ARTRASTI I VESHIT TË VAN GOGH: A MOS ISHTE...

RASTI I VESHIT TË VAN GOGH: A MOS ISHTE FAJI I PAUL GAUGUIN?

-

Nga REVISTA ARTSPER

Vështirë ta imagjinojmë Van Gogh pa fashën që i mbulon fytyrën
në autoportretin e tij të famshëm. Siç e dini tashmë, fasha mbulon plagën e veshit
të tij të prerë. Varianti zyrtar që ka deklaruar gjithmonë Van Gogh, është se
ai e preu veshin e tij me brisk gjatë një zënke. Duhet pranuar se ky akt i
dhunshëm vetgjymtimi përshtatet me reputacionin e një artisti të shqetësuar për
të cilën ai është aq i famshëm.           

Pjesa e historisë që
ne nuk dimë është që Van Gogh ishte lënduar menjëherë pas një zënke veçanërisht
të ashpër me mikun e tij Paul Gauguin. Zënka ishte pasojë e këndvështrimeve të
ndryshme artistike. Van Gogh ishte i mendimit që penelatat e artistit duhet të
udhëhiqen nga natyra, ndërsa Gauguin besonte se penelata e artistit duhet të
dominohen nga fantazia. Që të dy, njihen për marrëdhënien e tyre të trazuar, me
uljet dhe ngritjet e veta dhe debatet e tyre legjendare kanë qenë shumë të
shpeshta.

 

Në vitin 2009, apo
119 pas vdekjes së tij, debatet e veshit të përgjakshëm të Van Gogh i është
rikthyer botës artistike: studiuesit gjerman kanë sugjeruar se, ai nuk e ka
prerë vet veshin e tij, por Gauguin e ka kryer këtë krim me një shpatë të hollë.
Një shpatar i shkëlqyer, Gauguin e mbante gjithmonë me vete armën e tij dhe
trajnohej rregullisht. Me sa duket, ai e ka përdorur armën e tij për të larguar
Van Gogh, i cili ishte shumë i dhunshëm gjatë kësaj zënke. Tehu ishte shumë
afër, veshi u pre, dhe miqësia e tyre përfundoi.        

 

Van Gogh nuk tha asgjë
për të mbrojtur mikun e tij të vjetër dhe kjo shpjegon edhe kthimin e paparitur
të Gauguin në Paris pas një qëndrimi produktiv në atelienë e Van Gogh. Vincent
i shkroi vëllait të tij Teo dy javë pas këtij incidenti: “Paul (Gauguin) është
një nga ata njerëz që nuk duhet të zotërojnë kurrë një armë”.

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/case-van-goghs-ear-gauguin-guilty/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty