PIKTURËAndy WarholARTI POP: NJË NGA LËVIZJET MË TË FAMSHME NË...

ARTI POP: NJË NGA LËVIZJET MË TË FAMSHME NË HISTORINË E ARTIT!

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

Arti Pop është padyshim një nga lëvizjet më të famshme në Historinë e
Artit. Çdo njeri e di historinë e saj dhe është i njohur me artistët iknonik të
tillë si Andy Warhol dhe Roy Lichtenstein. Megjithatë, ajo është një lëvizje
artistike e pasur dhe komplekse, kështu që Artsper vendosi që ta shikojmë më
nga afër këtë lëvizje. Këtu, do të gjeni 8 gjëra që duhet të dini rreth Artit
Pop.

 

#1 Arti Pop ka lindur në Angli

Shpesh Arti Pop
shihet si rezultat i mënyrës së pastër amerikane të të menduarit, dhe që nuk është edhe aq e vërtëtë që nuk është edhe aq e vërtëtë! Të parët
që u shprehën mbi këtë temë ishin britanikët, në vitet 1950, dhe më
specifikisht grupi i intelektualëve të quajtur Grupi i Pavarur, i cili përfshinte
artistë të tillë si Richard Hamilton dhe Eduardo Paolozzi dhe kritikët Lawrence
Alloway dhe John McHale. Ata kërkonin që të
eksploronin kulturën pop dhe të hiqnin prej saj pjesët elitiste, duke përdorur
elementët e gjetur në kulturën amerikane pop: filmat ‘westerns’, ‘fiction-s’,
etj. Kjo lëvizje arriti në Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1950.

 

#2 Arti Pop ishte mënyra e artistëve për të konkurruar me forma të tjera të
botë së argëtimit

Arti Pop nuk ishte
asgjë më shumë sesa përgjigja e botës së artit ndaj lindjes së botës së argëtimit.
Televizioni, lojërat, shpenzimi i parave…kishte kaq shumë mënyra për të
kaluar kohën në këtë shoqëri të re. Arti u përball me një konturrencë të egër
dhe arti reagoi duke imituar traditat e kulturës popullore.

 

#3 Nju Jorku ishte qendra e Artit Pop

Qyteti i Nju Jorkut
u kthye shumë shpejt në qëndrën e Artit Pop. Dhe është e lehtë për të kuptuar përsenë; duke parë se si Arti Pop u
frymëzua nga reklamat gjigande, media, dhe bota e argëtimeve, Nju Jorku ishte
burimi i përsosur i frymëzimit për artistët.

 

#4 “Arti Pop” do të thotë “Art Popullar”

Ky term u shpik nga
John McHale dhe u përdor për herë të parë nga Lawrence Alloway në vitin 1955 për
t’iu referuar artit popullor.

 

#5 Arti Pop Britanik ndryshon nga ai Amerikan

Megjithëse, Arti
Pop bazohej në të njëjtat parime në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e
Madhe, kishte disa dallime. Arti Britanik Pop ndiqte zhvillimet në shoqërinë
amerikane, por i shikonte ato me më shumë distancë, humor dhe emocion. Arti
Amerikan Pop përpthithi kulturën e argëtimit, median dhe konsumerizmin;
rrjedhimisht ai ishte rezultat i mënjëhershëm i kësaj përvoje. Arti amerikan ishte më agresiv
dhe tiparet e tij estetike dhe stilistike ishin më të përcaktuara.

 

#6 Arti Pop vizatonte imazhe dhe simbole

Shpesh, Arti Pop përdorte
imazhe nga reklamat dhe media, si edhe simbolet: imazhe që ne i hasim shumë shesh
dhe që na edukojnë, simbole që rregullojnë jetët tona. Ne jemi që të gjithë të
njohur me veprat e Andy Warhol dhe konservat e tij të supës “Campbell” të
replikuar në ngjyra të ndryshme. Reklamat ishin një burim i madh frymëzimi për
Artin Pop, por më vonë vet bota e reklamave u frymëzua nga Arti Pop.

 

#7 Arti Pop përdhos artet e bukura

Arti Pop do të
thoshte gjithashtu rikthimin e printimit në serigrafi. Artistët eksperimentuan
në një botë ku asgjë nuk ishte më si më parë: objektet po prodhoheshin në masë,
siç po ndodhte edhe me imazhet. Unikaliteti u braktis në këmbim të prodhimit në
masë. Për më tepër, duke përdorur elementë të
kultutës popullore, artistët e Artit Pop i replikuan këto imazhe shumë herë, në
ngjyra të ndryshme dhe në madhesi të ndryshme…dicka që nuk ishte parë kurrë më
parë në Historinë e Artit. Në fakt, këta artistë kritikoheshin shpesh dhe për
një arsye të mirë; vepra të tilla arti nuk ishin më vepra të artistit, ato e
humbën karaketin e tyre “artizan”.

 

#8 Arti Pop është një qëndrim

Sigurisht që, Arti Pop është një lëvizje artistike, por ai është
shumë më shumë sesa kaq. Ai është një gjeneratë e tërë e b
ëri vëzhgime cinike
rreth shoqërisë, me stil dhe me humor. Në atë kohë, shumë fusha të tjera u frymëzuan
nga Arti Pop. P
ër
shembull, grupi i rrokut “Velvet Underground” i kërkoi Andy Warhol për të
dizenjuar kapak
ët e
albumit të tyre.

Këto rastësi dhe qëndrime kritike e kthyen Artin Pop në diçka
të “paqortueshme”, sepse kjo lëvizje vetëm komentoi ndryshimet që po ndodhnin në
shoqëri, duke marrë gjithashtu në të njëjtën kohë përgjegjësinë për to. Këto janë
8 gjërat që duhet të dini rreth Artit Pop.  

(Imazhi
1: Keith Haring)

(Imazhi
2: Eduardo Paolozzi)

(Imazhi
3: Keith Haring)

(Imazhi
4: Andy Wahrol në Nju Jork)

(Imazhi
5: Roy Lichtenstein)

(Imazhi
6: Anëtarët e Grupit të Pavarur; Nigel Henderson, Eduardo Paolozzi, Alison dhe
Peter Smithson)

(Imazhi
7: Konservat e supës Campbell, Andy Warhol)

(Imazhi
8: Andy Warhol)

(Imazhi
9: Kapaku i Albumit i
Lou Reed “Transformer”)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/8-things-know-pop-art/

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty