ARTSAKRIFICA (1922–23), KÄTHE KOLLWITZ

SAKRIFICA (1922–23), KÄTHE KOLLWITZ

-

Nga ARTSY

Tmerret
e luftës u kthyen në një tematikë të vazhdueshme për artistët e Ekspresionizmit
Gjerman, dhe disa nga imazhet më të përcëlluara të lëvizjes janë nga artistja
me bazë në Berlin, Käthe Kollwitz. Ndonëse fillimisht ajo studio për pikturë, në
vitin 1890, Kollwitz u fokusua tek gravurat , një medium që ajo besonte se,
mund të paraqiste më mirë kritikat sociale. Imazhet e saj të hershme nënvizojnë
gjendjen e keqe të të varfërve dhe të të shtypurve, si një mënyrë për të dënuar
politikat sociale konservatore të qeverisë gjermane. Por vepra e saj më e
njohur dhe më e shtrenjtë, u realizua në përgjigje të Luftës së Parë Botërore
dhe vdekjes së djalit të saj në betejë.


vitin 1919, Kollwitz filloi serinë e saj me influencë “Krieg” (“Lufta”): printime
në dru që portretizojnë nënat, vejushat dhe fëmijët vajtues me fshikullime të
ashpra me bojë të zezë. Këtu, Kollwitz tregon sakrificën e nënave, duke hequr dorë
nga fëmijët e tyre për luftën, trishtimi i subjektit theksohet nga paleta e
errët dhe shtëllungat mishtore me bojë të zezë. Zgjedhja e Kollwitz për të
përdorur dru nuk ishte thjesht stilistike: Ajo “kërkonte që këto vepra të
shikoheshin gjerësisht,” ka shkruar Heather Hess nga MoMA në vitin 2011. “Duke
eliminuar referencat ndaj një kohe apo vendi specifik, ajo krijoi tregues
universalisht të lexueshëm për sakrificat e vërteta që kërkoheshin në këmbim të
këncepteve abstrakte të nderit dhe lavdisë.” Në vitin 1933, vepra e Kollwitz u
dënua nga Nazistët si e degjeneruar, të cilat, më vonë, ironikisht ata i përdorën
si propagandë.

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty