LetërsiBotimet ALBASNgjyrose të zezë / ROLLING STONES

Ngjyrose të zezë / ROLLING STONES

-

Pashë një derë të kuqe dhe dua ta lyej të zezë nuk dua më ngjyra, çdo gjë e dua blozë të zezë; Vështroj vashat të ecin me veshje verore, kokën do mbaj ulur deri kur errësira të zbresë. Shoh makinat të ecin varg, me lule
të zeza pis, dhe dashuria kurrë s’kthehet sërish.
Shoh njerëz të kthejnë kokat dhe shpejt i heqin sytë. Si një i porsalindur që vjen çdo ditë,
futem brenda vetes dhe zemra më duket sterrë;
Dera e kuqe para meje është ngjyer e zezë.
mbase do tretem e me gjërat s’do përballem këtë herë; S’është e lehtë t’ia dalësh kur gjithë bota nxin,
dhe kurrë deti im jeshil s’do bëhet blu i thellë.
Nuk e di çfarë do t’ndodhë me ty.
Dhe kur të shoh me ngulm diellin që perëndon, dashuria ime do qeshë me mua, mëngjesi sapo agon.
Shoh një vajzë tek ecën me të lehta, është verë, Hmm, hmm, hmm…
Dua të bëhet e zezë, e zezë sterrë,
zi si nata, zi si qymyri.
Dua që nga dielli asgjë të mos mbesë! Dua ta ngjyros me të zezë, po, me të zezë!
Ngjyrose të zezë
ROLLING STONES
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty