ARTYAYOI KUSAMA: NJË IKONË E ARTIT BASHKËKOHOR!

YAYOI KUSAMA: NJË IKONË E ARTIT BASHKËKOHOR!

-

“Jeta ime është një bizele e humbur
midis mijëra bizeleve të tjera.”

NJË IKONË E ARTIT BASHKËKOHOR!

Piktura si KATARSIS dhe si TERAPI!

Nga REVISTA ARTSPER

Artistja japoneze 91 vjeçare, Yayoi Kusama mori në vitin 2014 çmimi “Artistja
më popullore e vitit”. Stili dallues i Kosama-s dhe pasioni i saj vazhdon të
gjenerojë audiencë. Specialiteti i saj është arti psikoidilik dhe që kur
shikohet nga njerëzit bën që syri i tyre të braktisë çdo ide tradicionale të
hapësirës dhe realitetit…

 

Artsper ju fton të
zbuloni 10 nga elementët më goditës të jetës së Yayoi Kusama. 

 

#1 Veprat nga Yayoi Kusama janë shpesh projeksione haluçinante  

Si skulptore, ajo
thotë se, haluçinacionet e saj mund të gjurmohen mbrapsht deri në moshën 10 vjeçare:
“Një ditë tëksa shikoja mbi tavolinë, një mbulesë tavoline me modele lulesh të
kuqe, unë e drejtova vështrimin tim nga tavani. Atje, në sipërfaqen e xhamtë si
një rreze, pashë forma të përhapura të luleve të kuqe. E gjithë dhoma, i gjithë
trupi im, i gjithë universi ishin plot.” Këto haluçinacione të përsëritura e
ndihmuan që të ushqente artin e saj të pikave polka mbi kanavacë, objekte, dhe
madje edhe tek njerëzit. Ajo e quan këtë “rrjeta e saj e pafundësisë.”   

 

#2 Sot Yayoi Kusama është një artiste bashkëkohore femër, veprat e së cilës
koleksionohen nga e gjithë bota

Në botën e artit
ende të dominuar nga meshkujt, është e vështirë që të jesh një artiste grua.
“Ajo është e vetmja artiste, veprat e së cilës janë shitur në çdo kontinent,”
thotë Glenn Scott Wright, bashkëdrejtor i Galerisë ‘Victoria Miro’. Sipas
lajmeve në Artnet, Kusama renditet e 3-ta në listën e artistëve të gjallë më të
shtrenjtë.

 

#3 Bota e Yayoi Kusama-s është e fiksuar me format dhe simbolet falike

Kusama është
treguar e hapur nëpër intervista, shpesh duke i thënë reporterëve që ajo ka një
fiskim me seksin (dhe më gjërë, për maçoizmin dhe pozicionin e burrave në shoqëri).
Kur ishte fëmijë, Kusama është abuzuar nga e ëma dhe nga i ati i saj strikt dhe
kurorëshkelës, të cilët ndoshta zgjuan tek artistja mosbesimin ndaj seksit dhe
marrëdhënieve intime. Nëpërmjet veprave të saj ajo nxjerr në pah këto subjekte
të dhimbshme.

 

#4 Yayoi Kusama ka marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në Bienalen e
Venecias

Në vitin 1966, me
ndihmën e Lucio Fonatana-s, ajo vendosi 1,500 topa të pasqyruar përpara
flamurit itaian dhe ajo vet qëndroi aty në kimonon e saj ‘Kopshti i Narcizit’,
e paftuar dhe pa autorizim. Më pas, ajo filloi t’i shiste sferat, që ajo i quante
‘tapeti kinetik’. Në vitin 1993, ajo mori një ftesë zyrtare në event si përfaqësuese
e Japonisë.      

 

#5 Që nga viti 1977, Yayoi Kusama jeton në një Spital Psikiatrik

Në vitin 1973, ajo
u rikthye në Japoni e ezauruar mendërisht. Që nga viti 1977, ajo është kthyer në
një rezidente e përhershme e Spitalit Seiwa për të Sëmurët Mendor Ill. Studio e
saj është në një distancë të shkurtër nga spitali, ku ajo punon çdo ditë me
asistentët e saj.

 

#6 Ajo thotë se arti është “shumë terapeutik”

Për Yayoi Kusama,
piktura është një formë katarsisi. Qofshin ato pika polka apo organe seksuale
mashkullore, që ajo i ka krijuar me mijëra për të larguar frikën e saj nga
vdekja.  

 

#7 Nëpërmjet veprave të saj, artistja shpreh konceptin e “vetëfshirjes”

Gjithashtu, e
quajtur edhe si “vetshfarosje,” Yayoi Kusama i është frikësuar zhdukjes së individualitetit.
Ajo është një grua e komplikuar, me shumë mendime dhe tipare kontradiktore.
Kusama nuk dëshiron që të jetë vetëm një qënie njerëzore normale, si gjithë të
tjerët, duke thënë se, “ne jemi më shumë sesa disa insekte të mjera në një
univers pabesueshmërisht të madh”.

 

#8 Yayoi Kusama është një artiste mjedisore, e magjepsur nga e pafundmja

Yayoi Kusama luan në
hapësirë. Ajo shumëfishohet nga pasqyrat. Ajo na pushton me pikat polka. Ndërsa,
me dritat, ajo thyen kufijtë ndërmjet shikuesit dhe mjedisit.

 

#9 Për të rrëmbyer titujt kryesor të lajmeve, Yayoi Kusama i organizon
eventet e saj lakuriq

Yayoi Kusama është
e magjepsur nga aftësia e medias për të transmetuar ide dhe imazhe me kaq shumë
shpejtësi. Gjithashtu, ajo luan me imazhin e portretizuar të njerëzve lakuriq
në vendet publike, dhe është gjithmonë e kujdesshme që të ftojë shtypin…

 

#10 Ajo ka thënë se: “Jeta ime është një bizele e humbur midis mijëra
bizeleve të tjera.”

(Imazhi 1: Në pafundësi, 2015)

(Imazhi
2: Yayoi Kusama, Victoria Miro, Londër)

(Imazhi
3: Kusama në dhomën me pemë të verdha, Kortezi për Muzeun ‘Whitney’ dhe ‘Louis
Vuitton’)

(Imazhi
4: Yayoi Kusama, Pirgu – Show me Njëmijë Varka)

(Imazhi
5: Yayoi Kusama, Kopshti i Narcizit, 1977)

(Imazhi
6: Kusama në dhomën me pemë të verdha, Kortezi për Muzeun ‘Whitney’ dhe ‘Louis
Vuitton’)

(Imazhi
7: Yayoi Kusama, Dhoma e pafundësisë, 2013)

(Imazhi
8: Yayoi Kusama, Transemigrimi, 2011)

(Imazhi
9: Kortezi, Fotografia Rebecca Dale)

(Imazhi
10: Yayoi Kusama, Shpërthim anatomik, Kortezi e Galerisë Gagosian)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-yayoi-kusama/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty