ARTChristie'sRENÉ MAGRITTE: TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË TEK MAGRITTE!

RENÉ MAGRITTE: TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË TEK MAGRITTE!

-

LUFTA
E PËRJETSHME ndërmjet VËSHTRIMIT dhe OBJEKTEVE!

“Unë
thjesht kërkoj për imazhe dhe shpik dhe shpik. Për mua ideja nuk ka rëndësi: rëndësi
ka vetëm imazhi, imazhi i pashpjegueshëm dhe misterioz, duke qenë se, në jetë çdo
gjë është mister.” – Rene Magritte        

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE
CHRISTIES

 

1 PAK
DIHET RRETH JETËS SË TIJ TË HERSHME

 

René François Ghislain Magritte (1898-1967)
lindi në Lessines, në Belgjikë. I ati i tij ishte një rrobaqepës dhe tregtar tekstilesh;
e ëma e tij u vetvra në vitin 1912, duke u vetmbytur në Lumin Sambre.

 

Për
katër vite, Magritte u regjistrua në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura (Académie
Royale des Beaux-Arts ) në Bruksel, përpara kalimit të një periudhe të shkurtër
kohore në këmbsori dhe si një skicograf/vizatues në një fabrikë letre. Në vitin
1924, ai filloi të punonte si konsulent i lirë, si dizenjues grafik, në
Bruksel. Në pesë vitet e arshshme, ai prodhoi reklama për shumë klientë, duke përfshirë
shtëpinë belge të modës dhe Alfa Romeo-n. Megjithatë, nëse do ta kishit parë
Magritte në rrugë, me shumë lehtësi ju do ta kishit ngatërruar për një borgjez
të zakonshëm belg. Më vonë, ai adoptoi atë që tani është kaq ikonike – kapelen republike
– saktësisht sepse ajo ishte uniforma e funksionarëve belg.

 

2
VITIN 1927, AI U VENDOS NË PARIS – QENDRA E SURREALIZMIT NDËRKOMBËTAR – POR
ATIJ IU DUK ATMOSFERA MBYTËSE     

 

Vendosja
e Magritte në Paris çoi në prezantimin e tij me shkrimtarët, artistët dhe me
personazhe të tjera të lidhura me lëvizjen, jo vetëm me liderin e saj, André
Breton. Megjithatë, paligjshmëria e supozuar e Surrealizmit, u minua nga
sjellja përshkruese e Breton-it. Në Francë, Surrealizmi ngjalli idetë e
automatizimit dhe të pavetëdjes, koncepte që ishin shumë larg kërkimit të vet
Magritte për përgjigje të plota magjie dhe misteri ndaj gjeagjëzave që bota
rreth nesh na imponon.

 

Magritte u largua nga Parisi pasi bashkëshortja e tij Georgette u kritikua publikisht për veshjen e një
kryqëzimi, duke u kthyer tek një sferë më borgjeze dhe familjare e Surrealizmit
belg.

3 AI
E PËRDORTE GJUHËN NË VEPRAT E TIJ, MË E FAMSHMJA “KJO NUK ËSHTË NJË PIPË” ‘CECI
N’EST PAS UNE PIPE’                    

Nga vitet 1920 me më tej, Magritte
eksploroi mënyrat arbitrare sipas të cilave letrat dhe tingujt i bashkëngjiten
koncepteve dhe objekteve në botë. Ai ishte një eksplorues i hershëm i nocioneve
të shenjave dhe të kuptimeve, dhe disa prej pikturave të tij trajtojnë edhe
idetë rreth perceptimit.  

 

Diçka e tillë është çuar në ekstreme në
deklaratën e tij të famshme, ‘Kjo nuk është një llullë’, e cila zbukurohet në
pikturën e tij të vitit 1929 me një llullë. Sigurisht që, ajo është një pikturë
dhe jo një llullë – pavarësisht titullit të saj: Tradhëtia e imazheve.

 

4 MAGRITTE
SHPIKU NJË MËNYRË SIPAS SË CILËS SHIKUESI MUND TË HYNTE NË NJË TEATËR TË
ÇUDITSHËM TË SHKËLQYER, NJË REALITET I PAZBULUAR MË PARË                    

 

Përgjatë karrierës së tij, Magritte
akumuloi një inventar personal të objekteve dhe motiveve të jetës së përditshme
dhe përdori një variete kombinimesh apo arranxhimesh të ndryshme – mollë, vezë,
shkëmbinj, zogj, kapele republike, një gotë, re në një qiell të përsosur blu, për
të përmendur disa prej tyre.

 


shumë prej kompozimeve të Magritte, objektet janë duke kaluar nëpër një transformim,
të paraqiten teksa ato po ndryshonë nga një gjendje apo një identitet në një
tjetër. Siç ka shpjeguar artisti, ‘Krijimi i objekteve të reja, transformimi i
objekteve të njohura; një ndryshim substance në rastin e disa objekteve: për
shembull, një qiell i drunjtë; përdorimi i fjalëve në lidhje me imazhet; emërtimi
i gabuar i objekteve…përdorimi i disa vizioneve të shikuara ndërmjet gjumit
dhe zgjimit, kaq të përgjithshme ishin mjetet e sajuara për të detyruar
objektet që të dilnin jashtë të zakonshmes, për t’u kthyer në diçka
sensacionale, dhe për të vendosur një lidhje të thellë ndërmjet vetëdijes dhe
botës së jashtme.’

 

5 FILOZOFIA
E TIJ ‘LIDHJET E ZGJEDHURA’ I ERDHËN PASI U ZGJUA NGA NJË ËNDËRR

 

Nga
vitet 1930, Magritte kërkonte që të gjente ‘zgjidhjet’ e ‘problemeve’ të veçanta
të përbëra nga lloje të ndryshme objektesh, një metodë që i mundësoi atij
sfidimin dhe rikonfigurimin e elementeve më të kudogjendura dhe më të zakonshme
të jetës së përditshme. Këto probleme e obsesuan atë deri sa ai të konceptonte
një imazh që ta zgjidhte problemin.  

 

Kjo
metodë filozofike i kishte ardhur atij pasi ishte zgjuar nga një ëndërr në
vitin 1932. Në gjendjen e tij gjysëm të zgjuar, ai pa një kafaz zogu që ishte në
dhomën e tij, por nuk pa asnjë zog që të banonte në të, në vend të zogut ishte
një vezë. Ky ‘moskuptim i shkëlqyer’ e lejoi atë që të kuptonte, sipas vet fjalët
e tij, ‘një sekret të ri dhe magjepsës poetik.’

 

Ndjekja
e sekretit, ‘lidhjet e zgjedhura’ të panjohura apo të panjohshme ndërmjet
objekteve të lidhura, u kthyen në qëllimin e qëndrueshëm të formës së artit të
Magritte nga kjo pikë e më tej. Ai kërkonte që të zbulonte poezinë e fshehur ndërmjet
objekteve, si për t’i bërë ato “për të bërtitur me zë të lartë”, dhe për të
shkundur shikuesin nga vetëknaqësia. ‘Problemi i zogut’ rrjeshimidht u zgjidh nëpërmjet
paraqitjes së një vezë në një kafaz; ‘problemi i derës’ u zgjidh duke pikturuar
një vrimë pa formë të prerë nëpër të; pema, me një ‘gjethe peme’, dhe kështu me
rradhë.

 

6 AI
ZHVILLOI SHUMË MOTIVE TË FAMSHME TË CILAT KTHEHESHIN SËRISH DHE SËRISH 

 

Piktura
“Le domaine d’Arnheim” (Territori i Arnheim-it), e pikturuar në vitin 1938, është
realizimi i parë nga Magritte në vaj të një prej motiveve të tij piktoriale më
të forta – mali autoritar në formë shqiponje. Ky subjekt e tërhiqte kaq shumë
Magritte saqë ai e përsëriti të njëjtën temë nëntë herë ndërmjet viteve 1938
dhe 1962.

 

Një
nga temat e tjera më të njohura të Magritte, piktura “La magie noire” – magjia
e zezë – merr motivin e një figure nudo në metamorfozë e vendosur përpara një
piesazhi idilik. Magritte kishte eksploruar në fillim subjektin e magjisë së
zezë në vitin 1934, pak muaj pas pjesëmarrjes në ekspozitën “Le nu dans l’art vivant” tek Pallatii Arteve të
Bukura të Brukselit dhe vazhdoi që të pikturonte një sërë variacionesh të kësaj
ideje.  

 

E
pikturuar në vitin 1962, piktura “ A la rencontre du plaisir” (Drejt kënaqësisë)
e Magritte, kombinon disa nga motivet më ikonike të Magritte në një imazh të
vetëm: njeriun e vetmuar në një kapele republike, hënën, evokimin e vazhdueshëm
të natës dhe të ditës, një perde që krijon një ndjesi që skena është njëherësh
e brendshme dhe e jashtme, dhe atë që Magritte e ka përshkurar si “lufta e përjetshme
ndërmjet vështrimit dhe objekteve’.  

 

7 GJATË
LUFTËS AI U HODH NË ‘PERIUDHËN RENOIR’   

 

Gjatë
Luftës së Dytë Botërore, Magritte adoptoi një stil pikturimi të quajtur ‘Surrealisme
en plein soleil’, një përgjigje ndaj tmerreve të konfliktit që po gllabëronte
Evropën. I frymëzuar nga paleta dhe nudot epshore të
Pierre-Auguste Renoir, veprat që ai krijoi në këtë stil
reflekojnë dëshirën e tij për të eksploruar anën e bukur të jetës.

 


një letër të vitit 1941 për mikun e tij Paul Éluard, ai shkroi: ‘Fuqia e këtyre
pikturave është që të na bëjë saktësisht të vetëdijshëm mbi papërsosmëritë e
jetës së përditshme.’ Trupi femëror ishte një element kyç brenda strategjisë së
zhvillimeve, dhe Magritte lartësoi format sensuale, elegante të grave në
piktura të shumta përgjatë kësaj periudhe.  

 

Pushtimi
gjerman i Belgjikës shënjoi një pikë kthese në artin e tij. ‘Përpara luftës,
pikturat e mia shprehnin ankth, por përvoja e luftës më kishte mësuar se, ajo që
ka rëndësi në art është shprehja e sharmit,’ ka deklaruar ai. ‘Unë jetoj në një
botë të paqëndrueshme, dhe vepra ime është një kundërsulm.’

8 VEPRAT
E TIJ USHQEHESHIN NGA KARRIERA E TIJ NË BOTËN E REKLAMAVE 

 

Karriera
e suksesshme e Magritte në reklama [ai drejtoi një agjenci, në Studio Dongo, me
vëllain e tij, Paul, në vitet 1930] me shumë mundësi ndihmoi për të mprehur
idenë e tij se si ta bënte një imazh që të ngjiste, që të të mbetej në kokë. Në
një kasolle të rrënuar në kopshtin e tij, Magritte krijoi postera, kapakë
muzikorë, dhe reklama deri në vitit 1950, shumë gjatë pasi ai ishte bërë i
njohur ndërkombtarisht si një artist. Ai nuk e braktisi kurrë botën tregtare,
por ai më shumë i përvetësoi strategjitë e reklamimit në shumicën e artit të
tij.         

 

Shumë
nga veprat e tij, u kthyen në ikona për bizneset e mëdha; zogu i tij i qiellit,
për shëmbull, u kthye në një emblemë kyçe të linjës ajrore belge, Sabena.
Pikturat e tij të çuditshme, përndjekëse vazhdojnë që ta furnizojnë botën e
reklamave 50 vjet pas vdekjes së tij. Këto përfshijnë reklamat bashkëkohore për
Linjat Hekurrudhore Shtetërore Franceze; reklamën e Volkswagen-it që ka fituar çmime
nga Doyle Dane Bernbach – origjinalja ‘Njeriu i Çmendur’ i Avenjusë 60-të në
Madison; serinë e reklamave të Allianz, të cilat përvetësuan motivin e “Kjo nuk
është një pipë”; dhe serinë e famshme ‘Vodka Absolute’. Kapakët e albumeve? Apo
molla për Korporatën ‘Apple’, ose molla në monokrom e iPad apo laptop-it tuaj?
Në mënyrë direkte dhe indirekte (në rastin e kompjuterave ‘Apple’), të gjitha
rrugët të çojnë tek Magritte.  

 

9 MEGJITHATË,
PËR MAGRITTE, KISHTE RËNDËSI VETËM IMAZHI

 

Përgjatë
jetës së tij, Magritte iu shmang të gjitha përpjekjeve për të çkoduar kuptimin
e veprave të tij. ‘Unë nuk kam asgjë për të shprehur!’ ka shpjeguar ai njëherë.
‘Unë thjesht kërkoj për imazhe dhe shpik dhe shpik. Për mua ideja nuk ka rëndësi:
rëndësi ka vetëm imazhi, imazhi i pashpejgueshëm dhe misterioz, duke qenë se, në
jetë çdo gjë është mister.’                     

 

10 VEPRAT
E TIJ MUND TË SHIHEN NË INSTITUCIONET LIDERE 

 

Shumica
e kryeveprave ikonike të Magritte ndodhen në muzetë kryesor nëpër të gjithë botën.
Muzeu Magritte, që ndodhet në ‘Musées Royaux des Beaux-Arts de Belgique’
(Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura të Belgjikës), ka një nga koleksionet më
të mëdha dhe të shumëllojshme të veprave të tij.

 

(Imazhi 1: Fotografi e René Magritte, 1898-1967)

 

(Imazhi 2: René Magritte, “A la rencontre du
plaisir”, pikturuar në vitin 1962
)

 

(Imazhi 3: René Magritte, “Les
fleurs de l’abîme”
, pikturuar në vitin 1928
)

 

(Imazhi 4: René Magritte, “Le
baiser”
, e ekzekutuar rreth vitit 1957
)

 

(Imazhi 5: René Magritte, Perspektiva: “Le balcon de Manet”, pikturuar në vitin 1949)

 

(Imazhi 6: René Magritte, “Le
roman populaire”
, pikturuar në vitin 1944
)

 

(Imazhi 7: René Magritte, “Le
somnambule”
, pikturuar në vitin 1946
)

 

(Imazhi 8: René Magritte, “Sans
titre” (La partition)
, e ekzekutuar në vitin 1961 ose në vitin 1962
.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-Rene-Magritte-8077-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty