ARTArt BashkëkohorDISA FAKTE INTERESANTE PËR DAVID HOCKNEY

DISA FAKTE INTERESANTE PËR DAVID HOCKNEY

-

Nga REVISTA ARTSPER  

 

#1 Ai pikturon vepra intime

David Hockney e
merr frymëzimin nga skutat më të thella të vetes së tij të brendshme. Përvojat,
ndjenjat dhe emocionet e tij qëndrojnë të zhveshura në kanavacë. Në vitet 1960,
pasi u vendos në Los Angeles, ai u dashurua me një nga studentet e tij të
vizatimit. “Portret i një artisti” (Pishina me dy figura) është një shprehje e
zhgënjimit dashuror nga kjo marrëdhënie e trazuar, edhe disa vite pas përfundimit
të saj. Hockney paraqet një të dashuruar me një shikim të pandjeshëm, duke
sinjalizuar kolapsin e idhullit romantik. Por David Hockney është më shumë sesa
jeta e tij dashurore. Ai pikturon prindërit e tij, duke na shpalosur personalitetin
e tyre, peisazhet e fëmijërisë së tij, miqtë e tij, dhe karriget e zbrazura nga
humbja e njerëzve të dashur…

 

# 2 Ai e ka refuzuar artin avantgard dhe artin konceptual

Një artist i rëndësishëm
i shekullit të 20-të, përgjatë viteve David Hockney e ka gjetur veten në skajet
e disa prej tendencave kryesore. Marrëzisht i dashuruar me vizatimin dhe me
pikturën, dhe i apasionuar pas arteve figurative, ai e ka refuzuar konceptualizmin.
Ai e ktheu vëmendjen e tij ndaj subjekteve të neglizhuara nga artistët e tjerë
të gjeneratës së tij të tilla si peisazhet, duke i paraqitur ato me një
modernitet unik për të: “Kur ata thonë se e kanë bërë gjininë e peisazheve, kjo
është e pamundur. Njeriu nuk mund të lodhet kurrë nga natyra,” thotë artisti. I
frymëzuar nga Van Gogh, Picasso, Dubuffet dhe Matisse, ai u shkëput nga perspektivat
klasike dhe zhvilloi një paletë shumëngjyrëshe.

 

#3 Një piktor 2.0

Me një parapëlqim për
pikturën figurative dhe një dashuri për peisazhet, David Hockney e refuzon idenë
se natyra është e vdekur. Artisti thekson gjithashtu dështimet e fotografisë
dhe të kinematografisë, të tilla si pandashmëria e tyre nga teknologjia. Atij i
pëlqen të vizatojë duke përdorur Ipad-in dhe Iphon-in e tij! Një medium të cilin
ai ka filluar ta përdorë që në vitin 2008, duke e lejuar atë që të eksplorojë
forma të tjera përfaqësimi.

 

#4  Ai ka një peshë të konsiderueshme në tregun e artit

Në moshën 80-të vjeçare
(duke iu referuar vitit 2017), David Hockney është një nga artistët e gjallë më
të pasur, së bashku me Jeff Koons dhe Damien Hirst. Sipas një vlerësimi i vitit
2013, veprat e tij kanë tërhequr të paktën 40 milionë euro. Ato përpihen nëpër
ankande, ku vetëm piktura “Bashkëshortja në Beverly Hills’ arriti rekordin prej
7.9 milionë euro në vitin 2009.  

 

#5 Atij i pëlqejnë cigaret dhe qentë e tij

Çdo artist ka fiksimet e veta, dhe David Hockney nuk përbën
përjashtim; ai nuk mund t’ia dalë pa qent
ë dhe pa cigaret e tij. David, Stanley dhe Boodgie janë të
pandashëm, dhe ai nuk lejon që t’i shpëtojë asnjë shans për t’i përodrur qentë
si modele. Aq shumë saqë veprat e kushtuara atyre janë koleksionuar në një
volum të posaçëm! Varësia tjetër e tij janë cigaret. Një kundërshtar i madh i
ligjeve të anti-duhanit, artisti pohon se se, pi duhan për “hir të shëndetit të
tij mendor”.

(Imazhi
1: David Hockney, Bashkëshortja në Beverly Hills)

(Imazhi
2: David Hockney, Portret i një artisti (Pishinë me dy figura), 1972)

(Imazhi
3: David Hockney, Garrowby Hill, 1998 )

(Imazhi
4: Vizatim zambakësh me Ipad, 2010)

(Imazhi
5: David Hockney, Bashkëshortja në Beverly Hills)

(Imazhi
6: David Hockney, Portret i Stanley)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/6-things-knoë-david-hockney-2/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty