ARTChristie'sYOSHITOMO NARA: ÇDO GJË ME FORMË NJERËZORE, DO T’I...

YOSHITOMO NARA: ÇDO GJË ME FORMË NJERËZORE, DO T’I NGJAJË DIKUJT QË NJIHNI!

-

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE
CHRISTIES

NARA U
TRANSFORMUA NGA KOHA E TIJ NË GJERMANI

 

Yoshitomo
Nara
lindi në vitin 1959 në Hirosaki, një
qytet i njohur për periudhën tradicionale Edo
(1603-1868),
arkitekturën dhe pemët e lulëzuara të qershive, në veriun malor të Japonisë në
Prefekturën Aomori. Më i vogli nga tre djem i dy prindërve punëtorë, ai e kaloi
pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë i humbur në librat komik japonez.
“Unë isha i vetmuar, dhe muzika dhe kafshët ishin një ngushëllim,’ ka pranuar
ai. “Unë mund të komunikoja më mirë me kafshët, pa fjalë, sesa verbalisht me
njerëzit.”

 

Nara u
vendos në Tokio gjatë adoleshencës së tij, dhe më pas në Nagakute kur ai ishte
21 vjeç për të studiuar art në Universitetin e Arteve të Aichi-t, përpara
largimit nga Japonia për në Gjermani. Tek prestigjozia Kunstakademie Düsseldorf
(Akademia e Artit të Dyseldorfit), ku ai studio nga viti 1988 deri në vitin
1993, Nara u magjeps me Neo-Ekspresionizmin dhe me rokun punk; të dyja këto lëvizje
do të formësonin stilin e tij artistik, megjithëse ai e mohon duke thënë që
punk ka qenë influenca e tij e vetme. Ai u vendos në Këln në vitin 1994, një
kohë kyçe për atistin teksa ai filloi që të përfshinte kulturën popullore
japoneze dhe atë perëndimore në veprat e tij.

 

“Është
një gabim i madh që ta lidhësh artin tim vetëm me punk-un,” i tha ai Financial
Times në vitin 2014. “Vepra ime është gjithmonë e lidhur me albume të njohua
punk [duke përfshirë Kapakët për ‘Shonen Knife’ dhe ‘Bloodthirsty Butchers’],
por kapakët e regjistrimeve të muzikës folk janë me të vërtetë të rëndësishëm.
Atje ku jam rritur unë nuk ka pasur muze, kështu që ekspozimi im ndaj artit
erdhi nga kapakët e albumeve.”

 

Jetesa
në Gjermani e formësoi më tej artistin. “Unë isha një i huaj dhe nuk kisha asnjë
aftësi në gjuhë, kështu që u ndjeva shumë i izoluar,” ka thënë ai. “Ishte siç u
rrita në Aomori, e cila është shumë e shkëputur nga Japonia. Ajo më kujtoi se
kush jam dhe më ndihmoi që të zbuloja vetveten.”

 

STILI I
TIJ SHKRIN TË VJETRËN ME TË RENË

 

Pas 12
vitesh në Gjermani, Nara u kthye në Japoni, ku u zhvillua një ekspozitë solo
“Nuk dua t’ia di, nëse me harron” në Muzeun Yokoama të Artit, në vitin 2001. Në
veprën e tij, ai filloi shkrirjen e elementëve të së shkuarës së tij; ai
pikturoi portrete të fëmijëve me tipare pamore të përshtatura nga maskat teatrale
tradicionale japoneze
Otafuku dhe Okame,
dhe në poza të marra nga manga-t që ai i
kishte lexuar kur kishte qenë fëmijë. Kompozimet e tij prireshin gjithashtu
ndaj periudhës historike Edo të printimeve në dru të ukiyo-e-ve.  

 

AI U BË
PJESË E GRUPIT TË ARTISTËVE SUPËRTËSHESHTË

 

Rreth
vititi 2001, Nara u lidh me një grup avantgard artistësh japonezë të njohur si
“SuperTëSheshtët”, e cila përfshinte gjithashtu
Takashi
Murakami
 dhe
Chiho
Aoshima
. Ata përdornin ngjyra të ndezura,
modele dhe motive nga filmat me kukulla japoneze për të ekzaminuar kulturën e
hipermarketuar dhe hiperkonsumeriste të vendit, e cila gëzonte një mosbesim të
madh nga ana e të rinjve japonez.

 

PORTRETET
E NARA-S FSHEHIN NJË ANË MË TË ERRËT

 

Shpejt
Nara u bë i njohur midis bashkëmoshatërëve të tij SuperTëSheshtë për pikturat e
tij me fëmijët e vegjël. Në dukje të pafajshëm me shikim të parë, një shikim më
nga afër tregon një anë më të errët të këtyre djemve dhe vajzave, të cilët
vringëllojnë thika, kryqe, pishtarë me flakë, apo tallen me dhëmbëza vampirësh
dhe pijnë cigare.

 

Megjithatë,
edhe nëse minisubjektet e Nara-s nuk janë ëngjëj, postura e tyre agresive është
ndoshta një mbrojtje e nevojshme. Siç ka thënë Nara njëherë për veprat e tij,
“Unë i shikoj fëmijët midisi njerëzve të tjerë, më të mëdhenj, të këqinj rreth
tyre, të cilët mbajnë thika më të mëdha.”

 

REPUTACIONI
I NARA-S ËSHTË RRITUR SË BASHKU ME KRIJMTARINË E TIJ

 


vitet 2000, vepra e Nara-s filloi të bënte ‘tou’r në ekspozita në grup dhe solo
në Japni dhe në Amerikë, dhe çmimet e tij kapën qiellin. Në vitin 2008, Christie
e shiti pikturën e vitit 1995 të një fëmije me një kapele portokalli, për 6,487,5000
dollarë të Hong Kongut. Ajo u shit sërish tek Christie në Hong Kong për 19,720,000
dollarë të Hong Kongut në vitin 2015.

 

Nara
filloi gjithashtu eksperimentimin me mediume të tjera, duke skulpturuar koka
figurash nga pikturat e tij. Këto vepra, të cilat ruajnë impresionet nga duart
e artistit, shpesh vishen me lëng metali që plasaritet si lustra e qeramikave të
dinastisë kineze Song. Në skulpturë si në pikturë, Nara sërish ka harmonizuar së
bashku modernen dhe zejtarinë e vjetër shekullore.

 

TËRMETI
I MADH I JAPONISË LINDORE E VITIT 2011 PATËN NJË IMPAKT TË THELLË TEK
PRODHIMTARIA E TIJ  

 

I shqetësuar
nga tërmeti dhe cunami, Nara mbeti përkohësisht pa punë. “Unë mendoj se ajo që është
ndryshe rreth atyre artistëve të cilët u prekën nga tërmeti është se unë u
rrita në Aomori, e cila është në kufi me Fukushima-n,” tregoi Nara në vitin
2016.

 

“E
gjithë zona ndërmjet nesh dhe Fukushima-s u shkatërrua; e gjithë skena e njohur
për mua ishte shkatërruar. Për disa njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me këtë
zonë ata mund të jenë prekur si artistë, por në rastin tim, unë u preka shumë në
nivel personal sepse njihja njerëz që kishin humbur.”

 

Nara e
vizitoi vendin e shkatërruar disa herë; dhe mori një dhomë tek ish shkolla e tij,
Universiteti i Arteve të Aichi-t, në përpjekje për të rindezur krijmtarinë e
tij.

 

NARA
ËSHTË EKSPOZUAR NËPËR TË GJITHË BOTËN

 

Reputacioni
i Nara-s jashtë Azisë tashmë është çimentuar nga show i madh i vitit 2010 në
shoqërinë e Azisë së Nju Jorkut, “Yoshitomo Nara: Budallai i askujt”. Kjo u fry
edhe më shumë nga blerjet e përhershme nga MoCA në Los Angeles dhe MoMA në Nju
Jork, të cilat tani strehojnë më shumë sesa 130 prej veprave të tij.  

 

NARA E
MOHON QË VEPRA E TIJ PËRMBAN MESAZHE TË HAPURA KULTURORE APO POLITIKE

 

“Në
rastin tim, nuk ka të bëjë me vendin, apo me njerëzit, apo me kategoritë,” i ka
thënë artisti Revistës Ocula në vitin 2016. “Unë thjesht po përpiqem që të
shprehë gjëra individuale, kështu që për njerëzit që duan të kuptojnë gjërat në
atë nivel me shumë mundësi që vepra ime do të rrezatojë. Në thelb qasja ime është
që nuk ka rëndësi nëse ka një audiencë atje. Edhe nëse do ta dija se atje do të
ishte dikush që do të shikonte veprat e mia, unë prapë do të bëja saktësisht të
njëjtën gjë.”

AI I REZISTON KATEGORIZIMIT

 

Në një
intervistë të vitit 2015 Nara ka thënë, “Njerëzit mund të kenë një personalitet
të përbashkët bazuar në qytetin dhe mjedisin ku ata janë rritur…por ne nuk
duhet t’i gjykojmë njerëzit sipas të njëjtin standard.” Kjo qasje është pritur me
ngrohtësi nga bota e artit; Roberta Smith, kritikja amerikane e respektuar e
artit, e ka përshkruar Nara-n si ‘një nga artistët pamor me egalitar që nga
Keith Haring’.

 

ATIJ I PËLQEN QË TË KETË NJË PROFIL TË ULËT DHE VOLUM TË
LARTË PUNE

 

Sot,
imazhet e fëmijëve të Nara-s të fillim-viteve 2000, që u përshkruan nga një
monograf i Phaidon i vitit 2020 si “ato vajzat me kokë të mëdha” – konsiderohen
midis kompozimeve më të rëndësishme dhe më të kërkuara.   

 

Ai
vazhdon të punojë me një varietet materialesh në studion në shtëpinë e tij në Prefekturën
Tochigi, por preferon që të ruajë një profil të ulët. Ai thotë se, Media
Sociale është një shpërqëndrim për pasionet e tij artistike, por pranon se dëgjon
muzikë të lartë deri në shurdhim ndërkohë që punon.

(Imazhi
2:
Yoshitomo
Nara, “Vdekja e natës”, 2004
)  

 

(Imazhi
3:
Yoshitomo
Nara, “Nuk pres dot deri sa të vi nata”, 2012
)

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/Yoshitomo-Nara-10-things-to-know-8655-1.aspx  

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty