ARTALBRECHT DÜRER: SJELLËSI I RILINDJES NË EVROPËN VERIORE

ALBRECHT DÜRER: SJELLËSI I RILINDJES NË EVROPËN VERIORE

-

Nga PRESTIGJOZJA
SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
 

1
AI ISHTE NOVATOR QË NË MOSHËN 13 VJEÇARE     

 

Albrecht Dürer lindi në qytetin gjerman të Nyrembergut
në maj të vitit 1471, një nga 18 fëmijët e lindur nga Albrecht dhe Barbara
Dürer (vetëm tre nga të cilët mbijetuan në moshë të rritur). I ati – pas të cilit
i është vënë emri – ishte një argjendar i suksesshëm me prejardhje hungareze,
dhe Albrecht-ti i ri mësoi me të përpara se të vendoste të ndiqte karrierën
artistike.

 

Ai kishte treguar se, kishte talent që në
moshë të hershme. Autoportreti i vitit 1484 – në të cilën ai paraqet veten me
sy të hapur dhe me faqe buçko – është më e hershmja, e cila i atribuohet
mjeshtrit të vjetër dhe që ka mbijetuar deri tek ne, dhe që është krijuar kur
ai ishte adoleshent.       

 

2 QYTETI I DÜRER-IT
ISHTE NJË NGA QYTETET MË TË RËNDËSISHME NË EVROPË
 

E ndodhur në zemër të Perandorisë
së Shenjtë Romake – dhe, në të vërtetë, në Evropë – Nyrembergu ishte një portë ekonomike
dhe prodhimi. Argjendi dhe koperi i minuar afër Saksonisë dhe Bohemisë u
transformuan nga punonjësit e panumërt të metalit të qytetit në magazina
lluksoze dhe shërbimi. Qyteti ishte gjithashtu një ‘kasolle’ e mendimit
humanist – shtëpia e Willibald Pirckheimer, Konrad Celtis dhe Philipp
Melanchthon. Në reflektim të shtëpive të shumëfishta të printimit (të cilat
ndihmonin në qarkullimin e shpejtë të mesazheve të Reformimit), Martin Luther e
quante atë ‘sytë dhe veshët e Gjermanisë’.                     
 

Megjithatë, në Nyremberg
ekzistonte ende një ndjeshmëri gotike, mesjetare, gjithashtu – diçka që Dürer e
hodhi në serinë e tij fantastike në pjesët në dru nga vitit 1498, “Katër Kalorësit
e Apokalipsit”. Afrimi i fundit të shekullit, nxiti thashethemet rreth afrimit
të fundit të botës – ogure në format e kometave, eklipseve, përmbytjeve dhe
murtajave interpretoheshin me të njëjtin dell. Skenat e “Katër Kalorësve të
Apokalipsit”, vinin nga Zbulesa e Shën Gjonit, duke i shtuar me zell humorin
mbizotërues, eskatologjik.           
 

3 ATIJ I ËSHTË
ATRIBUAR SJELLJA E RILINDJES NË EVROPËN VERIORE
 

Dürer udhëtoi gjatë jetës së tij,
duke u frymëzuar dhe kapur klientë jashtë në mënyrë të rregullt. Udhëtimi i tij
i parë kryesor ishte nga vitit 1490 deri në vitin 1494 – e ashtuquajtura e tij
Wanderjahre’ (vitet e udhëtarit)
– gjatë të cilave ai vizitoi për herë të parë Frankfurt-in dhe Basle-in, midis
vendeve të tjera. Një kthim i shkurtër në Nyremberg për t’u martuar (i ati
kishte organizuar një dasëm me Agnes Frey, vajza e një tregtari të pasur
vendas) u pasua nga një udhëtim tjetër: këtë herë përgjatë Apleve në Venecia.  
 

Atje ai u magjeps nga vepra e
Andrea Mantegna dhe Giovanni Bellini (nga skulpturat nudo të të parit dhe nga
Madonna-t, në veçanti, nga i dyti). Në dekadat pasuese, Dürer fitoi famë të
konsiderueshme në Itali, ku madje edhe historiani i artit Giorgio Vasari – dukshëm
mospërfillës ndaj artistëve përtej Toskanës, le më Italinë – i vlerësonte
‘fantazitë dhe inovacionet e tij të bukura’.
 

4 AI KA QENË NJË
PIKTOR SHUMË I MIRË, DHE MADJE NJË GDHËNDËS/SKALITËS EDHE MË I MIRË – NDOSHTA MË
I MIRË QË KA EKZISTUAR NDONJËHERË

Veprat e pikturuar nga Dürer
dominohen nga portretet, pjesët e altarit dhe imazheritë private dhe përkushtuese.
(Në udhëtimin e tij të kthimit përgjatë Alpeve nga Venecia, ai pikturoi
gjithashtu një seri topografike me bojëra uji, për të cilat disa kanë thënë se
janë studimet e para të peisazheve të pastra në historinë e artit.) Megjithatë,
ishin pjesët në dru dhe gravurat ku qëndron reputacioni i tij artistik. 
 

Në një nga më të famshmet e tij, “Adami
dhe Eva,” ai kap persosmërinë çifitit të parë përpara Rënies së botës, duke i
treguar ata na poza të idealizuara, thuajse simetrike në krahë të Pemës së Dijes.
Figura e Adamit ishte frymëzuar nga skulptori helenas, Apollo Belvedere, që
ishte zbuluar kohët e fundit afër Romës (në vitin 1489). Dürer i solli detaje të
paprecedenta dhe linja fine mediumit të gravurës – siç dëshmohet më mirë këtu
tek lëkura njerëzore dhe tek zhvoshkja e pemës.    
 

5 NDËRMJET
VITIT 1513 DHE 1514, AI PRODHOI TRE GDHËNDIE TË NJOHURA SI PRINTIMET E
MJESHTRIT TË TIJ  
 

Në një periudhë rreth 12 mujore, Dürer krijoi trion e tij të ashtuquajtur
Meisterstiche’ (printimet e mjeshtrit), duke përfshirë
tre figura vetmitare në mjedise tejet simbolike: “Shën Jerome në studion e tij”,
duke paraqitur shenjtin të paqtë në punë; “Melaknkolia I”, në të cilën një
personifikim me krahë të Melankolisë ulet i dëshpëruar, me kokën në duar; dhe “Kalorësi,
Vdekja dhe Djalli I”, duke paraqitur një kalorës të krishterë duke kalëruar nëpër
thellësitë e pyjeve gjermane.    

Në këtë imazh përfunimtar, subjekti përballet
me këndvështrimet makthioze të Vdekjes dhe të një djalli fytyrëdhi, por që është i qetë dhe që mban,
me vendosmëri sundimin e tij dhe duke u siguruar për rrugën e qëndrueshme të
kalit të tij. “Kalorësi, Vdekja dhe Djalli” adhurohej nga Adolf Hitler mbi
bazat se ajo vlerësonte një hero gjermanik guximtar – megjithatë, në fakt, kali
ishte frymëzuar nga vizatimet e Leonardo da Vinci-it për monumentin e kuajve të
Francesco Sforza në Milano.

 

6
AI KA QENË ARTISTI I PREFERUAR I
PERANDORIT TË PERANDORISË SË SHENJTË

 

Në vitin 1959, në shenjë të rritjes së
stausit të tij social, Dürer u caktua në Këshillin e Madh të Nyrembergut kur ai
ishte në fund të të tridhjetave të tij. Ai u bë gjithashtu piktor i oborrit të
Maximilian-it të I-rë rreth vitit 1512.
Perandori i Shenjtë Romak shpresonte që, të fitonte vet reputacionin si një nga
patronët e mbrephtë të arteve, dhe për të ruajtur kujtimin e tij për brezat e
ardhshëm.  

 

Duke kuptuar që mediumi i punimeve në
dru do ta mundësonte që t’i arrinte të dyja, ai porositi Dürer-in që të përfundonte
monumentalen, “Harkun Triumfues”, për t’u shfaqur në të gjithë perandorinë. Ajo
përbëhet nga disa skena duke glorifikuar bëmat ushtarake të Maximilian-it. Me
një sipërfaqe prej 10 m2 (357 cm x 295 cm), ajo është një nga pjesët në dru më të mëdha që është bërë ndonjëherë.

 

7
PARAQITJA E NJË RINOCERONTI NGA ANA E
TIJ ËSHTË NJË NGA KAFSHËT MË TË VLERËSUARA NË HISTORINË E ARTIT 

 

Dürer ishte gjallë në kohën e Hernán
Cortés dhe konkuistadorët e tij po i ngjiteshin një Bote të Re për Spanjën. Plaçka
e vjedhur ekzotike që ata sollën mbrapsht tek Mbreti Karli i V (armë,
bizhuteri, tekstile dhe shumë të tjera)
ishin kryefjala e gjithë Evropës. Dürer pa një përzgjedhje të thesarëve meso-amerikane
në një udhëtim në Bruksel, në gusht të vitit 1520. Sipas një shënimi në ditarin
e tij të udhëtimit, ai ‘nuk kishte parë asgjë në të gjithë jetën e tij gjëra të mrekullueshme artistike
kaq të
këndshme për zemrën e tij’.
 

Gjatë kësaj kohe aventurat
portugeze shkaktuan sensacione edhe më të mëdha nga transportimi i rinocerontëve
në Evropë nga India për mbretin e tyre, Manuel-in e I-r
ë. Dürer nuk e pa kurrë vet kafshën, por i ngërthyer nga buja rreth tij – prodhoi
një imazh për një pjesë në dru të rinocerontit, bazuar në një skicë nga
tregtari gjerman në Lisbonë. Vizioni i Dürer-erit vinte me shtesa të tjera
magjepsëse, të cilat synonin ndezjen e imagjinatës së shikuesve – duke përfshirë
palat e lëkurës së rinocerontit që
dukeshin si armaturë.
 

8 AI KA PASUR
NJË NGA FIRMAT MË TË FAMSHME NË ART
 

Dürer ishte fort i vetëdijshëm se
si ne do ta quanin sot brand-in e tij. Në mes të viteve 1490, ai filloi t’i nënshkruante
veprat e tij me inicialet e veta. Në të vërtetë, monogrami ‘AD’ u bë i vlerësuar
– dhe i vlefshëm – saqë ajo u falsifikua në mënyrë rutinore nga artistët që
kopjonin veprat e tij. Dürer madje e çoi njërën prej tyre, atë të
Marcantonio Raimondi nga Bolonja,
në gjygj, duke promovuar veprimin e parë të copyright-it në historinë e artit.
 

9 AI KA QENË
SHKRIMTAR, SI EDHE ARTIST
 

Në vitet e tij të fundit, Dürer
kaloi gjithnjë edhe më shumë kohë duke shkruar tekste librash rreth artit në
vend të krijimit të tij. Që nga udhëtimi i tij i parë në Itali, ai kishte qenë
një kampion i asaj që mund ta quajmë ‘Estetika e Rilindjes’, e përcaktuar nga
harmonia hyjnore dhe proporcioni. Madje është sugjeruar se, udhëtimi i tij i
dytë në Itali, në vitin 1505, u frymëzua nga një dëshirë për të mësuar sekretet
e artistit venecian, Jacopo de’ Barbari, i cili kishte zbuluar një sistem
matjesh dhe proporcionesh ideale.)
 

Në linbrin e tij, “Udhëzimet për
Matjen me një Kompas dhe Vizore” (1525), Dürer shqytronte gjatë çështjen e
perspektivës. Ai besonte se, arti nuk ishte një zanat i përunjur, por një
arritje e madhe e ndërtuar mbi themele teroike.
 

10 AI KA QENË PO
AQ I NDERUAR NË VDEKJE SA EDHE NË JETË

Dürer u sëmur (ndoshta me malarie
kronike) në një udhëtim në Hollandë, në vitin 1521. Nga atëherë e tutje, ethet
u bënë po aq të rregullta, si pjesë e jetës së tij, sa këshillimet me një
doktor. Ai vdiq, në moshën 56 vjeçare, në vitin 1528. Miku i tij Pirckheimer shkroi
për epitafin e varrit të tij, ‘Ajo që ishte e vdekshme për Albrecht Dürer
shtrihet poshtë këtij pirgu me gura’.
 

Thuhet se, miq të tjerë e zhvarrosën në mënyrë sekrete trupin e tij disa
ditë pas varrimit të tij për të bërë mask
ën e fytyrës dhe të
duarve të tij. Një krelë flokësh, u pre gjithashtu nga koka e tij në shtratin e
vdekjes dhe u dërgua – si një relike shenjtorësh – në Strasburg, tek ish nxënësi
i tij Hans Baldung. Tani krela mbahet në një qivur prej argjendi, në Akademinë
Vjeneze të Artit.
 

(Imazhi 2: Albrecht
Dürer, Katër Kalorësit e Apokalipsit, nga Apokalipsi)
   

(Imazhi 3: Albrecht Dürer, leximet e Shën Antonit) 

(Imazhi 4: Albrecht
Dürer, Adami dhe Eva, 1504)
 

(Imazhi 5: Albrecht Dürer, Melankolia I)   

(Imazhi 6: Albrecht
Dürer, Kalorësi, Vdekja dhe Djalli, 1513)

(Imazhi 7: Albrecht
Dürer, Rinoceronti).
 
 

(Imazhi 8: Albrecht Dürer, Shën Eustace-i)

Burimi: https://www.christies.com/features/Albrecht-Durer-10-things-to-know-8053-1.aspx
   

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty