PIKTURËSalvador DaliKur gjenite takohen

Kur gjenite takohen

-

Kur gjenite takohen
Heren e pare qendrova ne Paris gjithsej nje jave, bashke me hallen e me motren. Beme tri vizita te rendesishme: ne Versaje, ne muzeun “Greven” dhe te Pikasoja. Piktori kubist Manuel Anhelo Ortis nga Granada, me te cilin me kishte njohur Lorka, me njohu me Pikason. Shkova te Pikasoja, ne rrugen “La Boeti”, aq i emocionuar dhe me respekt, sikur do te pritesha nga vete Papa.
– Erdha te ju perpara se te vizitoja Luvrin, – i thashe.
– Dhe bete mire, – m’u pergjigj ai.
Une kisha marre me vete pikturen time “Vajza nga Figerasi” te paketuar mire. Ai e veshtroi ate nje cerek ore te tere dhe nuk beri asnje koment. Pastaj u ngjitem ne katin e siperm dhe Pikasoja me tregoi shume tablo. Ai ecte tutje-tehu dhe here pas here ngrinte tablote e medha e i vendoste ne kembalec. Ne ate kaos qe mbreteronte ne studion e tij te mbushur sa nuk mbante me, ai kerkonte dhe gjente gjithcka qe deshironte te ma tregonte, duke kryer keshtu nje pune titanike, vetem e vetem per mua. Pas cdo tabloje ai me hidhte ate veshtrimin e tij te mencur e te gjalle, saqe me bente te dritherohesha. Edhe une u largova pa i thene asnje fjale. Ne prag, ne shkembyem veshtrimet qe donin te thoshin: “E kupton? – “E kuptoj!”
Shkeputur nga libri “Jeta e fshehte e Salvador Dalise, e treguar nga ai vete”, nga Salvador Dali, perkthyer nga Guri Shyri, Botimet Onufri, 2010

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty