POEZIMiguel HernandezNinulla e qepes - Miguel Hernandez

Ninulla e qepes – Miguel Hernandez

-

Nje qepe ka ngrire
E vetmuar dhe e varfer
Ngrica e diteve te tua
Dhe e neteve te mia
Uri dhe qepe
Akull i zi dhe ngrice
Vigan dhe i rrumbullt
Tani im bir eshte shtrire
Ne djepin e urise
Ai jeton me gjakun
E nje qepe
Por ai eshte gjaku yt
Me sheqer mbi te si ngrice
Qepe dhe uri
Nje grua e erret
E kthyer ne dritehene
E derdh vetveten neper damar
Nga damari ne djepin tend
Biri im, qesh
Sepse ti mund ta perpish henen
Kur te duash
Lauresha e shtepise sime
Qesh shpesh
E qeshura eshte ne syte e tu
Drita e botes
Qesh kaq shume
Saqe shpirti im, duke te degjuar ty
Do te rrahe cmendurisht ne hapesire
E qeshura jote hap dyert per mua
Me jep krahe
Ma largon vetmine
Ma largon burgun tim
Goje qe mund te fluturoje
Zemer qe kthehet ne
Vetetime mbi buzet e tua
E qeshura jote eshte shpata
Qe ka fituar te gjitha lufterat
Ajo mund lulet
Dhe laureshat
Sfidon diellin
E ardhmja e kockave te mia
Dhe e dashurise sime
Trupi me krahet qe rrahin
Qerpiket kaq te shpejte
Jeta eshte e mbushur me ngjyra
Sic nuk ka qene kurre
Sa linja ngjiten me krahe qe rrahin
Jashte nga trupi yt
U zgjova dhe isha nje i rritur:
Mos u zgjo
Goja ime eshte e trishtuar:
Ti vazhdo te qeshesh
Ne djepin tend, pergjithmone
Duke e mbrojtur te qeshuren tende
Pende pas pende
Qenia jote ka qene nje varg fluturues
Kaq i larte dhe kaq i gjere
Saqe trupi yt eshte nje qiell i sapolindur
Do te doja te mund te ngjitesha
Mbrapsht tek pika e fillimit
Te udhetimit tend
E qeshura jote, tetemuajshe
Me pese lulezime te portokallta
Ti ke pese egersi te vockla
Ti ke pese dhembe
Si pese lulezime te reja jasemini
Ato do te jene fronti
I puthjeve neser
Kur ta ndjesh se vargu i dhembeve te tu
Eshte nje arme
Do te ndjesh nje flake
Qe rend poshte gjuhes tende
Duke kerkuar qendren
Biri im, fluturo
Mbi dy henat e gjinjve
Gjiri, qepetrishtuar
Por ti, i lumtur
Qedro mbi kembet e tua
Qendro injorant ndaj asaj cfare po ndodh
Ninulla e qepes
Miguel Hernandez
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty