ARTArtsperFRIDA KAHLO: ARTISTJA IKONOKLASTIKE! NJË SIMBOL! NJË EMBLEMË!

FRIDA KAHLO: ARTISTJA IKONOKLASTIKE! NJË SIMBOL! NJË EMBLEMË!

-

Meksikania,
revolucionaria, anti-konformistia, surrealistia…

‘Dashnorja’ e madhe…

Frida Kahlo dhe Diego Rivera, çifti me mitik në Historinë
e Artit!

Nga REVISTA ARTSPER

Frida Kahlo është
një nga pak piktoret femra me famë botërore, duke qenë në të njëjtën kohë një
nga të vetmet artiste në Meksikë e njohur ndërkombëtarisht. Meksikania,
revolucionaria, anti-konformistia, surrealistia…kaq shumë mbiemrra për të përshkruar
një grua, e cila mbi të gjitha ishte e lirë, e veçantë në punën dhe në jetën e
saj. Jeta e Frida Kahlo-s është risjellë në jetë disa herë nëpërmjet biografive
dhe filmave. Por a dini me të vërtetë historinë e saj? Artsper ju ofron 10
anektoda nga jeta e kësaj artisteje ikonoklastike!

 

1. Frida Kahlo nuk ishte me prejardhje meksikane

Magdalena Frida
Carmen Kahlo Calderón, me emrin e saj të vërtetë, lindi më 6 korrik 1907. Ajo e
ka fallcifikuar datëlindjen e saj, duke e vendosur në 7 korrik 1910, vitin kur
ka filluar Revolucioni Meksikan. Ajo lindi në qytetin e Meksikës. Megjithatë,
ajo nuk ishte me origjinë meksikane! Nëna e saj, Matilde Calderón y González,
vinte nga një familje gjeneralësh spanjoll. Në venat e saj rridhte gjithashtu
edhe gjaku indian. Babai i saj, Carl Wilhelm Kahlo Kauffmann, kishte lindur në
Gjermani. Përkundrazi nga ajo që deklaronte Frida, ai nuk ishte hebre. Familja
e saj ishte luteriane dhe i përkiste shtresës së mesme të Dukës së Madh të
Baden-it (në Gjermani). Kur ajo mbërriti në Meksikë në vitin 1891, ajo mori
emrin Guillermo Kahlo dhe zgjidhi të merrej me fotografi.

 

2. Ajo nuk kishte një fëmijëri të lumtur

Frida Kahlo lindi pasi e ëma e saj kishte humbur një djalë. E
dëshpëruar, e ëma ia dha atë një dadoje. Ajo ishte një grua shumë e ftohtë.

Atmosfera në shtëpi ishte veçanërisht melankolike. Përveç
tensioneve brenda shtëpisë së prindërve të saj dhe dygjysëm motrave të munguara
sepse ato ishin dërguar në manastir, biznesi i të atit nuk lulëzoi gjatë
revolucionit meksikan.

Për më tepër, Frida ishte një fëmijë me shëndet të brishtë.
Ajo kishte lindur me një deformim të shpinës, dhe në moshën 6 vjeçare, atë e
zuri poliomeliti. Për shkak të kësaj sëmundje infektive serioze, ajo vuante nga
dhimbje kornike. Për më tepër, këmba e saj e djathtë ndaloi rritjen, duke i
shkaktuar asaj një keqformimim. Sëmundja e izoloi atë gjithashtu nga fëmijët e
tjerë. Duke i vënë asaj nofkën “Frida sakatja”, ajo nuk mund të shkonte në
shkollë. Më vonë, vitet e para të shkollimit të saj ishin të trazuara. Ajo hyri
në një shkollë gjermane sipas dëshirës së të atit dhe shumë shpejt u përjashtua
për mosbindje. Ky episod
është dëshmi e
nj
ë karakteri të fortë dhe rebel që në moshë të hershme.
Më pas, ajo hyri në një shkollë profesionale për mësueset femra, ku gjithashtu
qëndori për një eriudhë të shkurtër kohore. Ajo u largua nga institucioni kur
prindërit e saj zbuluan se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një nga mësuesit. 

 

3. Ajo thuajse u bë një doktore

Frida Kahlo nuk
kishte aspiruar gjithmonë që të bëhej një piktore. Sigurosht, që në moshë të
hershme, i ati i kishte kaluar asaj shijen e tij për artet e bukura. Një mik i
babait të saj, një skalitës, madje i kishte dh
ënë asaj disa leksione.
Ajo gjithashtu, ndihmonte të atin në aktivitetin e tij profesional duke
retushuar, zhvilluar dhe ngjyrosur forotgrafitë. Ajo e konsideronte artin më
shumë si një hobi.

 

Në moshën 16 vjeçare,
ajo ishte një nga 35 vajzat e para që u pranuan në ‘Escuela Nacional
Preparatoria’, nga një total prej 2,000 studentësh. Ajo ishte shkolla më e mirë
në Meksikë në atë kohë. Atje, ajo tregoi një interes të fortë për shkencat natyrore
dhe dëshironte të bëhej doktore. 

 

4. Një aksident me autobuz është rrënja e karrierës së saj

Më 17 shtator 1925,
duke u kthyer nga shkolla, autobuzi i saj u përplas me një tramvaj. Ky aksident
vulosi fatin e saj. Megjithëse, ajo mbijetoi, ajo u dëmtua rëndë. Zgavra e
legenit të saj u shpua nga një shufër metali, e cila i shkaktonte asaj aborte
sistematike. Ajo vuante gjithashtu edhe nga 11 fraktura të këmbës së saj të
djathtë. Këmba e saj e djathtë doli tërësisht nga vendi, po ashtu edhe shpatulla.
Shpina dhe qafa e femurit t
ë saj u thyen. Si pasojë ajo qëndroi në shtrat për disa muaj. Në total, deri në fund të jetës së saj,
ajo kreu 32 operacione dhe veshi 28 korse.

 

E kthyer në shtëpi,
ajo ishte e detyruar të qëndronte në shtrat. Në atë kohë, ajo shkroi: “Unë nuk
kam vdekur dhe kam një arsye për të jetuar. Kjo arsye është piktura”. Në të vërtetë,
duke qenë se ajo nuk mund të vazhdonte më me studimet në mjekësi, familja e saj
e inkurajoi që të pikturonte. Ata kishin bërë një këmbalec pikturimi dhe një
shtrat special me një pasqyrë si tavan. Arti u kthye në shkarkimin më të madh të
të gjitha sëmundjeve të saj, duke shërbyer si një katalizator shërimi. Aty filloi
një seri të rëndësishme me autoportrete. Autoportretet nuk rreshtën kurrë së qëni
një nga subjektet e saj më të preferuara. 

 

5. Anëtare e Partisë Komuniste, ajo është një figurë pionere për
Feminizmin

Me nxitjen e fotografes
Tina Modotti, ajo iu bashkua Partisë Komuniste Meksikane në vitin 1928. Në atë
kohë, ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe sapo kishte filluar të merrte veten nga
aksidenti.

 

Për më tepër,
angazhimi i saj për mbrrojtjen e drejtësisë sociale dhe promovimin e kulturës
meksikane ishin shfaqur që gjatë adoleshencës së saj. Në të vërtetë, ‘Escuela
Nacional Preparatoria’ e vlerësonin indigjizmin e saj. Kjo ideologji kombëtare
theksoi trashëgiminë indigjene të Meksikës për të vlerësuar superioritetin e
vendit dhe refuzimin e mendësisë koloniale të perëndimit. Kështu, Frida Kahlo
dhe nëntë femra të tjera formuan një grup që refuzonte vlerat konservatore
patriarkale dhe shoqërinë maço, ku ato diskutonin për politikën dhe letërsinë
ruse.

 

Kështu, brenda
Partisë Komuniste, përveç luftës së klasave, ajo ishte veçanërisht e angazhuar
për emancipimin dhe barazinë e grave. Kështu, ajo u kthye në një figurë udhëhqëse
midis artisteve femra. E panënshtrueshme, protestante, dhe moderne, ajo pranoi
biseksualitetin e saj në një kohë kur shumë pak gra do të guxonin ta bënin një
jë të tillë.  

 

6. Së bashku me Diego Rivera, ajo mishëron një nga Çiftet me Mitike në
Historinë e Artit…

Viti 1928, u shënjua
gjithashtu nga takimi i saj vendimtar me muralistin Diego Rivera. Ai ishte 20
vite më i madh sesa ajo dhe ai ishte gjithashtu anëtar i Paritsë Komuniste.
Duke vendosur artin e tij në shërbim të njerëzve, duke krijuar fresko të mëdha
të komusionuara nga qeveria, ai ishte tashmë i njohur. Pasionet e tyre të përbashkëta
për pikturën, politikën dhe admirimin e tyre përkatës, bëri që ata të shkriheshin
në një çift artistësh.
 

 

Duke u martua me të
në vitin 1929, marrëdhënia e tyre ishte njehërësh pasionante dhe shkatërruese.
Ajo thoshte: “Unë kam pësuar dy aksidente të mëdha në jetën time. Njëra u
shkaktua nga një autobuz, tjetra nga Diego. Diego ishte shumë më keq. Në të vërtetë,
Diego e tradhëtoi atë disa herë…dhe ajo bëri të njëjtën. Në vitin 1935, ajo e
pa marrëdhënien e tij jashtëmartesore me motren ë saj si tradhëti të vërtetë. Duke
u larguar nga banesa martesore për disa muaj, dashuria e tyre nuk ndryshoi.
Frida gjithashtu e minoi martesën e tyre duke pasur një marrëdhënie me
revolucionarin komunist Leo Trotsky. Në të vëretë, në viitn 1937, pasi i ishte
dhënë azil politik në Meksikë, politikani rus ishte akomoduar në shtëpinë e
tyre. Të divorcuar në vitin 1938, ata u rimartuan në vitin 1940, të lidhur deri
në vdekje.

 

Shtëpia ku ata
jetuan gjatë martesë së tyre të parë ishte simptomë e marrëdhënies së tyre. E përbërë
nga dy godina të ndara, blu për Fridan, dhe të bardhë dhe rozë për Diegon, ata
lidheshin nga një urë. Ajo ishte një metaforë e çiftit që ata ishin: të pavarur,
por pashmangshmërisht të bashkuar.

 

7. Frida Kahlo nuk është një piktore surrealiste

Duke udhëtuar në
qytetin e Meksikës në vitin 1938, surrealisti Andre Breton zbuoloi veprat e
Frida Kahlos. I magjpsur, ai e ftoi atë në Paris në vitin 1938 për të marrë
pjesë në një ekspozitë kryesore. Megjithatë, ajo nuk mbeti e kënaqur as nga
qyteti dhe as nga ekspozita. Sipas saj, eventi ishte për të ishte një ffluckë. Ajo
ishte shumë karikatureske dhe piktoreske për nocionet e saj. Për më tepër, jo të
gjitha pikturat e saj u ekspozuan dhe pikturat e saj u keqinterpretuan. Ajo
ndjeu: “Nuk është e drejtë. Unë nuk pikturoj kurrë ëndrra, ajo që portretizoj
unë, është realiteti im. Në të vërtetë, për të, pikturat e saj, mbi të gjitha,
janë autobiografike. E keqkuptuar, ajo e refuzoi këtë grup intelektualësh përçmues
dhe pretencioz. Përsa i takon subjektit të Surrealistëve, ajo i shkruan në një
letër Nickolas Murray: “Më mirë do të preferoja të ulesha në tregun e Toluca-s
për të shitur ‘tortilla-s’ (ëmbëlsira meksikane) se sa të merrem me këta artistë
parizien të fëlliqur.”  

 

Megjithatë, kjo
vizitë në Francë ishte kumti i fillimit të njohjes së saj ndërkombëtare. E
admiruar nga bota e artit të Parisit, Picasso i dha asaj vëth të fildishtë në
formën e duarve, dizanjeri i modës Schiaparelli, i bëri asaj fustanin “Zonja
Rivera” dhe Luvri bleu autoportretin e saj.

 

8. Arti i saj është Biografia Metaforike e Jetës së saj

Puna e saj është e
pandashme nga jeta e saj. Që nga fillimi i praktikës së saj artistike, e
bllokuar nga aksidenti, Frida Kahlo mori për subjektin e saj të preferuar vet
imazhin e saj. Ajo paraqet vuajtjen morale dhe fizike pa modesti apo vetëdije.
Midis të shumtave, piktura “Kollona e thyer” e vitit 1944, tregon trupin e saj
të nxirë nga ndërhyrjet kirurgjike të njëpasnjëshme.

 

Në total, afërsith rreth
70 autoportrete të saj reflektojnë vet historinë e saj. Ajo e portretizon veten
në retrospektivë, e lindur si një fëmijë, si tek piktura “Infermierja ime dhe
unë” (1937, dhe ndonjëherë prindërit e saj. Ajo portretizon gjithashtu çiftin
dhe diskuton abortet e saj, si në pikturën “Spitali Henry Ford” (1932). 

 

Por përfaqësimet e
saj janë më shumë, një përfaqësim i anës së saj meksikane. Ato paraqesin
dashurinë e saj të thellë për trashëgiminë kulturore të vendit të saj. Në fakt,
ajo shpesh vesh Poblano-n kineze, një fustan tradiconal, me shumë ngjyra dhe i
zbukuruar me lule. Gjithashtu, ajo shpesh mbante gërsheta të zbukuruara me
lule. Më përgjithsisht, në shumë prej pikturave të saj, kultura meksikane simbolizohet
veçanërisht nga fauna dhe flora. Papagaj dhe kaktusë janë të integruar në
kompozimet e saj, si edhe elementë të tjerë të folklorit vendas (flamuj, kufoma
të holla…).

 

Angazhimi i saj
politik reflektohet gjithashtu në mënyrë të qartë në disa piktura. “Autoportreti
i saj me Stalinin” (1954), apo “Marksizmi do t’i rikthejë shëndetin të sëmurve“
(1954) janë dëshmi të kësaj. Në fund të jetës së saj, duke portretizuar
vetveten si një dre i shpuar me shigjeta apo krah kufomave, janë evokime të
perceptimit të vdekjes.

 

9. Ajo jetoi me dhimbjen gjatë gjithë jetës së saj dhe vitet e saj të
fundit ishin një përvojë e hidhur

Pas optimizmit dhe
gëzimit të saj, Frida Kalo ishte në dhimbje të vazhdueshme nga shpina e saj
deri tek këmbët. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua veçanërisht nga vitet
1950 dhe më tej. Ajo kreu shtatë operacione në shpinë. Ndërkohë që, po mbahej
ekspozita e saj e parë monografike në vititn 1953, doktori ia ndaloi largimin
nga shtrati. Më pas, ajo kërkoi që ta çonin në galeri bashkë me shtratin e saj,
ku ajo bëri një hyrje triumfuese, si një mbretëreshë në fronin e saj.

 

Shumë shpejt pasj kësaj,
si pasojë e zhvillimit të gangrenës sipasojë e një prej operacioneve të saj,
asaj i prenë këmbën e djathtë. Kjo ngjarje bëri që ajo të zhytej më thellë në
depresion. Më në fund, në vitin 1954, duke vuajtur nga pneumonia, ajo vdiq disa
ditë pas 47 vjetorit të saj. Pak kohë para vdekjes së saj ajo shkroi: “Shpresoj
që të dal nga kjo botë sa më gëzueshëm dhe shpresoj që të mos kthehem më kurrë
këtu.” Duke pritur vdekjen krahëhapur, hipoteza e vetëvrasjes së saj nuk përjashtohej…

 

Sipas dëshirës së
saj, trupi i saj u dogj. Ajo nuk dëshironte që të varrosej e shtrirë, pasi
kishte vuajtur aq shumë në atë pozicion.

 

10. Frida Kahlo mori pranim dhe mirënjohje kombëtare gjatë jetës së saj

Në vitin 1942, pasi kishte jetuar për një kohë të gjatë nën hijen e të shoqit, zgjedhja
e saj në ‘Seminario de Cultura Mexicana’, është dëshmi e njohjes së saj nga
institucionet publike. ‘Seminario de Cultura Mexicana’ ishte një grup
personalitetesh të mirënjohura nga bota kulturore, e krijuar nga qeveria për të
promovuar kulturën meksikane nëpërmjet ekspozitave, konferencave dhe botimeve.
Në vitin 1943, Shkolla e Arteve të Bukura i besoi asaj dhënien mësim të pikturës
në një nga klasat. Në vitin 2010, për krijimin e kartmonedhave të reja prej 500
pesos, Banka Federale e Meksikës zgjodhi zbukurimin e njërit krah me portretin
e saj dhe tjetrën me atë të Diego Rivera. Frida Kahlo nuk ishte vët
ëm një ikonë në Historinë e Artit, por
gjithashtu u kthye në një politikë në vitet 1990 për Lëvizjen ‘Chicano’, një lëvizje
që luftonte për të drejtat civile të meksikano-amerikanëve.

Për ta përmbyllur, duke qenë më shumë sesa një artiste, Frida
Kahlo është një simbol. Një simbol i Meksikës, ajo është veçanërisht një simbol
për gratë. Forca e karakterit dhe pavarësia e saj, e kanë kthyer atë në një
emblemë për lëvizjen feministe dhe at
ë të LGBT. Pasi ka frymëzuar kaq shumë artsistë, figura e saj është
shfrytëzuar gjithashtu shum
ë edhe
nga pikëpamja tregtare. E printuar në postera, filxhanë, bluza, dhe mallra të
tjera, ajo është kthyer, pavarësisht vetvetes në një ikonë të kulturës pop dhe
artit të rrugës.  

(Imazhi 1: Tina
Modotti, fotografi e Frida Kahlo duke pikturuar “Dy Fridat”, 1939)

(Imazhi
2: Frida Kahlo, “Gjyshërit e mi, Prindërit e mi dhe Unë” [Pema
familjes], 1936)

(Imazhi 3: Guillermo
Kahlo, fotografi e Frida Kahlo fëmijë, 1919)

(Imazhi
4: Frida Kahlo, Portret i babait tim Guillermo Kahlo, 1952)

(Imazhi
5: Fotografi e Kahlo duke pikturuar ne shtratin e saj, 1936)

(Imazhi
6: Frida Kahlo, Autoportret me Flokë te prera, 1940)

(Imazhi
7: Fotografi e Frida Kahlo dhe Diego Rivera)

(Imazhi
8: Frida Kahlo, Autoportret kushtuar Dr. Eloesser, 1940)

(Imazhi 9: Frida Kahlo, Autoportret së bashku me Kufirin
ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, 1932)

(Imazhi
10: Frida Kahlo, Ëndrra [Shtrati], 1940)

(Imazhi
11: Portret i Frida Kahlo ne një kartmonedhë 500 peso)

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-knoë-about-frida-kahlo/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty