ARTArtsperËNDËRRONJËSI MARC CHAGALL: “ARTISTI ME SYTË E RËNË NGA...

ËNDËRRONJËSI MARC CHAGALL: “ARTISTI ME SYTË E RËNË NGA QIELLI!”

-

Kush është artisti pas lopëve fluturuese dhe violonistëve
vallëzues?

Një dashuri që sfidon gravitetin!

Nga REVISTA ARTSPER

Marc Chagall i lindur në Movcha (Moses) në Bjellorusinë e ditëve të sotme,
referohet me një pafundësi stilesh dhe çastesh artistike; duke filluar nga një
stil thellësisht impresionist folku deri tek interpretimet kubiste të fabulave
nga ana e tij. Duke parë qytetin e tij të dashur Vitebsk të shkrumbohej nën
masakrën antisemite, veprat ëndërrimtare të Chagall-it janë një paraqitje
dëshirëzjarrtë e jetës fshatare në qytetin e tij mëmë, në shtëpinë e tij. Megjithëse,
ai ishte një figurë qëndrore në artin modernist, pikturat e Chagall-it janë një
tribut i vazhdueshëm i traditës dhe të shkuarës. Artsper ju sjell dhjetë fakte
rreth njeriut pas lopëve fluturuese dhe violonistëve vallëzues.

 

1. Ai u rrit në një shtëpi ku nuk kishte art

Pavarësisht të
qenit një nga artistët më të njohur në të gjithë botën, Chagall u rrit në një
shtëpi ku nuk kishte art dhe krijmtari. Familja Chagall praktikonte Judaizmin
Hasidik, i cili ndalonte çdo paraqitje pamore të krijimeve të Zotit. Kur
Chagall filloi të pikturonte paraqitje të tilla, ato u pritën me kriticizëm të
ashpër nga familja e tij, deri në atë masë saqë xhaxhai i tij refuzonte që madje
t’i shtrëngonte dorën.

 

2. Ai pikturonte lakuriq dhe hante gjysëm peshk harenge në ditë

Chagall u vendos në
Paris në moshën 24 vjeçare dhe jetoi në një koloni artistësh famëkeq, La Ruche
(Kosherja), me figura të tjera të fmashme të tilla si Robert Delaunay dhe
Fernand Léger. Ndërsa jetonte në Paris, ai ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm
me paratë shpesh varej vetëm nga një gjysëm peshk harenge në ditë dhe
pikturonte lakuriq në mënyrë që të mos t’i duhej të ndryshonte apo të lante rrobat
e tij.

 

3. Pavarësisht se jetoi gjashtë vite në Nju Jork, ai nuk mësoi kurrë
anglisht

Në fakt, ai nuk u përpoq kurrë të mësonte
anglisht, duke thënë se, “mu deshën tridhjetë vite që të mësoja një frengjishte
të keqe, përse duhet ta provoj me anglishten?” Diçka e tillë mund të ishte gjithashtu
si pasojë e mospëlqimit të tij të madh për qytetin, që pasqyrohet në veprat e
tij. Pikturat e Chagall-it filluan të bëheshin në mënyrë të dukshme më të shqetësuara
dhe të errta gjatë viteve që ai jetoi tek “Molla e Madhe” (nofkë për qytetin e
Nju Jorkut); duke paraqitur fajin e thellë që ai ndjente gjatë mërgimit të tij.
I shkëputur, i pashpresë dhe në siklet, Chagall digjej për Parisin dhe Evropën.

 

4. Ai ka qënë ndër të paktët artistë që kanë ekspozuar në Luvër gjatë jetës
së tyre  

Shumë pak artistë
ia kanë dalë që të ekspozohen në Luvër gjatë jetës së tyre; Georges Braque
ishte i pari me vepr
ën e tij
Natyrë e qetë me
harpë dhe violinë”. Chagall, së bashku me artistë të tjerë miq, Salvador Dalí,
Pablo Picasso dhe Edgar Degas e filloi udhëtimin e tij artistik duke kopjuar
veprat e Mjeshtrave të Mëdhenj në Luvër.

 

5. Ai u martua me muzën e tij

Chagall u takua me
muzën, bashkëshorten dhe të dashurën e tij, Bella Rosenfeld, në vitin 1909 dhe
u martuan shumë shpejt pas kësaj. Çifti ndante të njëjtin perceptim unik për
botën, dhe pasi takoi Chagall për herë të parë Bella i përshkroi në mënyrë
romantike sytë e artistit e tij se ishin aq blu saqë “dukeshin sikur sapo të kishin
rënë nga qielli.” Bella shfqet në shumë piktura të Chagall-it, dhe ai shpesh e
portretizon atë duke pluskuar nëpër ajër, duke sfiduar me dashurinë e saj
gravitetin.

 

6. Pavarësisht magjepsjes së tij me Parisin, Vitebsk është qyteti që
paraqitet më shumë në në veprat e tij

“Toka që ushqeu rrënjët
e artit tim është Vitebsku.” Chagall kërkonte të kapte thelbin e jetës fshatare
dhe shpirtin e shtëpisë së tij, duke thënë se ky qytet kishte një prani ëndërronjëse
dhe se ai ekzistonte para së gjithash në shpirtin dhe në ëndrrat e tij. Lopët,
hangari, pulat, kuajt, gratë duke punuar dhe violinistët vallëzues mbushin
veprat e tij, duke ngërthyer vet shpiertin e jetës fshatare.

 

7. Atij iu hoq identiti nga autoritetet sovjetike

Me tre goditje ndaj
emrit të tij për shkak të statusit të tij si hebre, artist dhe emigrant,
Chagall u zhvesh nga identiteti i tij. Stili i tij artistik ishte kundër
Realizmit Socialist që formonte artin sovjetik, dhe ai shpesh tallej për
preferencat e tij ndaj stili francez të jetës. Veprat e Chagall-it madje ishin
të ndaluara në muze, libra dhe në hapësirat publike jo vetëm për shkak të
stilit të tyre jo tradicional, por gjithashtu për portretizimet e kulturës
hebreje.  

 

8. Ai pikturoi tavanin e Operas Garnier në Paris

Duke mbuluar më
shumë sesa 200m1, piktura e Chagall-it në Operan Garnier është një tribut për
katërmbëdhjetë kompozitorët e operave dhe të veprave të tyre, të cilën ai e përfundoi
në shtatëdhjet e shtëtë vjetorin e tij! Për më tepër, pavarësisht punës vigane,
Chagall refuzoi që të paguhej për punën e tij.

 

9. Ai kishte miq të niveleve të larta

Mërgimi i tij në
Amerikë u organizua nga Drejtori i MoMA, Alfred H. Barr Jr., i cili organizoi
personalisht që emri i Chagall-it të shtohej në listën e artistëve që po i shpëtonin
persekutimit nazist në Evropë. Për shkak të statusit dhe përpjekjeve të
Barr-it, Chagall dhe familja e tij u vendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
në vitin 1941.

 

10. Veprat e tij janë shitur me miliona

Në vitin 2017, vepra e Chagall-it, Les Amoureux (Të dashuruarit), u shit për një shifër tronditëse prej 28.54 milionë dollarë në një ankand
të Sotheby-it në Nju Jork. Sotheby deklaroi se, piktura ngërthente dy pasionet
më të mëdha të Chagall-it: Bellan dhe Parisin.

(Imazhi
1: Marc Chagall, pikturë e ateliesë së tij)

(Imazhi
2: Marc Chagall pozon jashtë studios së tij në Gordes, Francë)

(Imazhi
3: Marc Chagall, Gomari i gjelbër, 1911)

(Imazhi
4: Marc Chagall në atelienë e tij)

(Imazhi 5: Marc Chagall, Unë dhe fshati, 1911)

(Imazhi
6: Chagall pikturon të shoqen, Bella, vajza e tij, Ida, po shikon)

(Imazhi
7: Marc Chagall, Mbi Vitebsk, 1913)

(Imazhi
8: Marc Chagall, Autoportret me Shtatë Gishta, 1913)

(Imazhi
9: Freskot e Chagall të pikturuara në tavanin e Operas Garnier, në Paris)

(Imazhi
10: Marc Chagall, Shëtitorja, 1917)

(Imazhi
11: Marc Chagall, Të dashuruarit, 1928)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-marc-chagall/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty