Cfare mendon valle Mona Lisa? Natyrisht, asgje. Brendesia e saj e zbrazet eshte njeherazi kercenimi i saj dhe frika jone. Ajo eshte Zeusi, Leda dhe veza e shkrire ne uje, nje tjeter perendeshe hermafrodite qe i gezohet vetem qenies se saj. Walter Pater do ta quaje ate “vampire”, e cila endet neper histori me detyra te fshehta. Pavaresisht satirizimeve te shumta, Mona Lisa do te mbetet piktura me e famshme ne bote. Veprat supreme te artit perendimor si Edipi mbret dhe Hamleti, e ruajne papercaktueshmerine e tyre, pavaresisht te gjitha interpretimeve qe iu jane bere. Ato jane moralisht te pakapshme. Madje edhe Venusi i Milos sheh tejpertej nesh, duke pranuar ne menyre pasive adhurimin qe i takon. Disa thone se eshte shtatzene. Ne rast se eshte keshtu, ajo rrezaton solipsizmin e gruas qe i ngazellehet krijeses se saj. Piktura bashkon boshllekun mishtor, papershkueshmerine emocionale dhe shkaterrimin tokesor. Leonardo ka vizatuar natyren nene per se gjalli.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka