PIKTURËEgon SchielePRÉSENTATION DU MIRACLE (1916), PAUL KLEE

PRÉSENTATION DU MIRACLE (1916), PAUL KLEE

-

Nga ARTSY

Si
artist i ri, Paul Klee u influencua shumë nga ‘Der Blaue Reiter’ (Kalorësit Blu),
pasi ai takoi në vitin 1911, Franz Mark, Kandinsky, dhe Macke. Ai u përzgjodh
si pjesë e rrethit të tyre një vit më pas, kur ata e përfshinë në ekspozitën e
dytë të grupit, si edhe në almanakun e tyre, që formalizoi teoritë e grupit dhe
që lartësoi antarët e saj. Nga andej e tutje, vepra e Klee-s u bë gjithnjë edhe
më abstrtakte, që synonte mishërimin e metafizikes.   

Veprat
e hershme e Klee-s konsistonin kryesisht në vizatime dhe printime bardhe e zi.
Pas një udhëtimi në Tunizi me Macke dhe piktorin zviceran Louis Moilliet në
vitin 1914, çdo gjë ndryshoi. Peisazhi shpirtëror, si e ardhur nga një botë
tjetër, i shkretëtirës dhe perëndimet flakëruese e trazuan imagjinatën e
Klee-s, duke e frymëzuar që të përfshinte në veprat e tij ngjyrat dhe format
abstrakte që paraqesin emocione dhe energji. Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore,
Macke dhe Marc të dy u vranë në betejë (përkatësisht në vitet 1914 dhe 1916)
dhe përmbajtja e pikturave të Klee-s devijoi më tej larg nga bota fizike. Tek
piktura “Présentation du Miracle” e vitit 1916 e Klee, ai portretizon një
dimesion larg nga realiteti i luftës, ku ka magji dhe mrekulli.

Disa
vite më pas, në vitin 1920, Klee shkroi bazat e “Kredos së tij krijuese,” vërtitej
rreth fjalëve të urta: “Arti nuk riprodhon të dukshmen; por ajo e bën të
dukshme.” Këto fjalë lanë mbresa të pashlyeshme tek bashkëmoshatarët e tij si
Egon Schiele, si edhe tek surrealistët që erdhën pas tij.

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty