ARTArtsperFRANCIS BACON: DJALLI HYJNOR I ARTIT BRITANIK!

FRANCIS BACON: DJALLI HYJNOR I ARTIT BRITANIK!

-

DJALLI ME EKSTAZI TË ZEZË!

Nevoja për të pikturuar të qarën dhe jo tmerrin!

Nga REVISTA ARTSPER

Francis Bacon ka qenë një nga artistët
më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe, padyshim, një nga më tregtuarit në
tregun e artit. Dëshmitar i shekullit më vdekjeprurës në historinë e njerëzimit,
të shënjuar nga mizoritë njerëzore, veprat e tij janë sintezë e një teknike të
madhe “plastike”, një mjeshtëri e përsosur e traditës artisitike, dhe e një nevoje
të thellë për të nxjerrë jashtë ndjenjat e forta e komplekse dhe artin bashkëkohor.
Artsper ju prezanton 10 gjera që duhet të
dini rreth Francis Bacon.

 

Francis Bacon ka qenë një piktor anglez, i cili lindi në vitin 1909 dhe vdiq
në vitin 1992

Ai është një person
tjetër nga filozofi dhe shkencëtari anglez, i cili ka mbajtur të njëjtin emër,
i cili lindi në vitin 1561 dhe që vdiq në vitin 1626, dhe që ka qenë një nga
pionerët e mendimit shkencor modern. 

 

Artisti Francis Bacon, ka mbajtur për një vit e gjysëm rekordin botëror për
pikturën më të shtrenjtë

I shitur në nëntor
2013, Triptiku “Tre Studime për Lucian Freud” u shit për 142.4 milion dollarë,
duke e kthyer atë në veprën e artit më të shtrenjtë të shitur në një ankand në
histori. Ajo u rrëzua nga froni më 11 maj 2016, nga piktura “Gratë e Algjerit”
nga Pablo Picasso, e cila u shtit për 178.36 milionë dollarë.

 

Bacon u dëbua nga shtëpia prindërore pasi i ati e gjeti duke provuar të
brendshme e së ëmës

16 vjet më vonë,
babai i Francis Bacon zbuloi homoseksualitetin e të birit, ndërkohë që kishte
shkuar për gjah në shtëpinë stërgjyshore.

 

Francis Bacon është frymëzuar nga tradita klasike

Edhe pse Francis
Bacon ka qenë një artist pa asnjë trajnim arti, pavërësisht kësaj ai ka qenë
jashtëzakonisht i frymëzuar nga mjeshtrat e mëdhenj të pikturës. Mes influencave
të tij vihet re stili i Picasso, Diego Velazquez, Nicolas Poussin, apo
Rembrandt.

 

Veprat e Francis Bacon janë të dhunshme dhe përfaqësojnë tronditjet e tij

Francis Bacon ka
qenë “djalli hyjnor i artit britanik, një djall me ekstazi të zezë”…Ai është
shprehur se dhuna ishte në vet pikturën e tij dhe jo tek skena që ajo tregonte.
Me fjalë të tjera, ai e karakterizonte veprën e tij si nevojën për të
“pikturuar të qarën sesa tmerrin”.

 

I munduar nga fotografitë e së shkuarës, shoku i Francis Bacon pas Luftës
së Dytë Botërore

“Tre Studime për
Figura në Bazën e një Kryqëzimi”, shkaktoi një skandal gjatë ekspozimit të saj
në vitin 1945. Ndonëse, ne preferojmë që t’i harrojmë imazhet e tmerrit të Luftës
së Dytë Botërore, Bacon pikturonte skenarë ekstrem të tillë si pirgjet e
trupave të spërdredhur, të shtypur, të shtrydhur, muskulor, të coptuar, të
shqyer…

 

Piktura e “parë” e Francis Bacon u ble nga Muzeu Tate, në Londër

“Tre Studime për
Figura në Bazën e një Kryqëzimi”, u ble në vitin 1953 nga Muzeu Tate, në Londër.
Francis Bacon ka thënë se, ajo ka qenë piktura e parë që ai e kishte shkatërruar
më shumë nga ato që kishte bërë më parë.

Francis Bacon ka përfaqësuar Britaninë së bashku me Lucian Freud në
Bienalen e Vencias së vitit 1954

Në vitin 1954, së
bashku me Ben Nicholson dhe Lucian Freud, Bacon përfaqësoi Britaninë në
Bienalen e XXVII të Venecias.

 

Studio e tij nuk është pastruar kurrë

Në vitin 1961, Galeria
e lëvizi Francis Bacon në një shtëpi dy-katëshe, në 7 Reece Mews, në Jug të
Kensington-it, në Londër. Studio e tij ndodhej sipër në një dhomë të vogël që
nuk pastrohej kurrë dhe që ishte rrëmujë me tubetë të zbrazët boje, me libra,
revista, gazeta, fotografi të përdodura , në fakt, me shenja në ato pjesë që e kishin
frymëzuar Bacon-in.  

 

Daniel Craig duke luajtur rolin e të dashurit të Francis Bacon në filmin
“Dashuria është Djalli”

Gjatë retrospektivës
së parë të Francis Bacon në “Grand Palais” në vitin 1972, i dashuri i Francis
Bacon, George Dyer kreu vetvrasje. Francis Bacon i kushtoi atij një seri
triptikësh. Historia e Francis Bacon ështe realizuar nga regjizori John Marbury
në filmin “Dashuria është djalli: Studim për një Portret të Francis Bacon” në
vitin 1998. Në këtë film, Daniel Craig luan George Dyer.

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-francis-bacon/

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty