ARTArtsperLUCIAN FREUD: NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË...

LUCIAN FREUD: NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË ARTIT BASHKËKOHOR!

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

#1

Lindur në Berlin më
8 dhjetor 1922, familja e tij u largua për në Londër pas ardhjes në pushtet të
Hitlerit në vitin 1933. Ai ishte djali i Ernst
Freud, ky i fundit djali i Sigmund Freud.

 

#3

Të gjitha veprat e
tij janë autobiografike. Praktikisht të gjithë subjektet e zgjedhur prej tij na
rrëfejnë një pjesë të jetës së tij.

 

#4

Vetëm një herë në
jetën e tij ai pikturoi portretin e një personi që ai nuk e pëlqente. Dhe për
arsye të mira! Ai e urrente modelin kaq shumë (Bernard Breslauer, një tregtar
librash), të cilin ai e ka pikturuar qëllimisht në mënyrë të tmerrshme dhe tallëse
duke e nxjerr atë “edhe më të neveritshëm nga sa ishte në të vërtetë”. Breslauer
e shkatërroi piktuën menjëherë.

 

#5

Nipi i
psikanalistit, trashëgimia e gjyshit të tij transkriptohet në qasjen e tij
artistike. Atij i duhej kohë për të pikturuar subjektet e tij, ndonjëherë vite.
Ai e pikturonte një model disa herë, në pozicione të ndryshme, pasi ai mendonte
se ky proces e ndihmonte që ta kuptonte më mirë subjektin e tij.

 

#6

I afërt me Francis
Bacon, mentorin e tij, Freud nuk fliste me vlerësime të larta për artistët e
tjerë. Në të vërtetë, ai e quante Man Ray si “të zhurmshëm dhe vulgar”,
mendonte se Picasso ishte “absolutisht helmues”, dhe Max Ernst “i rëndë dhe i
ngurtë”.

 

#7

Lucian Freud e
urrente artin e Rilindjes. Ajo lidhej me një periudhë kur njeriu vlerësohej si
themelues dhe si krijues. Freud nuk mendonte fare kështu. Për të ishte jetësore
që njeriu të kishte në mendje faktin se njeriu është një lëndë në rënie.

 

#8

Freud përfundoi
disa portrete jolajkatare të super modeles Kate Moss apo madje edhe të Mbretëreshës
Elizabeth. Atij gjithashtu i pëlqente të pikturonte miqtë e tij dhe disa
personazhe disi djallëzor. Freud pikturoi portretin e një grabitësi bankash. Ai
u bë i pavdekshëm me këtë pikturë që tregoi se ai kishte më shumë respekt për
të sesa për Kate Moss apo Mbretëreshën.

 

#9

Lucian Freud është
influencuar shumë nga Francis Bacon, dhe e adhuronte atë shumë. Francis Bacon është
përfaqësuar në disa prej veprave më të famshme të tij. Të dy e kanë ekspozuar
artin e tyre tek Bienalja e Venecias e vitit 1954.

 

#10

Ai ka qenë një nga
artistët më të shtrenjtë të gjallë të kohës së tij ku një nga kanavacat e tij
është shitur për 34 milionë dollarë.

(Imazhi
3: Sigmund Freud dhe djemtë e tij Martin dhe Ernst)

(Imazhi
4: Autoportret: Refleksion, 1985)

(Imazhi
5: Mbretëresha Elizabeth II, 2001)

(Imazhi
6: Potret i Francis Bacon, 1956)

Brumi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-lucian-freud/

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty