ARTTRANSFORMIMI PËRFUNDIMTAR I PABLO PICASSO

TRANSFORMIMI PËRFUNDIMTAR I PABLO PICASSO

-

Harlekini
melankolik…

Minoaturi
përbindësh…

Toreadori
guximntar!
 

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES 

Më vonë në jetë, Picasso e përfaqësoi
vetveten në artin e tij nën maskimin e musketjerëve aventuroz dhe viril. Ndoshta
askund nuk ilustrohet më mirë sesa në kryeveprën e tij, piktura “Mousquetaire et nu assis”.  
 

E ekzekutuar me aplikimin e
penelatave lluksoze dhe të apasionuara, piktura “Mousquetaire et nu assis” është ndër përshkrimet e para
triumfuese të musketjerëve që u shfaqën në veprën e Pablo Picasso-s në vitin
1967. 
 

Duke shoqëruar këtë figurë ikonike,
është një nudo e ulur me flokë të errta dhe me sy të mëdhenj dhe që shikojnë çdo
gjë. Kjo është Jacqueline, dashuria e madhe e fundit, muza dhe bashkëshortja e
Picasso-s, prania e së cilës depërton çdo figurë femërore të pikturuar në
kapitullin e fundit të jetës së Picasso-s.
 

‘Karriera e mëvonshme e Picasso-s
u përcaktua nga piktura sensuale ku ai e paraqet vetveten si një artist viril në
krahë të së dashurës së tij epshndjellëse,’ shpjegon Keith Gill nga Christie-s,
në Londër. Me një sy drejt Mjeshtrave të Vjetër dhe një tjetër drejt artit
bashkëkohor, piktura “Mousquetaire et
nu assis” tregon Picasso-n, duke “plaçkitur” të shkuarën në një mënyrë jashtëzakonisht
të freskët dhe me xheste.   
 

Si TitianRembrandtMatisse apo
de Kooning, Picasso prodhoi një numër të jashtëzakonshëm
pikturash dhe vizatimesh në vitet e tij të fundit. ‘Dukej që ai kishte një
ndjesi urgjence në veprat e tij të kësaj periudhe, sikur po përpiqej që të
mundte kalimin e kohës,’ thotë
Gill.

 

Përgjatë karrierës së tij, Picasso
kishte vizatuar shpesh ‘lloje’ historike, klasike apo mitologjike: ai e kishte
imagjinuar vetveten në mënyra të ndryshme në artin e tij si një harlekin
melankolik, si një minoatur përbindësh, apo si një toreador guximtar.

 

Mbi të gjitha, ajo që rrezaton në
veprën e tij të mëvonshme është dëshira.

 

Figura e mosketjerit, u shfaq fillimisht
në veprën e Picasso-s drejt fundit të vitit 1966, vetëm disa muaj përpara
pikturimit të pikturës “Mousquetaire et nu assis”. Teksa po rikuperohej nga një ndërhyrje kirurgjikale në shtëpinë e tij në Notre-Dame-de-Vie
në Mougins, në Francë, ai u zhyt në letërsi, duke përpirë dramat e Shakespeare
dhe romanet e Balzac, Dickens dhe Dumas. Kur Picasso filloi të pikturonte sërish
në pranverë të vitit 1967, ishin personazhet e “Tre musketjerëve” të Dumas, duke
kërcyer nga faqja dhe në një jetë të re në kanavacë.  

 

Figura e muskëtjerit kishte një
histori të gjatë në artet pamore, gjithashtu, e përfaqësuar në veprat e HalsRembrandtEl GrecoVelázquez dhe
Goya.
Në referencimin e artistëve të nderuar të së shkuarës, Picasso po matej me ta,
ndërkohë që ai po vlerësonte se ai i përkiste prejardhjes së mjeshtrave të mëdhenj.
    

 

‘Përse i përplasi Picasso brirët
me piktorët e mëdhenj njëri pas tjetrit?’ pyeste John Richardson në një
artikull të vitit 1984 për Vlerësimin e Librave nga The New York. ‘A mos ishte
kjo një provë force – mundje me krahë? A mos ishte për arsye përqeshëse apo
talljeje, ironie apo homazhi, rivaliteti Edipial apo shovinizmi spanjoll? Çdo rast
është i ndryshëm, por aty ka gjithmonë një element identifikimi, një element
kanibalizmi të përfshirë – dy elementë të cilët, siç na ka treguar Frojdi, janë
pjesë e të njëjtit proces. Në të vërtetë, Frojdi e përshkruante këtë proces
identifikimi si “kanibalizëm psikik”. Ju identifikoheni me dikë; ju i kanibalizoni
ata; ju supozoni pushtetin e tyre. Me sa saktësi e përshkruante kjo atë me të
cilën po merrej Picasso në vitet e tij të fundit.’        

 

Më shumë sesa kushdo tjetër në këtë
panteon të heronjve artistik, ishte vepra e Rembrandt ajo me të cilën
identifikohej, apo ‘kanibalizohej’ ai, në krijimin e tij të musketjerëve. Megjithatë,
shpejtësia me të cilën ai pikturonte, të kujtonte Ekspresionistët Abstrakt.
‘Kur gjërat shkonin mirë,’ u kujtua një herë Jacqueline, ‘Ai zbriste nga studio
duke thënë, “Ata po vijnë! Ata po vijnë evne”.’

 

Mbi të gjitha, ajo që rrezaton në
veprat e mëvonshme të Picaso-s është dëshira: të dyja, dëshira seksuale dhe
dëshira për të pikturuar pa përmbajtje, pa mendim pa pengesa. Kjo dëshirë, dhe
etja për jetën e një artisti shumë të vetëdijshëm për plakjen e tij, e ngarkon
pikturën “Mousquetaire
et nu assis
” me fuqinë e tij të gjallë dhe të menjëhershme.
 

Piktura, Pablo
Picasso (1881-1973), “Mousquetaire
et nu assis”
, 1967
. 

Burimi: https://www.christies.com/features/Picasso-Mousquetaire-et-nu-assis-8869-3.aspx 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty