LetërsiBotimet ALBASQentë e luftës / PINK FLOYD

Qentë e luftës / PINK FLOYD

-

Qentë e luftës
Qentë e luftës dhe njerëzit e urrejtjes pa ndonjë kauzë,
ne nuk i ndajmë gjërat nga njëra-tjetra; Zbulimi duhet të hidhet poshtë; paraja jonë është mish dhe kockë, Ferri hapet kanat dhe fillon të shesë; Mbledh rreth vetes dhe bën pazar
me para të thata, do gënjejmë dhe mashtrojmë. Madje dhe ata që na mësuan,
s’i njohin rrjetat që ne thurëm.
Një botë, është bërë fushëbetejë,
Një botë, dhe ne duam ta shkatërrojmë, Një botë… një botë.
Transferta të padukshme, telefonata të largëta, qeshje boshe në sallat mermer;
Hapat u hodhën, një potere e heshtur
ndërseu qentë e luftës.
Ti s’e ndalon dot atë që filloi,
e firmosur, e vulosur; ata damkosin harresën. Ne të gjithë kemi një anë të errët,
kjo më e pakta;
Dhe ajo që ne bëjmë me vdekjen,
është natyra e bishës.
Qentë e luftës nuk diskutojnë,
qentë e luftës nuk dorëzohen,
ata marrin, ndërsa ti jep,
dhe ti duhet të vdesësh, që ata të jetojnë; Ti mund të trokasësh te çdo derë,
po kudo që të shkosh, ti e di, ata kanë qenë atje më parë.
Pra, fitimtarët mund të humbin, dhe gjërat do shtrëngohen,
sido të ndryshosh, ti e di, qentë mbeten.
Një botë, është bërë fushëbetejë,
Një botë, dhe ne duam ta shkatërrojmë, Një botë… një botë.
Qentë e luftës
PINK FLOYD
Shkëputur nga libri “Rock’n’roll, Muzikë, Liri dhe Poezi”, përzgjedhur dhe përkthyer nga Genci Muçollari, Albas, 2023
@gencimucollari
@albaspublishinghouse
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty