ARTArt Konceptual10 PIKTURAT SURREALISTE QË DUHET TË NJIHNI

10 PIKTURAT SURREALISTE QË DUHET TË NJIHNI

-

Pikturat ikonike
dhe më pak të njohura nga Salvador Dali, René Magritte, Leonora Carrington, Joan
Miro, Max Ernst, Kay Sage, Yves Tanguy, Remedios Varo, Giorgio de Chirico dhe Dorothea
Tanning

Nga REVISTA ARTSPER

Në një epokë
të traumatizuar nga shkatërrimi i Luftës së Parë Botërore, shumë artistë kërkuan
që të krijonin një lloj të ri realiteti për t’i dhënë kuptim botës. Të
interesuar veçanërisht nga teoritë psiqike, Surrealistët përdorën ëndrrat, mendjen
e pavetëdijshme dhe rrjedhjen e vetëdijshme të tyre për të krijuar artin e
tyre. Në këtë artikull, do të zbuloni pikturat ikonike, si edhe më pak të
njohura që kanë kontribuar në influencën e Surrealizmit.

 

1. Piktura “Ëndërr e shkaktuar nga fluturimi i një bletëze rreth një
shege një sekondë përpara zgjimit” nga Salvador Dali

Megjithëse,
Salvador Dali ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Grupin e Surrealistëve,
piktori spanjoll mbetet ende sot një nga artistët Surrealist më të famshëm. Orët
e shkrira të pikturës “Këmbëngulja e Kujtesës”, janë një nga imazhet më të
fmashme dhe më të riprodhuara të Dali-së, por overtura e tij surrealiste shkon përtej
kësaj pikture. Për shembull, piktura “Ëndrra e Dali-së e shkaktuar nga
fluturimi i një bletëze rreth një shege një sekond përpara zgjimit”, është një
shembull i jashtëzakonshëm i artit surrealist në kulmin e tij. Titulli i gjatë
i kësaj pikture paraqet karakterin psikoanalitik të kësaj vepre arti. Si shumë
artistë surrealistë, Dali ishte i magjepsur nga ëndrrat dhe teoritë frojdiane të
mendjes së vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. I vendosu në një peisazh marin,
Dali paraqet një skensë si në ëndërr të frymëzuar nga një vizion i Gala-s,
bashkëshortja dhe muza e artistit. Kjo atmosferë vibruese dhe, megjithatë,
imponuese e bën këtë skenë njëherësh kërcënuese dhe ftuese.

 

2. Piktura “Tradhëtia e imazheve” nga René Magritte

Piktura plot humor e
Magritte-it që thotë “Unë nuk jam një llullë” poshtë imazhit të një llulle
realiste, ngre disa pika të rëndësishme mbi boshlleqet ndërmjet gjuhës dhe
kuptimit, veçanërisht në epokën pas Luftës së Parë Botërore. Fjalët nuk kanë
kuptimin e asaj që përfaqësojnë dhe artistët surrealistë ishin pro
dekonstruktimit (zbërthimit) të gjuhës. Imazhet e Magritte, megjithëse të
thjeshta, janë befasuese. Përdorimi nga ana e tij dhe përzierja e tekstit me imazhin
ka qenë revolucionare për kohën dhe ka frymëzuar shumë artistë konceptual në
fund të shekullit të 20-të.          

 

3. Piktura “Autorportret” nga Leonora Carrington

Një nga shumë gratë
surrealiste, por shumë pak të njohura, piktorja amerikane Leonora Carrington ka
qenë një artiste guximtare, e cila ia doli që të kthehej në një figurë kyçe të
Surrealizmit pavarësisht diskriminimit nga bashkëkohësit e saj meshkuj. Shumë
nga artistët meshkuj surrealistë kanë qenë mizogjen (shumë paragjykues ndaj
femrave) dhe i pranonin gratë vetëm thjesht si dëshirë dhe objekt seksual. Falë
grave të tilla si Leonora Carrington të cilat portretizuan në pikturat e tyre përvojat
e grave, veçanërisht shoqëritë dhe mjediset e dominuara nga burrat. Në këtë
autoportret, ajo eksploron feminilitetin e saj, duke krijuar një imitacion ndërmjet
saj dhe një hiene, pra duke e lidhur veten me natyrën rebele të kafshës.

 

4. Piktura “Karnavalet e Harlekinit” nga Joan Miro

Piktura “Karnavalet
e Harlekinit” konsiderohet si një nga veprat kryesore surrealiste në karrierën
e artistit Joan Miro. Kjo piktura u ekspozua në ekspozitën kolektive “Piktura
Surrealiste”, që u organizua në vitin 1925, në Galerinë ‘Pierre’, në Paris.
Artistët kryesor surrealist të tillë si Giorgio de Chirico, Paul Klee, Man Ray,
Pablo Picasso, dhe Max Ernst gjithashtu i ekspozuan veprat e tyre të artit së
bashku me ato të Miro-s. Kjo pikturë është frymëzuar nga haluçinacionet e
artistit kur ai ishte në vështirësi ekonomike, kohë gjatë së cilës madje luftonte
për të mbushur edhe stomakun. Vet Miro ka thënë: “Unë u përpoqa t’i përkthej haluçinacionet
që mund të prodhonte uria. Unë nuk paraqita atë që shikoja në ëndrrat e mia, siç
kanë bërë shpesh Surrealistët, por se çfarë prodhonte uria: një formë transi.”
Lëmshi i dukshëm i artikujve të zakonshëm  të vendosur së bashku është, në fakt, fryt i
një kompozimi të hollë dhe të detajuar, siç provojnë edhe skicat e hershme të
Miro-s.

 

5. Piktura “Ubu Imperator” nga Max Ernst

Artisti surreal Max
Ernst ishte radikalisht kundër artit akademik dhe kërkonte që të revolucionalizonte
plotësisht përqasjen e njerëzve ndaj artit. I frymëzuar nga drama tetarale
absurde e Alfred Jarry, ‘Mbreti Ubu’, piktura ‘
Ubu Imperator’  përfaqëson pushtetin shtypës në mënyrë ikonike dhe satirike. Në një
peisazh të zbrazët, “Imperator-i” paraqitet si një kreshtë antropomorfike, e
kornizuar në një armaturë të kuqe dhe me duar prej njeriu që shprehin habi.
Kreshta mishëron idenë e një ekuilibri të paqëndrueshëm, duke sugjeruar se,
autoriteti është shumë larg përhershëmrisë dhe se ai mund të përmbyset në çdo çast.
Këto elementë të shumëllojshëm përzihen së bashku për të krijuar një ide
absurde dhe qesharake mbi autoritetin.

 

6. Piktura “Unë pashe tre qytete” nga Kay Sage

Një piktore
surrealiste amerikane, Kay Sage pikturonte atmosfera surreale, të cilat shfaqen
si të përhumbura dhe fantazmore. Siç tregon piktura e saj “Unë pashë tre
qytete”, puna e saj varionte gjërësisht nga ajo e grave të tjera surrealiste.
Universi i saj mbeti i errët, i papenetrueshëm dhe nihilist përgjatë gjithë
karrierës së saj. Në këtë pikturë, ajo përzien fluiditetin e pëlhurës, në përkujtim
të estetikës së Greqisë Antike, me forma gjeometrike të ashpra. Ky kontrast
krijon një tension ndërmjet modernitetit dhe artit klasik.  

 

7. Piktura “Ndashmëria e pafundme” nga Yves Tanguy

Kjo pikturë në
kanavacë dhe vaj, paraqet objekte mondane të grumbulluara së bashku për të
formuar atë që duket si këmbaleci i artistit. Tanguy ka përdorur konceptin e
lumit të vetëdijes për të krijuar veprat e tij të artit, siç ka thënë edhe ai
një herë: “Piktura zhvillohet përpara syve të mi, duke shpalosur surprizat e
saj teksa përparon.” Piktura e Tanguy-it kërkonte të shkaktonte emocione, sesa
thjesht të komunikonte shpjegime specifike. Kay Sage ishte bashkëshortja e tij
dhe, megjithëse, ata punonin në mënyrë të pavarur, atmosferat e tyre mbinjerëzore
karakteristike kanë pasur padyshim influencë reciproke në krijimet e tyre
artistike.

 

8. Piktura “Fara qiellore (Celestial
Pablum)” nga
Remedios Varo Uranga

Varo Uranga ka qenë
një piktore feministe dhe anarkiste surrealiste spanjolle, e lidhur me lëvizjen
që i ka paraprirë surrealizmit. Ajo ishte e interesuar në trashëgiminë dhe
mistikën dhe përpiqej që të krijonte një vetëdje femërore kolektive dhe çlirimin
e vetvetes nga shtypja patriarkale. Piktura “
Celestial Pablum” paraqet një grua të burgosur në një kullë mesjetare, nën
shoqërinë e hënës, e cila gjithashtu ësht
ë në kafaz. Shpesh gratë asociohen me hënën për të simbolizuar pjellorinë dhe mëmësinë e tyre. Diçka e tillë është kufizuese duke qenë  se, ato përkufizonin
atë që ishte “e mirë” dhe “natyrale” për gratë. Përveç këtyre, shumë nga
pikturat e Varo-s lidhen me universin qiellor, dhe ajo besonte se arti dhe
shkenca jan
ë thellësisht të lidhur me njëri-tjetrin. 
 

 

9. Piktura “Kënga e dashurisë” nga Giorgio de Chirico

Piktori italian Giorgio
de Chirico konsiderohet një nga pararëndësit e surrealizmit dhe i vlerësuar veçanërisht
nga rrethi i surrealistëve parizian. Megjithëse, kjo pikturë është pikturuar 10
vite përpara Manifestit të Surrealizmit nga Andre Breton dhe themelimit zyrtar
të lëvizjes në vitin 1923, piktura e tij “Kënga e dashurisë” është një nga
shembujt e hershëm të pikturës surrealiste. Karakteri surealist i pikturës qëndron
në përzierjen e objekteve të mistershme të tilla si doreza gjigande e kirurgut
me një bust klasik dhe një top gome për të krijuar një ndjesi misteri. Duke qëne
se në atë kohë nuk ekzistonte ende termi surrealist, piktura e Chirico-s përkufizohej
si metafizike.  

 

10. Piktura “Eine Kleine Nachtmusik” nga Dorothea Tanning

Dorothea Tanning, e cila vdiq në vitin 2012, më në fund po
merr vlerësimin e merituar m
ë së miri. Muzeu
‘Tate Modern’ në Londër ka organizuar vitet e fundit një ekspozitë kryesore k
ësaj artiste femër kaq të
zhdërvjellët. Piktura ‘Eine Kleine
Nachtmusik’ është një nga veprat e hershmë, më të famshme dhe me shumë mundësi është
frymëzuar nga frikërat dhe makthet e saj në fëmijëri. Elementët e mbinatryrshëm,
të tillë si një luledielli tejet e madhe që duket si e animuar dhe kukullat e një
madhësie natyrore krijojnë një atmosferë mbinatyrore në një korridor të errët
hoteli.

(Imazhi
1: René Magritte, “Golconde”, 1953)

(Imazhi 2: Salvador Dali, Ë”ndërr e shkaktuar nga fluturimi i
një bletëze rreth një shege një sekond përpara zgjimit”, 1944)

(Imazhi
3: René Magritte, “Tradhëtia e imazheve”, 1928)

(Imazhi
4: Leonora Carrington, “Autoportret”)  

(Imazhi 5: Joan
Miro, “Karnavalet e Harlekinit”,
1924)

(Imazhi 6: Max Ernst, “Ubu Imperator”, 1923) – ‘Ubu Imperator’ u krijua në vitin
1923. Ajo është një metaforë për njeriun modern (të njeriut modern të asaj kohe).

(Imahzi 7: Kay Sage, “Unë pashë tre qytete”, 1944)

(Imazhi 8: “Ndashmëria
e pafundme”,
Yves Tanguy)

(Imazhi 9: Remedios Varo Uranga, “Celestial
Pablum” [Fara qiellore])

(Imahzi 10: Giorgio de Chirico, “Kënga e dashurisë”, 1914)

(Imahzi
11: Dorothea Tanning, “Eine Kleine
Nachtmusik”, 1943)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-surrealist-paintings-you-should-know/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty