LetërsiBotimet ALBASRapsodi boheme / QUEEN & FREDDIE MERCURY

Rapsodi boheme / QUEEN & FREDDIE MERCURY

-

A është kjo jeta e vërtetë, apo është veç fantazi? Poshtë kësaj shkarje dheu, s’ka shpëtim në realitet. Hapi sytë,
vështro lart në qiej dhe shiko;
Jam një djalë i mjerë, s’dua simpati; Herë me para, më shpesh trokë
e marr jetën si të më vi’.
E nëse era fryn,
për mua ka pak rëndësi.
Nënë…, sapo vrava një njeri,
ia vura armën në kokë,
shkreha këmbëzën, dhe ai vdiq.
Nënë, jeta sapo filloi,
por tani unë ika dhe i lashë të gjitha pas. Nëno, ooo…
nuk doja që ti të vajtoje,
nëse nuk kthehem më nesër përsëri, mos mendo për mua,
se asgjë s’vlen tani.
Tepër vonë, koha më erdhi
ndiej dridhma nëpër shpinë,
dhimbja trupin po ma mpin;
Lamtumirë të gjithë ju – më duhet të shkoj; Do ju lë, të vërtetën do përball.
Nëno, ooo… (ndonëse era fryn)
nuk dua të vdes,
sa do doja më mirë t’mos kisha lindur.
Po shoh një siluetë njeriu.
Mburravec, mburravec a po kërcen këtë fandango48 vetëtimë dhe rrufe – gjaku sa s’më ngriu,
Galileo, Galileo
Galileo Figaro – sa i fryrë.
Por jam një mjeran, askush s’më do.
Ai është një i mjerë pa plëng e shtëpi
shpëtojani jetën nga kjo llahtari!
S’më ka mbetur më asgjë – do më lini që të shkoj Bismila! Jo – ne s’të lëmë që të shkosh – lëreni të ikë! Bismila! Ne s’të lëmë që të shkosh – lërmëni të shkoj!
Tepër vonë, koha më erdhi
ndiej dridhma nëpër shpinë,
dhimbja trupin po ma mpin;
Lamtumirë të gjithë ju – më duhet të shkoj; Do ju lë, të vërtetën do përball.
Nëno, ooo… (ndonëse era fryn)
nuk dua të vdes,
sa do doja më mirë t’mos kisha lindur.
Po shoh një siluetë njeriu.
Mburravec, mburravec a po kërcen këtë fandango48 vetëtimë dhe rrufe – gjaku sa s’më ngriu,
Galileo, Galileo
Galileo Figaro – sa i fryrë.
Por jam një mjeran, askush s’më do.
Ai është një i mjerë pa plëng e shtëpi
shpëtojani jetën nga kjo llahtari!
S’më ka mbetur më asgjë – do më lini që të shkoj Bismila! Jo – ne s’të lëmë që të shkosh – lëreni të ikë! Bismila! Ne s’të lëmë që të shkosh – lërmëni të shkoj!
Një lloj kërcimi spanjoll.
Ne s’të lëmë që të shkosh – lërmëni të shkoj (kurrë)! Kurrë s’të lëmë, që të shkosh – ooo
Jo, jo, jo, jo, jo, jo, jo, jo
Oh, nëna ime, nëna ime, nëna ime lërmë të shkoj; Belzebubi ruan një djallush për mua
për mua, për mua.
Pra ti mendon se më guros e në sy më pështyn, Pra ti mendon se më do, dhe më lë që të vdes, Oh, shpirt – si ma bëre këtë shpirt;
Duhet të iki – të zhdukem prej këtu
Oh po, oh po,
asgjë më s’ka rëndësi.
Çdokush e shikon,
asgjë s’ka rëndësi – asgjë vërtet nuk vlen Sidoqoftë, era përherë fryn…
Rapsodi boheme
QUEEN & FREDDIE MERCURY
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty