ARTArt AbstraktINTELEKTUALI, MARCEL DUCHAMP! IKONOKLAST, DISIDENT, PROFET, DHE PIONER AVANTGARD!

INTELEKTUALI, MARCEL DUCHAMP! IKONOKLAST, DISIDENT, PROFET, DHE PIONER AVANTGARD!

-

Refuzimi i “artit si art”!

Nga REVISTA ARTSPER

Intelektuali, Marcel Duchamp. Një proces cerebral i paprecedentë qëndron tek
rrënjët e procesit të tij, në Historinë e Artit. Refuzimi i “artit si art”, duke
ripërkufizuar perspektivën, duke hequr statusin fetar apo të shenjtë të objektit,
duke advokuar për një koncept, duke prodhuar të zakonshmen…të gjitha këto janë
ushtrime të këtij ikonoklasit, disidenti, profeti dhe pioneri avantgard. Artsper
ju sjell 7 gjëra thelbësore për të kuptuar veprën e tij.

 

#1 Nënshkrimi i tij çoi në lindjen
e xhestit artistik në nivelin e një vepre arti

Marcel Duchamp ishte
shumë i interesuar në rolin e nëshkrimit/firmosjes në art dhe kapacitetin e artistit
për ta përcaktuar veprën si art, ashtu siç është. Nëpërmjet këtij procesi, vepra
merr vlerën dhe influencën e vet, siç ishte kthimi nga ana e tij e një pishuari në një objekt muzeu, së
bashku me emrin R Mutt. 

 

#2 Dendi, dadaist apo disident

Pa qenë një
“dinamit i shoqërisë” siç shkruan Historia, Marcel Duchamp është mbi të gjitha
një dezertues dhe dekadent, me një refuzim të vendosur për dominimin e normave.
Puna, borgjezia, feja, rutina, shija e mirë sihin “armiqtë” sipas tij. Ai
preferonte “jeto si një kamarier”, në kurriz së kostos së lirisë së pangopshme.
I shoqëruar nga Francis Picabia, ndihmësi i tij, dhe lëvizja Dadaiste, duke
personifikuar një gjendje mendore, Rrose Sélavy (Marcel Duchamp) përqafoi një
stil jetese Bohemian, larg nga çdo konformizëm.       

#3 Ripërkufizimi i veprës së artit

“Nuk a rëndësi nëse Z. Mutt e prodhoi ujëvarën me duart e tij
apo jo. Kjo ishte zgjedhja e tij. Ai mori një element të zakonshëm të jetës së
përditshme dhe e bëri atë në një mënyrë të tillë duke zhdukur kuptimin e tij të
dobishëm dhe duke krijuar hapësirë për një kuptim dhe këndvështrim të ri, ai
krijoi një mendim të ri për këtë objekt”. (Marcel Duchamp).
Fuqia e veprës së Marcel Duchamp,
shtrihet në devijimin e një pikëvështrimi: nga vepra tek tema, nga jashtë
brenda, nga prodhimi tek koncepti. Ky tipar “unik” shtrembërues i veprës së
artit, kthehet në një loje përfaqësimi simbolik me artistin.

 

#4 Ai e konsideronte pikturën si të
dalë mode dhe propagandonte për teorinë 4D

Ndonëse, piktura
ishte aleatja e tij e parë, Duchamp ishte kundërshtues ndaj këtij arti retinor
(referuar retinës së syrit), duke shpallur dënimin me vdekje të pikturës. Ai
hoqi dorë nga universi i tij i frymëzuar nga Picabia, Manet, Kandinsky apo
madje edhe Derain, për të eksploruar teorinë 4D gjatë fillimit të viteve 90-të.
 

 

#5 Shkencë, fat, patafizikë (‘Patafizika”
është një “filozofi” e vështirë për t’u përcaktuar e shkencës e
shpikur nga shkrimtari francez Alfred Jarry)…ekpserimentet në zemër të këtij
procesi

Kolegji i Patafizikës,
i cili ende vazhdon të mbahet edhe sot nga ikonoklastët, është një “shoqëri
dijesh dhe kërkimesh të padobishne”. Në ato ditë, artistët avantgardë si Jean Baudrillard,
René Clair, Max Ernst, Jean Ferry për të përmendur disa emra që ishin pjesë e
tij, synonte krijimin sipas ligjeve shkencore. Kinemaja anemike promovonte
kinemanë eksperimentale dhe artin optik, përkundrejt parodisë së artit të shtatë
të heshtur.

#6 Dykuptimësitë dhe eroticizmi

Përhapja e një hije
ironie për heqjen e statusit fetar apo të shenjtë, do të ishte operacioni i
kualifikuar i “Filozofisë” sipas tij. Indifereneca dhe ndërhyrja ishin armët e
tij për të paraqitur ‘spoonerism’ (gabimet në të folur) dhe ‘shenanigans’
(manovrimet, devijimet).

 

#7 Veprat e artit të Duchamp, zgjeruan
boshllëqet

Gjeni apo
mashtrues, audienca e kritikonte atë. Në vitin 1912, Marcel Duchamp kërkonte që
të ekspozonte artin e tij tek Panairi i Pavarur, por në vigjiljen e hapjes, vëllezërit
dhe miqtë e tij, i kërkuan atij që ta hiqte pikturën, duke qenë se ajo nuk përputhej
me ortodoksinë kubiste. Një vit më vonë, piktura “Nu descendant un escalier”, 1912, u paraqit tek Show i Armatimit
në Nju Jork duke shkaktuar ovacione nga turma. Amerikanët e perceptuan këtë
pikturë si një simbol avantgard.

 

(Imazhi 1: Marcel
Duchamp, “Autoportret, firma”, 1964)

 

(Imazhi 2: Marcel
Duchamp, “Rrota e biçikletës”, 1913)

 

(Imazhi 3: Marcel Duchamp, “Etant
données :  1° la chute d’eau, 2° le gaz d’éclairage”, 1968)

 

(Imazhi 4: Marcel
Duchamp, “Kinemaja anemike”, 1926)

 

(Imazhi 5: Marcel
Duchamp, L.H.O.O.Q., 1919)

 

(Imazhi 6: Marcel
Duchamp, “Nu descendant un escalier”, 1912)


Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/7-things-know-marcel-duchamp/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty