LetërsiBotimet ALBASKronikani i kulturës së rock-ut në Shqipëri

Kronikani i kulturës së rock-ut në Shqipëri

-

Kronikani i kulturës së rock-ut në Shqipëri
Nuk është e tepërt të thuhet se Genci Muçollari mbetet kronikani dhe zëdhënësi më elegant i kulturës rock, i shpirtit të saj të protestës dhe i pikëlidhjeve të kësaj kulture me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Falë frymës që përcjell botimi i parë, që Genci ma dhuroi, pati një pritje të mrekullueshme nga të pasionuarit e kësaj muzike e jo vetëm. E rilexova këtë libër dhe mora po të njëjtën ndjesi e kënaqësi që ndjeva gjatë leximit të botimit të parë.
Ai shkruan për atë brez grupesh e muzikantësh të cilët ndanin një univers të përbashkët, të njëjtat dilema dhe konflikte të brendshme, dhe që përmes shprehjes muzikore zgjodhën frymëzimin ndaj kulturës së protestës, në një kohë kur ekstravaganca, diversiteti, humbja e pafajësisë nuk mundën dot t’ua humbnin kuptueshmërinë e thellë të revoltës ndaj dukurive sociale e politike.
Duke shmangur kategorizimet morale dhe puritanizmin, Genci Muçollari ka qëmtuar një polifoni përfaqësuese grupesh rock-u, një katalog tekstesh e poezish joshëse, duke kaluar nga veset, tekat, aventurat dashurore dhe ndjeshmëritë e secilit krijues, mbi të gjitha në veçantinë e shpirtit të tyre të lirisë.
Me një vështrim të ndjeshëm, teksa kalon nga njëri grup te tjetri, të duket sikur Muçollari i përdor personazhet muzikore për t’u ballafaquar me përjetimet e ngazëllimet e veta, pra si dikush që ndien nevojën të zbulojë frymën dhe shpirtin e kësaj kulture.
Gjithçka në këtë libër është fluide, e huaj dhe njëkohësisht familjare, me histori protagonistësh që emancipuan e që emancipojnë individë e shoqëri, ashtu si kudo dhe në Shqipëri. Një libër që përmes tekstesh të përkthyera cilësisht, zgjeron horizonte, ofron emocione, të ndërthurura këto me ndjesitë dhe përjetimet e autorit, i cili përpiqet të shmangë pronësinë e ideve, por është i lirë “të udhëtojë” përvoja jetësore plot ulje-ngritje, ku secili grup apo këngëtar është i pangjashëm në melankolinë dhe protestën e tij, në kërkim të vetes, aty ku ndërthuret personalja me universalen, ndjenjat sublime me trishtimin.
Thënë ndryshe, fjala është për një libër që jep aq njohuri, po aq sa dhe ngacmon ndjenjat dhe mendimin, duke përzierë historitë e vogla personale me historinë e madhe njerëzore.
Nga Ylljet Aliçka
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty