Kritikë & EstetikëCharles TaliaferroÇFARË ËSHTË E BUKURA? Nga Charles Taliaferro

ÇFARË ËSHTË E BUKURA? Nga Charles Taliaferro

-


Ndonëse sot e bukura mund të duket një çështje tërësisht subjektive, ekziston
një traditë historike substanciale që lidh të bukurën me të mirën. Për
filozofin e shekullit të katërt p.e.s Platonin, për shembull, e bukura, e vërteta
dhe mirësia janë thelbësore që një jetë t’ia vlejë të jetohet. Për të kuptuar
thirrjen e këtij këndvështrimi të lartë, holistik të së bukurës duhet të
vlerësojmë kontrastin në botën e lashtë ndërmjet dashurisë për lavdinë dhe
dashurisë për të bukurën. Le të shikojmë këndvështrimin e lashtë grek të së
bukurës dhe pastaj le të shikojmë nëse ajo qëndron edhe sot.

E BUKURA PËRKUNDREJT LAVDISË

Në Greqinë e lashtë, një nga temat më të mëdha në letërsi dhe kulturë ishte
ndjekja e lavdisë (kleos). Në poemën më të hershme që ne kemi të asaj kohe,
Iliada, lavdia duhet gjendur në fushën e betejës në dhunën aristokratike.
Luftëtarët fisnik si Akili dhe Hektori luftojnë deri në vdekje dhe ai që fiton
do të marrë lavdinë në formën e një përzierje të krenarisë, frikës
mbresëlënëse, dhe reputacionit. Pra, lavdia, kishte një dimension gjakatar dhe
ndonjëherë përfaqësohej nga një luftëtar fitimtar, i cili tregonte armaturën
apo armën e gjakosur apo edhe vet trupin e armikut të mundur. Platoni nuk ishte
imun ndaj kësaj magjepsjeje me lavdinë. Por Platoni dhe të tjerë kërkuan të
edukonin një traditë të ndryshme, një traditë të qendërsuar mbi të bukurën dhe
pjellorinë sesa mbi vdekjen dhe konfliktin e dhunshëm. Në vend të parësisë së
pëlqimit të kleos-it homerik, Platoni kërkonte promovimin e dashurisë së
dëshirës për të bukurën (kalon). Në vend të ushtarit-luftëtarit ideal, Platoni
vlerësonte dashnorin ideal, krijues dhe të zjarrtë. Në dialogun e madh të
shekullit të katërt p.e.s Simpoziumi, Platoni dokumenton një fjalim mbi
dashurinë dhe të bukurën nga priftëresha dhe mësuesja e Sokratit, Diotima e
Mantinea-s. Ka arsye të besohet se Diotima ka qenë, në fakt, emri i një
personi, duke qenë se Platoni rrallë përdorte emra në punën e tij që nuk i
referoheshin njerëzve. Nëse ajo ka qenë me të vërtetë burimi i fjalimit të
dokumentimeve të Platonit, Diotima është gruaja mendimtare me më shumë
influencë në botën e lashtë greke dhe historisë së asaj që do të njihej si
historia e së bukurës. Diotima na mëson se, në fillim ne duhet të vlerësojmë
gjërat veçanërisht të bukura, të tilla si një trup specifikisht të bukur. Më
pas ne drejtohemi natyrshëm për të dashur bukuri më të mëdha dhe shumë më të
përgjithshme. Kur ju dashuroni një burrë apo një grua, ju kuptoni se gratë dhe
burrat janë të dashur apo që ia vlen t’i dashurosh. Është e rëndësishme të
vlerësojmë se, kjo është një lëvizje ose rritje e ndërgjegjësimit nga e veçanta
tek e përgjithshmja. Është thënë se, Don Zhuani, libertini i trilluar, por
legjendar, se ai i dashuronte të gjitha gratë, por nuk dashuronte asnjë grua.
Sepse ai fillonte dhe përfundonte në nivel të përgjithshëm, ai nuk e kuptoi se
çfarë do të thoshte të dashuroje NJË grua. Diotima kërkon që ne ta fillojmë me
dëshirën për të dashur një bukuri të veçantë dhe pastaj të ngjisim shkallët e
dëshirës së deri sa ne të arrijmë tek ajo që ajo e quante bukuri absolute. Ajo
ofron portretin e mëposhtëm të fillimit të paraktikës së të dashurit të së
bukurës:

Mirë atëherë, filloi ajo, kandidati i këtij fillimi nuk mund të, nëse kërkon që
t’i shpërblehen përpjekjet, të fillojë shumë herët t’i përkushtohet bukurive të
trupiut. Para së gjithash, nëse mësuesi i tij e udhëzon atë ashtu siç duhet, ai
do të dashurohet me bukurinë e një trupi indidivudal, në mënyrë që ky pasion të
jetësojë një ligjerim fisnik. Më pas ai duhet të konsiderojë se sa afër të
lidhura janë bukuria e çdo trupi me bukurinë e një tjetri, kur ai do të shikojë
se nëse do t’i përkushtohet dashurisë së formës do të jetë absurde të mohohet
se bukuria e një njeriu dhe e çdo trupi është e njëjtë. Pasti ka arritur në
këtë pikë, ai duhet të jetë dashnori i çdo trupi të dashur, dhe të
proporcionojë pasionin e tij duke e vlerësuar atë si të vogël apo pa asnjë
rëndësi.

Më pas, ne do të fillojmë me botën materiale, por kjo na çon
gradualisht në bukuri edhe më të larta. Është sikur përvoja e një bukurie
individuale specifike hapet ndaj një dashurie të pa rrezistueshme të një
bukurie edhe më të madhe. Për ata që mendojnë se nuk ka nevojë që të kalojmë
nga e veçanta tek e përgjithshmja, atëherë mund ta përmbyllim se ka një arsye
për të vepruar në këtë mënyrë. Në fund të fundit, duke dashur një njeri nuk
është e natyrshme apo të paktën e arsyeshme për të dashur apo të paktën për të
vlerësuar dhe t’i jemi mirënjohës njerëzve dhe ngjarjeve që e kanë ndihmuar që
të bëhet personin që ne duam në të dashurin tonë? Një ngjitje e shkallës
platonike përfshin të rritesh nga një dashuri dhe të udhëtosh sipër në bukuri
edhe më të mëdha. Siç mund të argumentohet, një zgjerim apo rritje e tillë mund
të kuptohet në termat e marrjes së kënaqësisë tek gjërat më të larta. Kur ju
dashuroni dikë apo diçka ju merrni kënaqësi nga ajo, dhe kështu zgjerohet vet
identiteti juaj. Shumë nga filozofët e lashtë mendoni se, është vet natyra e
kënaqësisë që e zgjeron shpirtin dhe gjithashtu natyra e dhimbjes apo e
vuajtjes për kontraktimin e shpirtit.

Diotima vazhdon:

 

Më pas, ai duhet të kuptojë se bukuritë e trupit nuk janë
asgjë krahasuar me bukuritë e shpirtit, në mënyrë që kurdoherë kur ai ta takojë
dashurinë shpirtërore, edhe në lëvoren e një trupi të padashur, atij do t’i
duket mjaftueshëm e bukur për ta dashuruar dhe çmuar dhe mjaftueshëm të bukur
dhe për të rritur në zemrën e tij dëshirimin për një ligjëratë të tillë siç
tenton drejt ndërtimit të një natyre fisnike. Dhe nga këkto ai do të drejtohet
për të soditur bukurinë e ligjeve dhe të institucioneve. Dhe kur ai të zbulojë
se sa afër çdo lloj bukurie është afër çdo bukurie tjetre, ai do të konkludojë
se bukuria e trupit nuk është, në fund të fundit, kaq e shkëlqyer.

Ngjitja e vazhdueshme më pas përfshin një vetëdije emancipuese, filozofikisht
zgjeruese, të bukur e natyrës së realitetit:

Dhe më pas, vëmendja a tij duhet të devijohet nga institucionet tek shkenca, në
mënyrë që ai të njohë bukurinë e çdo lloj dije. Dhe kështu, duke skanuar
horizontin e gjerë të bukurisë, ai do të shpëtohet nga një përkushtim
skllavërues dhe joliberal ndaj dashurisë individuale të një personi të vetëm,
apo të një institucioni të vetëm. Dhe, duke kthyer shikimin drejt detit të
hapur të bukurisë, ai do të gjejë në një soditje të tillë farën e ligjeratës më
të frytshme dhe mendimin më të butë, dhe të vjelë korrjet e arta të filozofisë,
deri sa, të konfirmohet dhe të fuqizohet, ai do të arrijë në një lloj forme të
vetme dije, dijen e së bukurës për të cilën do t’ju flas.

 

(Platoni 1994, Simpoziumi, 210a-e)

Në samit, dashuria rrjedh natyrshëm me pjellorinë në të cilën ai apo ajo i
japin jetë produktivitetit krijues magjepsës. Pika më e lartë e bukurisë
përfshin një transhendencë finale të të gjitha imazheve dhe përmbushjen e asaj
që Diotima e përshkruan si virtytin e vërtetë.

Nëse dikush ka parë të bukurën, absoluten, të pastë, të papërzier, të pandotur
nga mishi njerëzor apo ngjyrat apo ndonjë pakuptimsësi tjetër
vdekshmërie…vetëm atëherë do të jetë e mundur për të që t’i japë jetë
imazheve të virtytit (sepse ai nuk është në kontakt me asnjë imazh), por me
virtytin e vërtetë (sepse ai është në kontakt me bukurinë e vërtetë).

(Platoni 1994, Simpoziumi 211e-212a)

Kjo ngritje e së bukurës, dhe kështu e virtytit të vërtetë, si një proces dhe
konsumim i dashurisë së vërtetë, është në kontrast dramatik me dëshirën
homerike për famë të përbotshme dhe dominimin në fushën e betejës. Ky është një
vlerësim dehës, thuajse në ekstazë i një vargu dashnorësh dhe bukurish që
ngrenë shumë pyetje të cilat do t’i trajtojmë për pak. Por në fillim le të
qartësojmë këndvështrimin e Platonit për dëshirën:

Ndopnëse Platoni (ndoshta i frymëzuar nga Diotmia) ka folur vet për të bukurën,
ai ka menduar gjithashtu për të bukurën si objekti i duhur i dashurisë. Ajo që
është e bukur është ajo që kërkon apo meriton dashurinë tonë. Dashuria, për
Platonin dhe shumë grekë të lashtë, përfshin dëshirën apo erosin (që mund apo
nuk mund të përfshijë atë që ne e quajmë erotike). Në mitin apo parabolën e
mëposhtme, dashuria paraqitet si pasardhës i ‘poros’ (personifikimi i pasurisë)
dhe ‘penia’ (personifikimi i varfërisë).

Kështu duke qenë se, Erosi është djali i Poros-it dhe i Penia-s, situata e tij
është e tillë. Para së gjithash, ai është gjithnjë i varfër; dhe ai është larg
të qenit i butë dhe i bukur, siç besojnë shumë, por është i fortë, i pistë, pa
këpucë, dhe pa shtëpi, gjithnjë shtrirë në tokë, pa një mbulesë apo një shtrat,
duke fjetur në pragje dyersh dhe buze rrugëve në ajër të hapur; ai ka natyrën e
së ëmës, duke gërmuar gjithnjë me nevojë. Por në përputhje me të atin ai
komploton kurthëzimin e të bukurës dhe të mirës, dhe është i guximshëm, i
fortë, i mprehtë, një gjahtar i aftë, gjithnjë duke thurur pajisje, lakmues i
mençurisë praktike dhe shpikës, duke filozofikuar përgjatë gjithë jetës së tij,
një magjistar i aftë, një farmacist, një sofist.

(Platoni 1989, 203c-d)

Pra Erosi është plot me energji dhe marifete, madje edhe i prirur ndaj
filozofisë (dashurinë për mençurinë), ndërkohë që ushqen nevojën dhe mungesën e
kënaqësisë apo të përmbushjes. Është ndjesi që një person që dëshiron është
gjithmonë duke kërkuar atë që i mungon. Nëse jeni të fortë tani, nuk ka asnjë
kuptim (sipas këndvështrimit Platonik) që ju të dëshironi forcën. Por për shkak
se neve na mungon e bukura që ne e kërkojmë atë. Dhe duke bërë këtë, ne hedhim
hapin e parë në drejtimin e vet së bukurës. Kjo është një teme e thellë
platonike që është mbrojtur deri në ditët tona, që nëse diçka është e mirë,
është mirë që ne ta duam atë. Pra ka kuptim që nëse ju e dashuroni të bukurën,
ju të dashuroni vet të bukurën. Nëse, për shembull, drejtësia është së bashku e
mirë dhe e bukur, duhet që ta duash drejtësinë sepse ajo është njëherësh e mirë
dhe e bukur. Ne mund të imagjinojmë rastet kur dikush deklaron se, e do
drejtësinë dhe nuk bën asgjë për ta promovuar atë, por në rastet kur ka fuqi
dhe origjinalitet një admirues i drejtësisë natyrshëm do ta nderojë drejtësinë
në jetën e saj apo të tij dhe të veprojë sipas saj. Platonistët përgjatë
shekujve kanë miratuar nocione të ngjashme lidhur me virtytet: të duash
mençurinë është në vetvete diçka e mençur. Siç sugjeron Platoni në fillim të
kryeveprës së tij Republika, dashuria për të mirën dhe të bukurën në thelb
është një sipërmarrje rinore: nuk është për ata që janë të kënqur me humbjen e
dëshirës në moshë të plakur, por për ata që në çdo moshë janë të mbushur me një
dëshirë të palolodhur apo eros për të mirën.

Vijon…Trashëgimia e bukurisë platonike

Shkëputur nga Libri ‘Estetika: Një udhërrëfyes për fillestarët’, nga Charles
Taliaferro, OneWorld Oxford, Mbretëri e Bashkuar, 2011. Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty