Të tjeraE BUKURA NDIHET! E BUKURA ËSHTË ELEKTROKIMIKE! Nga Richard...

E BUKURA NDIHET! E BUKURA ËSHTË ELEKTROKIMIKE! Nga Richard Seymour

-

TED Talk Londër

 

Një histori, një vepër arti, një fytyrë, një objekt i
dizenjuar – si e kuptojmë ne që diçka është e bukur? Dhe, përse ka kaq shumë rëndësi
për ne kjo?

 

Kur isha i vogël, im atë më tregoi një histori për një orëbërës
të shekullit të 18-të dhe se çfarë kishte bërë ky orëbërës që prodhonte ora të
mrekullueshme dhe të bukura. Një ditë, atij i vjen në dyqan një prej klientëve
të tij dhe i kërkon që t’i pastrojë orën që kishte blerë tek ai. Dhe, orëbërësi
sigurisht që e ndau orën në pjesë dhe një nga gjërat që ai nxorri nga ora ishte
njëra nga akrepat e saj. Dhe, ndërkohë që ai bëri këtë, klienti i tij vuri re
diçka. Ai vuri re se, pjesa e pasme e akrepit të orës ishte e gdhendur, me fjalë.
Dhe, ai e pyeti orëbërësin, ‘Përse ke gdhendur pjesën e pasme të akrepave të orës
kur e di që askush nuk do t’i shikojë ndonjëherë?’ – Dhe, orëbërësi i
përgjigjet, ‘Zoti do ta shikojë atë!’

 

Tani as unë, dhe as im atë nuk jemi njerëz fetar, por në
atë moment ndjeva që diçka më ndodhi këtu poshtë gjoksit. Unë ndjeva diçka. Tek
ky pleksus gjaku dhe rrjetash nervore, ndoshta aty ka edhe ndonjë muskul ma
merr mëndja. Por, unë ndjeva diçka. Nuk mendova diçka. Kjo ishte një përgjigjje
fiziologjike. Dhe, që nga ajo ditë, që nga ajo moshë në kohë fillova të mendoja
për gjërat në një mënyrë tjetër. Dhe, kur fillova të punoj si dizenjator,
fillova t’i drejtoj vetes një pyetje të thjeshtë:

 

A e mendojmë ne të bukurën?

Apo, ne e ndjejmë të bukurën?

 

Ndoshta, ju tashmë e dini përgjigjen e kësaj pyetjeje. Nuk
e di se cila mendoni ju se është përgjigjja, por sipas mendimit tim ne e ndjejmë
të bukurën. Dhe, kështu vazhdova të punoj si dizenjator dhe zbulova gjëra shumë
interesante dhe entuziazmuese për mua. Një nga gjërat më të hershme që është bërë
me dizenjimet automative, gjëra shumë interesante që janë bërë aty, dhe gjatë kësaj
pune ne gjetëm diçka, ose më mirë unë gjeta diçka që më magjepsi me të vërtetë
dhe mbase edhe ju mund ta mbani mend këtë.

 

A e kujtoni çastin kur fiken dhe rindizen dritat kur hapni
ose mbyllni derën e një makine? Dhe pastaj dikush, mendoj se ishte një model makine
nga BMW përfshinë në sistemin e makinës një dritë e cila fikej ngadalë, jo menjëherë.
E mbani mend?; Mua më kujtohet shumë qartë. A e mbani mend kur keni qenë në
makinë dhe keni vënë re këtë opsion të dritave të makinës suaj?  

 

Unë për veten time mbaj mend që qëndrova aty dhe mendova, ‘kjo
është absolutsht fantastike’. Në fakt, edhe sot e kësaj dite nuk kam gjetur askënd
që të mos i pëlqejë opsioni i dritave të makinës që fiken ngadalë. Dhe pastaj
mendova, por për çfarë shërben e gjitha kjo? Dhe, kështu fillova t’i bëj pyetje
të tjera vetes rreth kësaj. Dhe, pastaj fillova të pyes njerëz të tjerë nëse
edhe ata e pëlqenin këtë opsion, apo jo. Dhe ata përgjigjeshin, ‘po’. Dhe
pastaj i pyesja, ‘po, përse?’; Dhe, ata përgjigjeshin, ‘duket kaq natyrale,’
ose ‘është e këndshme’, por kjo nuk mjaftonte për mua sepse si dizenjator unë
kam nevojë për më shumë, për fjalor më të pasur, mua më nevojitet e gjithë
tastiera e komandimit të mekanizmit. Dhe, kështu bëra disa eksperimente. Dhe,
zbulova diçka që bënte ekzaktësisht të njtën gjë.

Kalimin nga drita në errësirë për 6 sekonda. A e dini se çfarë
është kjo? Kushdo? Ata e kanë bërë këtë duke përdorur fraksionet e sekondës
gjatë procesit të të menduarit – bit-et – reagimit të trurit tek njeriu. Dhe,
kjo nuk ka të bëjë me të menduarit, por me të ndjerin. Ti e ndjen atë; nuk
mendon për të.

 

A mund të më bëni një nder në minutat që do të pasojnë këtë
fjali? Nuk dua që të mendoni, dua që të ndjeni. Unë ndjeva një ndjesi
relaksimi, shplodhjeje. Dhe, ajo që unë gjeta ishte kinemaja, teatri. Nga dritë
në errësirë në 6 sekonda. Ai çasti kur fiken drita në sallë kur gjendeni në
kinema. Dhe, kur ndodh kjo ju nuk thoni, ‘oh, jo tani do të fillojë filmi…’;
Por reagimi juaj është diçka e tillë si, ‘Kjo është fantastike. Mezi po pres.’ Dhe,
kjo ka të bëjë me një ndjesi parashikimi. Unë nuk jam neuroshkencëtar. Madje,
unë as nuk e di nëse ekziston diçka e tillë si refleksi i kushtëzuar. Por edhe
mund të jetë. Dhe, disa njerëz e pëlqejnë këtë gjë, drita që fiken për 6
sekonda në një sallë kinemaje apo në teatër, por disa të tjerë e pëlqejnë atë
edhe më shumë.

 

E bukura i përket sistemi limbik të atij që shikon…po të
sistemit limbik, asaj përbërmje magjike lëngjesh që jeni duke menduar
ekzaktësisht teksa po flasim.

 

Këtu janë bit-et, qëndrat e kënaqësisë. Dhe, ndoshta ajo që
po shikoj dhe që po ndjej e tejkalon të menduarin. Rrjetëzimi i aparatit juaj
shqisor, ato bit-e kënaqësisë janë shumë më të shkurtra sesa sistemi i rrjetëzimit
nervor, të menduarit që quhet kortekst. Përgjigjjet që ne marrim nga aparati
shqisor limbik mbërrijnë të parat.

 

Pyetja që lind është, si funksionon kjo?

 

Dhe, sa ndikon në këtë përgjigjje të sistemit tonë limbik ajo
që ne tashmë e dimë për diçka, apo për diçka të re që do të mësojmë rreth një
gjëje. Kjo është një nga gjërat më të bukura që di.

Unë shikoj atë që bëjnë njerëzit; Shikoj fytyrat e njerëzve;
shikoj reagimet e tyre; sepse kam nevojë të di se si reagojnë njerëzit ndaj gjërave.
Dhe, një nga gjërat më të zakonshme që ndodh kur njerëzit ndodhen përballë të
bukurës, diçka totalisht të shijshme, unë them, ‘oh, Zot!’ dhe ka diçka tërësisht
të mrekullueshme që ndodh aty në atë moment. Kur ne e ndjejmë të bukurën ka
edhe shumë gjëra të tjera që vërshojnë tek ne në të njëjtin moment.  

 

Mua për shembull, më pëlqen shumë fjala ‘intensitet’ dhe
si dizenjues kjo ka të bëjë me nxitjen e një reagimi emocional edhe më të madh.
Shpesh ky reagim emocional mund të jetë edhe diçka që na shkaktor trishtim. Ky
është paradoksi, dilema e së bukurës! Ajo është e lidhur me ndijimin. Sepse në
atë moment ne jemi duke përthithur të gjitha llojet e gjërave. Një përzierje gjërash
të cilat janë të mira, të këqia, eksituese, frikësuese që rezulton në atë
ndjesi, ekspozim ndaj ndijimit.

 

Këtu shfaqet patosi.

 

Gjithashtu, kemi edhe triumfin, atë ndjesinë e
transhendencës. Si, ‘Oh, nuk e dija këtë gjë. Kjo është diçka e re.’ Edhe kjo është
pjesë e paketës së sitemit limbik.

 

Gjatë mbledhjes së këtyre mjeteve, nga këndvështrim i
dizenjimit unë ndjehem tmerrësisht i entuziazmuar lidhur me këtë. Dhe, këto janë
gjëra që ne tashmë i kemi thënë. Mesa duket ato arrijnë në tru përpara se ne të
arrijmë t’i njohim ato nëpërmjet konjicionit, zbërthimit me mendim, përpara se
ne të kemi mundësi t’i manipulojmë ato. Pra, ai është një proces elektrokimik.

 

Bukuria e brendshme dhe bukuria e jashtme…

 

Ajo për të cilën jam i interesuar gjithashtu, ka të bëjë
me bukurinë e brendshme dhe me bukurinë e jashtme. Por, a është e mundur që ta
ndash bukurinë e brendshme nga bukuria e jashtme? Dhe me këtë dua të nënkuptoj
diçka që është është jashtëzakonisht e bukur, që ështe e bukur universalisht. Kjo
është shumë e vështirë për t’u gjetura ose arrirë. Mbase ju mund të keni disa
shembuj të saj. Është e vështirë të gjësh diçka që të jetë diçka shumë e bukur
për këdo pa një paketë paraprake informacioni që vjen bashkë me të. Kështu që,
shumë prej saj ka tendencë të jetë diçka e jashtme e cila ndërmjetësohet nëpërmjet
informacionit përpara se të bëhet e kuptueshme nga kushdo.

 

Tani kur flasim për të bukurën dhe nuk mund të mohoni se për
këtë janë bërë shumë eksperimente, duke përdorur fytyra dhe atë që ju tashmë e keni.
Dhe, një nga eksperimentet më të mërzitshme që janë bërë, mendoj unë, janë ato
që thonë se e bukura ka të bëjë me simetrinë. Por, në fakt nuk është kështu. Aty
ka diçka shumë më interesante. Në një eksperiment iu treguan njerëzve të
ndryshëm gjysëm fytyra.  

 

Më pas atyre iu dha një listë për t’i renditur ato nga më
e bukurat tek më pak të bukurat. Pas kësaj ata u ekspozuan ndaj një fytyre të
plotë. Dhe, ato gjetën rastësi të sakta. Dhe, kjo nuk kishte të bënte aspak me
simetrinë. Në fak,t kjo vajzë kishte një fytyrë aspak simetrike, ku të dyja anët
duhet të jenë të bukura. Por, në fakt, po të shikoni me kujdes do të vini re se
ato janë shumë të ndryshme.

 

Dhe si dizenjator unë nuk mund t’i shpëtoj tundimit që të
ndërhyj në këtë çështje. Dhe kështu ajo që bëra ishte të copëtoja ftyrën në
pjesë të caktuara dhe pastaj u përpoqa të shikoj se cilat ishin detajet
individuale të kësaj fytyre që ishin të bukura sipas meje. Dhe, e lashë veten që
të ndjeja dhe ndjeva kënaqësi dhe se ajo fytyrë ishte e bukur. Nëse shikoj atë
sy, nuk po shkoj te vetullat, etj. Nuk e di se si funksionon kjo, por këto
elementë më çojnë në atë rrugë prej nga rrjedhin, burojnë ndijimet e mia. Dhe,
siç ju thashë, unë nuk jam neuroshkencëtar, por për të kuptuar se si të filloj
që të bashkoj gjëra të ndryshme në një të vetme, në mënyrë që kur ju ta shikoni,
ta ndjeni dhe jo ta mendoni atë që do të shikoni, kjo gjë më çon tek çështja
tjetër mjaft e rëndësishme…

 

Ne i shikojmë gjërat jo ashtu siç ato janë, por siç jemi
ne vetë.  

 

Kështu që, tani do t’ju tregoj diçka që mund të mos jetë e
bukur për ju, por që është e bukur për mua.

 

Ahhhh…çfarë kënaqësie!

Nuk di s’i t’jua shpreh se sa bukurisht therës është ky objekt.
Por, gjithashtu unë e di përse ai është i tillë për mua. Sepse ai është një
‘palimsest’ gjërash. Ai ka shumë shtresa. Aty ka legjendë, sport, detaje të
cilat shkëlqejnë. Gjëja më e rendësishme e dizenjimit mekanik nuk ka të bëjë me
formën, por se si forma reflekton dritën. Ndërsa ju e ngisni atë drita rrëshqet
bashkë me ju dhe kështu ai kthehet në një objekt kinetik edhe pse vet objekti
mbetet i palëvizur dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet punës brilante që është bërë
me reflektimin.Ose llaku prej titani që e mbulon atë është diçka tjetër që më
eksiton, po ashtu. Apo ai marshi i vogël aty poshtë tek këmba që i jep sinjalin
atij që po e nget atë se diçka po ndodh aty poshtë dhe se nga aty buron edhe
energjia e motorit të mjetit. Nuk jua shpejgoj dot sesa e mrekullueshme është
kjo. Aerodinamika e përdorur aty është diçka tjetër, e kështu e rradhë. Dhe për
ta përmbyllur, kjo markë ka një emër mbretëror: Augusta, si në ato historitë e
hatashme me mbretër! Por, ajo që ju nuk shikoni është gjeniu që e krijoi këtë .
Ai është Massimo Tamburini. Në Itali, atë e quajnë ‘Hidrauliku’ si edhe ‘Maestro’,
sepse ai është njëherësh inxhinier, skulptor, dhe zanatçi dhe këtu ka aq pak
kompromis sa ju as nuk do ta dallonit dot pa jua shpejguar njeri.  

 

Por, fatkeqësisht për njerëz si unë që merren me të bukurën
gjatë gjithë kohës, ne kemi të bëjmë kompromise gjatë gjithë kohës. Ne duhet të
merremi me të. Unë duhet të punoj me të gjithë zinxhirin e furnizimit, me
teknologjinë, dhe më çdo gjë tjetër gjatë gjithë kohës, kështu që këtu fillon të
futet në punë edhe kompromisi.

 

E bukura mund të të rrëshkasë nga duart me shumë lehtësi
sepse të merresh me të bukurën është diçka tejet e vështirë. Dhe, këtë mund ta
bëjnë shumë pak njerëz. Këtë nuk mund ta bëjnë dot fokus-grupet. Dhe, një ekip
i tërë mund ta bëjë këtë shumë, shumë më rrallë. Një grup nuk e arrin dot të
bukurën.

 

Për të arritur këtë nevojitet një kortekst qëndror, në mënyrë
që të jesh në gjëndje të orkestrosh të gjithë këto elementë të së bukurës, të
gjitha, dhe në të njëjtën kohë.

 

Shikoni me vëmendje këtë shishe me ujë. Ajo është
dizenjuar nga Ross Lovegrove. Kjo është shumë afër bukurisë së brendshme. Për
sa kohë që ju e dini se si është uji, atëherë ju edhe mund ta përjetoni këtë që
jeni duke parë tani. Ajo është e bukur sepse ajo është një mëshirim i diçkaje
freskuese dhe të shijshme. Ndoshta, mua mund të më pçlqejë më shumë ngasa mund
t’ju pëlqejë juve sepse unë e di se sa e vështirë është për të arritur në një
dizenjim të tillë. Të bësh diçka që e ndan dritën në mënyrë të tillë, që rrjedh
nga shishja siç duhet, dhe pa u derdhur rrugës. Poshtë kësaj, ashtu siç ndodh edhe
me historinë e mjellmës, qëndrojnë një milion gjëra të cilat janë shumë të vështira
për tu bërë. Ky është një shembull fantastik, një objekt i thjeshtë. Ndërsa, ajo
që ju tregova pak më parë, motori, është diçka madhështore dhe shumë më
komplekse.

 

Besoj se edhe juve ashtu si mua ju pëlqen të shikoni një
balerinë që kërcen. Dhe, një pjesë e këtij shijimi ka të bëjë me faktin që ju e
dini sesa e vështirë është kjo gjë, duke marrë në konsideratë edhe faktin që kjo
gjë është edhe diçka mjaft e dhimbshme. A i keni parë ndonjëherë këmbët e ndonjë
balerine? Ndërkohë që ajo bën ato lëvizjet e mrekullueshme si arabesk, aty tek
këmbët është duke ndodhur diçka e tmerrshme. Duke ditur diçka të tillë, na
mundëson që ne të kemi një rritje të ndijimit tonë mbi interpretimin.

 

Ne jemi skllever te atij çastit të pare kur shikojmë diçka, të atyre fraksioneve të një sekonde. Dhe këtu është ai momenti kur
pjesa më e madhe e punës sime fiton, apo humb?

 

Fomra është në funskion të funskionit…

 

Por, vetëm ndonjëherë. Forma është funskion. Ajo na
informon, ajo i ka kthyer përgjigjje pyetjeve tona përpara se madje ne ta kemi
menduar diçka. Kështu që, si dizenjator unë nuk e përdor më fjalën ‘formë’, dhe
fjalën  ‘funskion’.

 

Ajo me të cilën po merrem tani është funksionaliteti
emocional i gjërave. Sepse nëse e arrij këtë ashtu siç duhet, nëse e bëj atë
ashtu siç duhet, mund t’i bëj ato të mrekullueshme. Dhe mund t’i bëj ato të
mrekullueshme në mënyrë të përsëritur. Dhe ju e dini se çfarë janë këto
produkte dhe shërbime, sepse ju i zotëroni disa prej tyre. Ato janë gjërat që
ju do t’i rrëmbenit me vete nëse do të binte zjarr në shtëpinë tuaj.

 

Krijim i lidhjes emocionale ndërmjet gjërave dhe jush.

Dhe, ky është një proces elektrokimik, që ndodh shumë më
përpara se ju ta keni menduar diçka!

 

Burimi: https://www.ted.com/talks/richard_seymour_how_beauty_feels

 

Përzgjodhi dhe përktheu ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty