasin njëri-tjetrin deri sa një i vetëm, i fundit, arrin përpara vezës budallaqe,
ngjishet në të, e përdhunon atë dhe futet brenda. Aty ajo shpërthen dhe për
pasojë ngjizet një bebe. Është punë e vështirë, me të gjithë bishtat e
spermatozoidëve që dridhen…dhe më e forta fiton. Kjo është ajo që na kanë
ngulitur në mendje kur kemi qenë në shkollë. Pornë të vërtetë, nuk është kështu.
Gjysma e spermatozoideve janë sterile, ato nuk janë të predispozuara për të
riprodhuar që në gjenezën e vet. Gjysma e tyre! Nëse janë një milion qeliza, 500
mijë prej tyre janë sterile. Ato janë aty që të ndihmojnë një grup spermatozoidësh
që të progresojnë. Vagina dhe të gjithë organet femërore janë pengesa. Dhe ndërkohë
që ata i kapërcenë këto, spermatozoidët bëhen më të fortë. Dhe në fund, mbërrin
një grup i fortë, jo vetëm një qelizë. Ata bashkëpunojnë, ka një bashkëpunim të
madh, dhe veza i thërret ato gjatë gjithë kohës. Unëju kam thënë se,Maria e
Virgjër, është veza, ajo që thërret. Nëse ajo nuk po bërtet me të madhe, atëherë
Zoti nuk do të vijë. Kështu, veza është duke thërritur dhe thërritur, më shumë
sesa njëqind spermatozoidë që të vijnë dhe që të ngjishen në të dhe ato fillojnë
ta rrotullojnëvezën në drejtim të akrepave të orës. Ajo rrotullohet dhe
rrotullohet deri sa ajo qëështë më e përshtatshmja arrn të futet, por me ndihmën
e të tjerave që po e rrotullojnë atë. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim të plotë.
Kështu që, ajo që arrij të futet nuk i ka mbijetuar një beteje të madhe, por për
shkak të një bashkëpunimi të madh. Ne lindim si shkak i një bashkëpunimi të
madh dhe jo nga një betejë e madhe. Dhe ne nuk lindim nga një vezë e palëvizshme,
por nga një vezë totalisht aktive. Si ju duket? Është diçka tërësisht e re? Ju
sjell lajme të mira. Dhe po kështu ne duhet t’i jetojmë jetët tona, sepse ajo historia
tjetër është një gënjështër e pastër, dhe nuk është e vërtetë. Ne nuk lindim
nga një betejë. Kjo është gënjeshtër. Dhe ne nuk lindim nga një vezë pasive.
Edhe kjo është gënjeshtër. Vezët janë aktive.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=SIlVineQdDM

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty