ARTEkspresionizmi GjermanNUDO E KUQE (1912), ERNST LUDWIG KIRCHNER

NUDO E KUQE (1912), ERNST LUDWIG KIRCHNER

-

Nga ARTSY

Kjo
pikturë e zjarrtë me dy nudo, të ekzaltuara nga një paletë e nxehtë në të kuqe,
të portokalltë dhe rozë të thellë, është shembull i përqasjes rebele të artistëve
të ‘Die Brücke’. Në kohën kur Ernst Ludwig Kirchner pikturoi këtë kanavacë në
vitin 1912, ai dhe ‘banda’ e tij e ikonoklastëve (duke përfshirë Erich Heckel,
Max Pechstein, Karl Schmidt-Rottluff, dhe Emil Nolde), kishin ngritur tashmë
një gamë motivesh që sfiduan traditat sociale dhe artistike të epokës. Ata
favorizonin paletat e gjalla dhe të thjeshtësuara, si edhe format e shformuara
të frymëzuara nga një përzierje e artit post-impresionist dhe atij fauvist, si
edhe artin tribal  (fisnor) nga Afrika
dhe Paqësori Jugor. Subjektet e preferuara ishin nudot e çliruara dhe anëtarët
e tjerë periferik të shoqërisë, si prostitutat, të cilat sfiduan normat
seksuale konservatore. Këto elementë u përdorën për të shokuar shikuesin dhe për
të trazuar emocionet e tyre.

Kirchner dhe kolegët e tij zgjodhën emrin
‘Die Brücke, që do të thotë “Ura,” për të nënkuptuar rrugën që ata shpresonin të
farkëtonin larg të shkuarës dhe në të ardhmen. Në manifestin e grupit të vitit
1906, Kirchner shprehet për “lirinë e jetës dhe veprimin kundër forcave të ngulitura
të së vjetrës.” Tek “Nudot e Kuqe”, artisti i jep formë kësaj të qare, duke
paraqitur një botë më të lirë nga censura, ku njerëzit argëtohen hapur dhe me
entuziazëm. “Në rebelimin e tyre kundër shtrëngimeve të shoqërisë borgjeze,
artistët e ‘Brücke’ iu përqasën seksualitetit me një hapje të re,” ka shkruar studiuesi
Deborah Ëye në katalogun e MoMA për ekspozitën e vitit 2008 “
Kirchner dhe Rruga e Berlinit.” “Trupi nudo u kthye në një emblemë të besimeve të tyre.”

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty