ARTEkspresionizmi GjermanLOPA E VERDHË (1911), FRANZ MARC

LOPA E VERDHË (1911), FRANZ MARC

-

Nga ARTSY

Ashtu
si anëtarët e ‘Die Brücke’, Franz Marc dhe grupi i tij i artistëve të vendosur
në Mynih, eksploruan gjendjet e brendshme në veprat e tyre. Ata, gjithashtu, përdorën
ngjyra të thella, të panatyrshme dhe forma të valëzuara për të provokuar
emocione. Në vend të fokusimit tek subjektet njerëzore, shpesh Marc shprehte
idetë e tij nëpërmjet përfaqësimit të një bote natyrore: kafshë dhe peisazhe të
dendura, që të gjitha të ngarkuara me simbolizëm.

“Unë
po përpiqem të intensifikoj ndjenjat e mia për një ritëm organik të të gjitha
gjërave, për të arritur në një empati gjithëpërfshirëse si rrahjet dhe rrjedhja
e rrymave të gjakut të natyrës tek pemët, tek kafshët dhe në ajër,” i shkruante
Marc një mikut të tij, botues i ‘Reinhard Piper’, në vitin 1908. Këndvështrimi
i Marc korrespondonte me Lëvizjen Romantike, kthimi tek natyra që u përhap nëpër
Gjermani në fillim të viteve 1900, që propozonte një rigjallërim të angazhimit
ndaj tokës, si një kundërveprim i tendencave materialiste të epokës.  

Lopa
e gjallë e verdhë e Marc, është një nga kanavacat e shumta të artistit që
portretizon kafshët, për të cilat ai besonte se, përfaqësonin rigjallërimin shpirtëror
dhe emocional. Kjo vepër merr një kuptim të rëndësishëm, duke qenë se ajo është
realizuar në të njëjtin vit kur Marc dhe Kandinsky formuan ‘Der Blaue Reiter’
apo “Kalorësit Blu.” Ky term i referohet magjepsjes së Marc me kafshët, si edhe
si një temë kryesore që shikohet tek veprat e Kandinsky: kuajt dhe kalorësit.
Kjo temë simbolizon lidhjen ndërmjet njerëzve dhe natyrës dhe, sipas MoMA, udhëtimin
përtej përfaqsimit realist.

Këtu,
përdorimi i ngjyrave surreale nga Marc dhe format si kallëpe anon nga abstraksioni.
Për piktorin, ngjyrat ishin simbolike dhe mbartnin vlera emocionale. “Bluja është
parimi mashkullor, e ashpër dhe shpirtërore. E verdha është parimi femëror, e ëmbël,
e gëzueshme dhe shpirtërore. E kuqja është lëndë, brutale dhe e rëndë dhe
gjithmonë ngjyra që duhet kundërshtuar dhe kapërcyer nga dy të tjerat,” i shkruante
Marc një mikut të tij artist të ‘Blaue Reiter’, August Macke, në vitin 1910. Kështu,
“Lopa e Verdhë” e Marc, jo vetëm që simbolizon rilindjen shpirtërore, por
gjithashtu edhe të gëzimit të shfrenuar.   

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-german-expressionists-shockingly-raë-ëork-exploded-bourgeois-values-reinvented-art

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty