ARTArtsperÇMENDURIA DHE ARTI

ÇMENDURIA DHE ARTI

-

Një
testament i pozicionit social të të çmendurit në shoqëri!

Nga Jerome Bosch, Theodore Géricault dhe Egon Schiele

Nga REVISTA ARTSPER

 

Për të shpjeguar përfaqësimin e çmendurisë në art, në fillim ne duhet të
studiojmë pikturën. Vepra të shumta pikture tregojnë informacione të rëndësishme
për historianët e artit rreth shoqërisë së kohës së tyre. Pikturat që përfaqësojnë
çmendurinë paraqesin se si një i çmendur, apo një personazh periferik
perceptohej nga bashkëkohorët e tyre. Sot Artsper analizon çmendurinë dhe artin
bazuar në veprat e tre piktorëve që kanë studiuar dhe interpretuar sëmundjet
mendore përgjatë epokave dhe nga këndvështrime të ndryshme.         

                    

Në këtë pikturë, “La
nef des fous”, Jerome Bosch përfaqëson anëtarë dekadentë të klerit duke
lundruar në një varkë. Edhe pse ata mund të mos jenë në vetvete të çmendur,
kompozimi i pikturuar nga Bosch përfshin një sërë objektesh simbolike që
tregojnë shthurjen dhe çmendurinë. Një murgeshë dhe një murg, duke luajtur në
mandolinë, janë gati për të ngrënë një copë mishi duke e kafshuar atë direkt. Në
anën e djathtë të këtij banketi të shthurur, një burrë paraqitet duke vjellë në
det. Duke kritikuar fuqishëm klerin, Bosch ekzagjeron disa imoralitete të
njohura të priftërisë. Një element tjetër i kësaj pikture që tregon çmenduri është
fakti që askush nuk duhet sikur po e drejton varkën. Rruga e kësaj anije është
më shumë sesa e pasigurt. Piktura “La Nef des Fou” është me të vërtetë një
thirrje për rend drejtuar një shoqërie në mes të një krize fetare. Ky përfaqësim
i çmendurisë përdoret mjeshtërisht nga piktori për të karikaturizuar klerikët për
t’i denoncuar ata.

 

Pjesë e lëvizjes
romantike, “Gruaja e çmendur” u pikturuar nga Theodore Géricault në vitin 1821.
Piktura portretizon një grua të vjetër që vuan nga një sëmundje mendore: monomania
(entuziazëm i ekzagjeruar). Monomania konsiderohej një formë e një sëmundje
mendore që e manifeston vetveten në një pikë specifike të personalitetit apo që
shkaktohet nga një situatë e vaçantë. Siç e thotë edhe titulli: këtu është
zilia. Dëshira dhe makutëria që shkakton dridhje, kriza apo madje edhe delire
paranoide. Kjo pikturë i përket një serie portretesh të individëve me çrregullime
mendore. Fytyra e saj e zbehtë e theksuar nga sytë e fryrë të kuq. Vështrimi i
saj është deviant dhe i fokusuar në një pikë jashtë…Goja e saj është e shformuar
në një ngërdheshje të tmerrshme. Kjo vepër arti ka qenë shumë e përparuar për
kohën e saj. Në të vërtetë, gjatë shekullit të 19-të, çmenduria ishte nje ves i
trupshëm që fshihej. Njerzit me çrregullime mendore refuzoheshin dhe mbylleshin
në azile që ishin si burgje sesa si ndërtesa mjekësore. Gericault punoi në këtë
subjekt me ndihmën e dy doktorëve. Në këtë çështje është shkuar përtej aspektit
grafik dhe kërkimeve shkencore gjeniale. Kjo grua është pikturuar me shumë
realizëm, asgjë nuk është theksuar apo fshirë që të influencojë vizionin e
shikuesit.                                

 

Piktori austriak
nga lëvizja e Suksesionit në fillim të shekulit të 20-të, Egon Schiele njihet për
pikturat e tij shqetësuese të një seksualiteti të sëmurë/të frikshëm. Ai ka bërë
gjithashtu një numër të madh aurtoportretesh që shprehin neuroza të thella. Veçanërisht
i interesuar në sëmundjet mendore, ai shkonte në spitalet psikiatrike për të
vizatuar të sëmurët. I magjepsur me deformimet trupore, ai gjeti frymëzim tek
kjo botë e sëmurë për të krijuar veprat e tij të shqetësuara dhe të trazuara.  

 

Piktura
“Autoportret në një jelek me bërrylin e djathtë” na kap vëmendjen nga ashpërsia
e penelatave të piktorit. Një nga ngjyrat dominante është një e kaftë e errët e
kuqe, një ngjyrë goxha agresive dhe e frikshme. Ne mund të vemë gjithashtu re
një strabizëm të fortë tek sytë e cila thekson çmendurinë e kësaj vepre arti.
Shprehja e paqartë e fytyrës, format e ndara të trupit dhe deformimet, ngjyrat…të
gjithë këto elementë shkaktojnë trazimin e emocioneve të shikuesit. Schiele përpiqet
të përfaqësiojë një çrregullim personaliteti, një sëmundje mendore nga shformimi
fizik. Nëpërmjet autoportreteve, artisit është në gjendje që të arrijë
introspeksion dhe vetanalizën e mendjes dhe të emocioneve të tij.

 

Çmenduria në pikturë
është një testament i pozicionit social të të çmendurit në shoqëri, por
gjithashtu një mënyrë për artistin për të studiuar vet neurozat e tij. Përgjatë
epokave ka një përmirësim të sëmundjes mendore. Në të vërtetë, gjatë shekullit
të 16-të, me pikturën “La Nef des
Fous”, i çmenduri paraqitet si një person periferik, i refuzuar dhe i përdorur
për të denoncuar të këqiat e shoqërisë. Treqind vjet më vonë, me veprën e
Gericault-it,
tregohet një vizion më realist i artistit. Çmenduria është më pak e
marxhinalizuar dhe më shumë e pranuar. Ky evolucion mund të shpejgohet nga idetë
humaniste të shekullit të 17-të. Së fundmi, me fillimin e shekullit të 20-të,
Egon Schiele na provon se, psikozat mund të pranohen nga njeriu dhe madje të
jenë pjesë e personalitetit të tij. Lindja e psikoanalizës lejon këtë filozofi
të përparuar.

 

(Imazhi
1: Jérome Bosch, “Anija e Budallenjve”,
1500)

(Imazhi
2: Théodore Géricault, “Gruaja e çmendur”,
1821)

 

(Imazhi
3: Egon Schiele, “Autoportret me jelek me bërrylin e djathtë)

(Imazhi 4: Pieter Brueghel, “Lufta ndërmjet karnavaleve
dhe kreshmëve të mëdha”, 1559)

(Imazhi 5: Egon Schiele, “Autoportret”, 1912)

(Imazhi 6: Théodore Géricault, “Portret i një
kleptomaniaku”, 1822)

(Imazhi 7: Francisco de Goya, “Çmendina”, 1793)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mentall-illness-representation-art/

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty